22 Nëntor 2023, 21:20
Nga h.k
Foto ilustruese
KOSOVË-Një person është arrestuar nën dyshimin për hedhjen e një mjeti shpërthyes, që plagosi dhjetë persona në një treg të kafshëve në qytetin jugor të Kosovës, Prizren, mëngjesin e së mërkurës.
Policia rajonale e Prizrenit bëri të ditur se paraprakisht tre persona kishin qenë të dyshuar për rastin, por me zhvillimin e hetimeve, policia gjeti se dy persona kanë qenë si kryes të veprës penale “shkaktimit i rrezikut të përgjithshëm”.
Autoritetet ende janë në kërkim të personit të dytë të dyshuar. Paraprakisht ishte thënë se rasti kishte ndodhur me një granatë dore, por pasditen e së mërkurës, autoritetet thanë se ende nuk e kanë identifikuar mjetin plasës.
“Njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë në kërkim”, tha më herët Prokuroria Themelore e Prizrenit.
Të dyshuarit, i identifikuar me inicialet R.M, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Autoritetet kanë njoftuar se pesë nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ndërsa të tjerët janë liruar nga spitali, tha shefi i Emergjencës në Spitalin Rajonal të Prizrenit, Hekuran Veçgishti.
Ata u transferuan në QKUK për shkak të lëndimeve në gjoks dhe qafë, si dhe për shkak të mungesës se kirurgut torakal në Spitalin e Prizrenit, tha Veçgishti për Radion Evropa e Lirë.
"Gjendja e të lënduarve nga granata e dorës në Prizren është stabile", tha ai.
Motivet e incidentit nuk janë bërë të ditura menjëherë.
Në vendngjarje ka dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale të Prizrenit për të mbledhur prova për rastin./REL
shperthim ne prizren
Bota
22 Nëntor 2023, 21:25
A.TH
Kufiri
ESTONI- Pas Finlandës, edhe Estonia akuzoi Rusinë se po nxit lëvizjen e emigrantëve në kufirin e saj me qëllim që...
Bota
22 Nëntor 2023, 21:06
h.k
Petkoviç
SERBI-Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, bisedoi me përfaqësuesit e ...
Bota
22 Nëntor 2023, 20:44
a.l
Petar Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, bisedoi me për...
Bota
22 Nëntor 2023, 20:39
a.l
Ebrahim Raisi
IRAN- Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka bërë thirrje për krijimin e një hetimi të posaçëm nd&eu...
Bota
22 Nëntor 2023, 20:36
a.l
Foto ilustruese
Më shumë se 10,000 civilë janë vrarë dhe 18,500 janë plagosur që nga fillimi i luftës së Rusis...
Bota
22 Nëntor 2023, 20:18
h.k
Foto e dy zyrtarëve
GJERMANI-Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se po e vëzhgon me interes se si do të implementohet marrë...
Bota
22 Nëntor 2023, 20:13
h.k
Kennedy
SHBA-60 vjet më parë, më 22 nëntor në Dallas të Teksasit u vra Presidenti John Kennedy. Komisioni Warren, i ngritur p...
Bota
22 Nëntor 2023, 20:15
a.l
Grabitja në Suharekë
KOSOVË- Prokurorja Ervehe Gashi nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka konfirmuar se vlera e arit që...
Bota
22 Nëntor 2023, 20:09
a.l
Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, shprehet se Turqia nuk mund të pranojë politikën e Izraelit për shpop...
Bota
22 Nëntor 2023, 20:08
A.TH
UNICEF
GAZA- Kreu i agjencisë së OKB-së për fëmijë e konsideron Rripin e Gazës vendin më të rrezikshëm n&...