LIVE UPDATES
Bota

Armët sekrete të spiunazhit të Luftës së Ftohtë

Dr. Andrew Hammond, një historian dhe kurator në Muzeun Ndërkombëtar të Spiunazhit në Uashington, i tha Radios Evropa e Lirë se dyshimi për përdorimin e armëve energjetike të drejtuara ndaj amerikanëve të vendosur jashtë vendit, u shfaq fillimisht gjatë Luftës së Ftohtë.

7 Prill 2024, 18:11 Nga N.F
Armët sekrete të spiunazhit të Luftës së Ftohtë
Foto ilustruese

SHBA- Raportimet e fundit kanë sugjeruar se një seri e mistershme e sëmundjeve nga të cilat ka vuajtur stafi diplomatik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është rezultat i "armëve sonike" të përdorura nga një njësi e fshehtë e inteligjencës ruse. Nëse pretendimet e tilla janë të sakta, ato armë do të ishin më të fundit në vargun e gjatë të pajisjeve të paimagjinueshme të dizajnuara nga Moska dhe nga Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës (CIA) për të vrarë, plagosur ose monitoruar kundërshtarët.

Dr. Andrew Hammond, një historian dhe kurator në Muzeun Ndërkombëtar të Spiunazhit në Uashington, i tha Radios Evropa e Lirë se dyshimi për përdorimin e armëve energjetike të drejtuara ndaj amerikanëve të vendosur jashtë vendit, u shfaq fillimisht gjatë Luftës së Ftohtë.

“Ne kemi dëshmi historike që kjo çështje është diskutuar në të kaluarën në nivelin më të lartë”, tha ai.

Në vitin 1967, Sekretari amerikan i Shtetit, Dean Rusk, ngriti dyshime se Ambasada e SHBA-së në Moskë po shënjestrohej me një "sinjal elektromagnetik". Rrezja e energjisë më vonë u bë e njohur si "sinjali i Moskës" dhe përfundimisht u vendosën veshje kundër rrezatimit në dritaret e ambasadës.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së më vonë përsëriti rrezen e energjisë dhe e testoi atë te majmunët. U hartuan plane për të testuar pajisjen laserike në subjekte njerëzore që nuk ishin të informuara për këtë para se projekti të anulohej. Hammond thotë se është e pamundur të dihet se si do të dukej një pajisje moderne më e fuqishme se instrumenti i kohës së Luftës së Ftohtë.

"Në thelb, ne nuk e dimë atë që nuk dimë", tha ai. "Nëse do të dinim se çfarë ishin, do të ishim në gjendje të kuptonim efektin që mund të kenë ose nuk mund të kenë, sa të fuqishme janë, se sa do të kushtonin për t'u prodhuar, etj. Për momentin jemi në errësirë”. Pajisjet e mëposhtme dihet se janë përdorur ose zhvilluar për t'u përdorur nga spiunët gjatë Luftës së Ftohtë.

Pistoleta buzëkuq
Një shembull i pajisjes me një goditje, të lëshuar nga Komiteti i Sigurisë Shtetërore (KGB) i Bashkimit Sovjetik, u zbulua në një pikë kontrolli amerikan në Berlinin Perëndimor më 1965. Hapja e cilindrit siç duket mund të fshihej në një buzëkuq të vërtetë. Arma u quajt "puthja e vdekjes".

Syze me pilulë të fshehur cianidi


CIA ua ofroi agjentëve të saj këto syze me një pilulë të vogël cianidi. Agjentët e kapur të SHBA-së mund të kryenin vetëvrasje në sytë e rrëmbyesve të tyre duke kafshuar fundin e syzeve të tyre.

Arsenali i Nikolai Khokhlovit


Armët, duke përfshirë "projektorë me plumba helmues" të kamufluar në dukje si kuti cigaresh, ishin pjesë e një sasie mjetesh për atentate që iu dorëzuan autoriteteve të Gjermanisë Perëndimore nga agjenti i KGB-së, Nikolai Khokhlov.

Spiuni sovjetik dezertoi në vitin 1954 pasi u ngarkua të mbikëqyrte vrasjen e një aktivisti antikomunist në Frankfurt. Përveç armëve të ndërlikuara të cigareve, arsenali përmbante gjithashtu dy pistoleta elektrike me tri tyta që plumbat me majë cianidi i gjuanin me aq pa zhurmë sa "kërcitja e gishtave".

''Armë sulmi në zemër"


Kjo armë e CIA-s qëlloi një shigjetë toksine të ngrirë të butakëve që u shpërnda pothuajse pa gjurmë brenda trupit të personit që ishte cak, duke çuar në vdekje, me simptomën e një sulmi në zemër.

Arma, e parë në foton e mësipërme gjatë një seance dëgjimore në Senat të vitit 1975 për abuzimet e shërbimit të inteligjencës amerikane, qëlloi pothuajse në heshtje dhe ishte efektive deri në 100 metra.

Transmetuesi T-1151 'Dog Doo'
Pjesa e jashtme në formë jashtëqitjeje e T-1151, e zhvilluar në fund të viteve 1960, fshihte një pajisje që mund të hidhej në tokë dhe të aktivizohej nga amerikanët që kishin nevojë për shpëtim ose nxjerrje. Pajisjet u krijuan për të imituar "jashtëqitjet e një qeni të përmasave të mesme ose të kafshëve të tjera", por u quajtën "monkey turds" (jashtëqitje majmuni).Insektotopter
"Insekti bartës i insektit" u zhvillua nga CIA në vitet 1970 për të ofruar pajisje dëgjimi në miniaturë në vendet ku ato mund të transmetonin biseda. CIA pretendon se testet e fluturimit për insektotopterin e pikturuar me dorë ishin "mbresëlënëse", por fluturakja e vogël ishte e vështirë të kontrollohej nga era dhe pajisja e ndërlikuar nuk u përdor kurrë në terren.

Ombrella bullgare


Në vitin 1978, disidenti bullgar Georgi Markov vdiq në Londër menjëherë pasi u godit në këmbë nga një burrë me çadër, që besohej se ishte një spiun komunist bullgar. Markov kritikoi qeverinë komuniste bullgare në një seri raportesh për transmetuesin britanik BBC dhe për Radion Evropa e Lirë, midis viteve 1975 dhe 1978, të cilat shumë bullgarë i dëgjuan në fshehtësi.

Ombrella që mbante njeriu, mendohet të ketë qenë një pajisje e projektuar nga KGB-ja, e krijuar për të shpërndarë një topth të vogël helmi në objektiva, që nuk e prisnin në rrugë.

Marrë nga REL

arme spinazh lufte e ftohte

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet