LIVE UPDATES
Bota

"Apple" transporton 600 tonë nga India për të shmangur tarifën 145% të Trump

1.5 milion iPhone, të mbështjella dhe të gatshme për shitje, me peshë totale prej 600 tonësh u transportuan me 6 avione

10 Prill 2025, 19:18 Nga A.Ll

"Apple" transporton 600 tonë nga India për të shmangur

INDI - Në një manovër të padëgjuar më parë, Apple ka organizuar një operacion sekret për të transportuar 1.5 milionë iPhone nga India në SHBA, duke shmangur një rritje drastike të tarifave që Presidenti Donald Trump ka vendosur ndaj produkteve nga Kina.

Sipas agjencisë Reuters, që citon burime të brendshme, Apple nisi gjashtë avionë mallrash, secili me 100 ton ngarkesë, që nga muaji mars për në SHBA. 1.5 milion iPhone, të mbështjella dhe të gatshme për shitje, me peshë totale prej 600 tonësh – një veprim i paparë që kishte vetëm një objektiv: të anashkalonte tarifat e reja 145% që SHBA po vendos për produktet kineze.

“Apple donte të dilte përpara tarifave”, tha një burim nga aeroporti Chennai. Për këtë, u krijua një “korridor i gjelbër”, një linjë e përshpejtuar zhdoganimi që uli kohën nga 30 në vetëm 6 orë, në përputhje me standardet që Apple ka përdorur më parë në Kinë.

Një iPhone me paketim peshon mesatarisht 350 gramë. Llogaritë janë të thjeshta: 600 tonë baraz me 1.500.000 pajisje, të transportuara me urgjencë përpara se tarifat e reja të Donald Trump të hynin në fuqi.

Kjo është një nga lëvizjet më të sofistikuara të Apple për të ruajtur inventarin në tregun amerikan pa rritur çmimet në mënyrë dramatike për konsumatorët – një realitet që, sipas analistëve, është vetëm i përkohshëm.

Përballë krizës së tarifave me Kinën, Apple po bën një zhvendosje të heshtur por strategjike të zinxhirit të saj të furnizimit. India është kthyer në “lojtari rezervë”, por shumë shpejt mund të bëhet qendra kryesore e prodhimit të iPhone.

Partnerët e Apple në Indi, Foxconn dhe Tata, menaxhojnë tre fabrika ekzistuese, ndërsa dy të tjera janë në ndërtim e sipër. Vetëm gjatë vitit 2024, 20 milionë iPhone dolën nga linjat e prodhimit indiane – përfshirë modelet më të fundit iPhone 15 dhe 16.

Një zyrtar indian konfirmoi se u deshën tetë muaj koordinim dhe planifikim për të mundësuar operacionin e përshpejtuar të eksportit të Apple. Madje, për herë të parë, fabrikat punuan edhe të dielave, duke shkelur praktikën e zakonshme indiane.

Me tarifat që kanë arritur në 145% për importet kineze, e ardhmja e tregtisë globale të teknologjisë po ridrejtohet në mënyrë dramatike. Apple, një nga kompanitë më të ekspozuara, është në kërkim të zgjidhjeve kreative, ndërsa konsumatorët amerikanë përballen me rritje çmimesh dhe ndoshta më pak opsione në raftet e dyqaneve.

apple 1.5 milionë iphone nga india 600 tonësh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet