"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Qeveria spanjolle ka zgjedhur të mos thotë ende asgjë nëse do ta mbështesë aplikimin e Kosovës – të cilën nuk e njeh si të pavarur – për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.
Spanja për momentin nuk ka sqaruar nëse do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Kështu shkruan sot agjencia spanjolle e lajmeve, Europa Press.
Qeveria spanjolle ka zgjedhur të mos thotë ende asgjë nëse do ta mbështesë aplikimin e Kosovës, të cilën nuk e njeh si të pavarur, për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.
Burimet diplomatike të konsultuara nga Europa Press janë kufizuar në konfirmimin se aplikimi i Kosovës për anëtarësim, i dorëzuar më 12 maj, është regjistruar dhe se tani duhet t’i ndjekë procedurat përkatëse.
“Vendimi nuk është i pashmangshëm”, nënvizojnë burimet, për faktin se për momentin preferojnë të shprehin respektin e qeverisë spanjolle për procedurën dhe të mos sqarojnë se në cilin drejtim do të votohet kur të vijë koha.
“Spanja do të prononcohet kur të hidhet në votim, pas opinioneve dhe debateve të obligueshme”, theksojnë ata.
Çelësi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës është në votat e nevojshme që Komiteti i Ministrave ta japë miratimin e tij. Këshilli i Europës aktualisht përbëhet nga 46 vende, pas përjashtimit të Rusisë së fundmi dhe nevojitet një shumicë prej dy të tretave të votave (31).
Përveç Spanjës, janë edhe katër vende të tjera të Bashkimit Europian që për arsye të ndryshme nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës: Qiproja, Greqia, Sllovakia dhe Rumania. Këto vende janë gjithashtu anëtare të Këshillit të Europës, ndaj, sipas Europa Press, janë në të njëjtin pozicion si qeveria spanjolle për sa i përket votimit.
Mediumi spanjoll përmend edhe Serbinë, që gjithashtu s’e njeh pavarësinë e Kosovës dhe është anëtare e Këshillit të Europës. Shtete tjera të Këshillit të Europës që s’e njohin pavarësinë e Kosovës janë edhe Armenia, Azerbajxhani, Bosnja, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukrainas.
Megjithatë, Kosova që nga pavarësia e saj ka arritur të bëhet pjesë e disa organizatave ndërkombëtare dhe për anëtarësim në Këshillin e Europës duket se i ka të gjitha votat e nevojshme./Express/
Sauli Ninisto FINLANDË-Qeveria e Finlandës njoftoi të dielën se do të aplikojë për t'u bashkuar me NATO-n, duke he...
Foto ilustruese Shtatë vendet e industrializuara të Perëndimit kanë theksuar në përfundim të takimit t&e...
Giannis Skaftourou GREQI-Detaje janë reja janë zbuluar rreth hetimit për vrasjen e biznesmeti grek Giannis Skaftourou ose i njohur ndryshe i...
Malli i sekuestruar, Kosove KOSOVË-Policia e Kosovës ka sekuestruar 104 aparate dixhitale për prodhimin e kriptovalutave Bitcoin në nj&...
UKRAINË- Ukraina ka dhënë pak detaje rreth kundërofensivës së saj në rajonin e Kharkiv, ku trupat e saj kanë bër&...
Medvedev dhe Putin RUSI- Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se Rusisë...
Foto ilustruese ITALI- Turqia ka vendosur që të heqë dorë nga pjesëmarrja në "Eurovision" dhe nuk kanë nd&e...
Kuleba dhe Blinken UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas, Dymitro Kuleba ka zhvilluar një takim në Berlin me sekretarin amerikan t&...
Aleksander Vucic SERBI-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç fillimisht foli për aplikimin e Kosovës për anëtarësim ...
Maria Zakharova RUSI- Pas fitores së Ukrainës në Eurovizionin, u shfaqën zyrtarë të shumtë nga bota e politikës.&nb...