LIVE UPDATES
Bota

Vendet e G7 nuk do të pranojnë "kurrë" kufij të rinj

Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve të industrializuara të perëndimit theksuan mbështetjen e tyre për integritetin territorial të Ukrainës.

15 Maj 2022, 14:05 Nga DOSJA

 

Vendet e G7 nuk do të pranojnë "kurrë" kufij të
Foto ilustruese

 

Shtatë vendet e industrializuara të Perëndimit kanë theksuar në përfundim të takimit të tyre në Gjermani të shtunën (14.05.) se kufijtë e rinj që synon të vendosë Rusia nuk do të pranohen kurrë. G7 do të vazhdojë "mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, përfshirë edhe Krimenë, dhe të të gjithë shteteve të tjera", deklaruan ministrat e Jashtëm të G7 në takimin e tyre në Vangels, në landin gjerman Shlezvig-Holshtajn. Gjermania mban kryesinë e radhës. Në të njëjtën kohë, vendet e G7 u shprehën me kritika të ashpra kundër Bjellorusisë. Udhëheqja në Minsk duhet të "ndalë mundësimin e agresionit rus dhe të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare".

"Luftë e grurit"

Në fokus të konsultimeve të ministrave të Jashtëm ishin efektet globale të luftës. "Lufta agresore ruse kundër Ukrainës si edhe veprimet e njëanshme të Rusisë për kufizimin e eksporteve agrare ukrainasekanë sjellë rritje të fortë çmimesh në tregjet e lëndëve të para", thuhet në deklaratën përfundimtare. Kjo çon në një kërcënim të "sigurimit global të ushqimit". Vendet e G7 i kanë bërë thirrje Rusisë të "ndalë menjëherë sulmet kundër infrastrukturës së rëndësishme të transportit, përfshirë edhe portet, me qëllim që ata të përdoren për eksportin e produkteve agrare të Ukrainës."

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e akuzoi Rusinë për "luftë të grurit". Qeveria në Moskë përpiqet më qellim që të zgjerojë luftën e Ukrainës në botë, tha Baerbock në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të shtunën. Bllokimi nuk është dëm kolateral i luftës. "Ne nuk duhet të jemi naivë" u shpreh Baerbock. Rusia punon për të kirjuar terrenin për dobësimin e unitetit ndërkombëtar.


Në kërkim të alternativave të tjera

Vendet e G7-s po kërkojnë alternativa për transportin me anije të grurit nga Ukraina, për të thyer bllokadën ruse në këtë drejtim. Pas problemeve me shinat rumune të hekurudhës për shkak të traseve të ndryshme, po shikohet mundësia e alternativave të tjera të eksportit, si psh ai përmes vendeve balltike, tha Baerbock. Por edhe në këtë drejtim duhet të shikohet, nëse plotësohen kushtet se si të ankorohen anijet në këto porte. Normalisht nga Ukraina mund të eksportohen 5-6 milionë tonë drithëra në muaj. Kjo mund të arrihet vetëm përmes rrugës detare, furnizimet përmes hekurudhës janë shumë më të pakta. Por sipas Baerbock "çdo ton grurë që del jashtë mund të ndihmojë pak që të zbutet kriza."

Dmitri Kuleba dhe Baerbock


Në takimin e G7-s mori pjesë i ftuar edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitri Kuleba. Në lidhje me furnizimin e Ukrainës me armë të rënda, ministrja e Jashtme gjermane u shpreh që të kihet durim. Kanjë konsesus se "ne duhet të qëndrojmë në krah të Ukrainës, që të mos ketë krime të tjera lufte, me qëllim që Ukraina të mund të mbrohet", tha Baerbock. Gjermania si edhe partnerë të tjerë "nuk mund të ofrojnë me sustë mbështetjen menjëherë", sidomos në drejtim të mbrojtjes ajrore, u shpreh Baerbock.

Marrë nga DW

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet