20 Shkurt 2023, 13:31
Nga k.m.
Anthony Blinken dhe Recep Tayyip Erdogan
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pak pas bisedimeve dhe deklaratave të përbashkëta me homologun e tij turk, Mevlut Çavusoglu. Takimi Erdogan-Blinken, pak orë para udhëtimit të kreut të Departamentit të Shtetit në Greqi u mbajt në sallën e ngjarjeve të Aeroportit Esenbogai në Ankara.
Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura morën pjesë ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe ambasadori amerikan në Ankara, Jeffry L. Flake.
Çfarë u diskutua me Çavusoglu?
Një çështje qendrore në bisedimet me Mevlut Cavusoglu të mbajtur më parë ishte çështja e blerjes së F-16 nga Turqia.
“Ne duam një vendim zyrtar nga Kongresi për këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ministri i Jashtëm turk. Nga ana e tij , Anthony Blinken , i pyetur për këtë, megjithëse tha se administrata e Biden-it mbështet Ankaranë për çështjen e blerjes së avionëve luftarakë, më pas shtoi se nuk kishte të dhëna specifike për t'i njoftuar për F16-të.
"Ende jam në kontakt me Kongresin,”-tha Blinken.
Sekretari amerikan i Shtetit tha gjithashtu se vendi i tij do të mbështesë Turqinë "për aq kohë sa të jetë e nevojshme" pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit. Më pas, Anthony Blinken do të mbërrijë në Athinë. Në Greqi do takohet me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, atë të Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos etj. Marrëdhëniet greko-amerikane janë përfshirë në axhendën më të gjerë të diskutimit, ndërsa mëngjesin e së martës nis raundi i katërt i dialogut strategjik mes dy vendeve në nivel të ministrave të jashtëm. Do të diskutohet për Ukrainën dhe ecurinë e luftës.
anthony blinken recep tayyip erdogan
Bota
20 Shkurt 2023, 13:29
k.m.
Joe Biden dhe Volodymyr Zelenskyy
KIEV- Pas 6 orësh vizitë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ësht&eu...
Bota
20 Shkurt 2023, 13:21
k.m.
Foto ilustruese
Policia bullgare ka ndaluar të dielën një minibus me 43 emigrantë pranë qytetit Ikhtiman, sipas agjencisë s&e...
Bota
20 Shkurt 2023, 13:20
k.m.
Foto ilustruese
Pothuajse një vit pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë, tani po ngrihen dyshime të reja mbi gatishmërinë po...
Bota
20 Shkurt 2023, 13:16
k.m.
Foto ilustruese
Komisioni Evropian, së bashku me Presidencën Suedeze të Këshillit, do të organizojnë më 16 mars një...
Bota
20 Shkurt 2023, 13:03
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Shumë prindër përdorin shpejt ilaçet për uljen e temperaturës kur fëmijët e tyre...
Bota
20 Shkurt 2023, 13:02
I.A
Volodymy Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainës Volodymy Zelenskyy ka mbajtur një dekalaratë të përbashkët me homologun ...
Bota
20 Shkurt 2023, 12:59
k.m.
Sergio Mattarella
ITALI- Francesco Pitrolo, mjeku personal i Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella, vdiq papritur gjatë natës. ...
Bota
20 Shkurt 2023, 12:55
I.A
Joe Biden
UKRAINË- Në fjalimin e tij përkrah Presidentit Volodymyr Zelensky, Presidenti Joe Biden përgëzoi guximin e Ukrainës...
Bota
20 Shkurt 2023, 12:36
I.A
Antony Blinken
TURQI- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të hënën se Uashingtoni mbështet fuqishëm anëtarë...
Bota
20 Shkurt 2023, 12:20
I.A
Raketa
KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike të hënën, duke shënuar kështu testimin e dytë të...