LIVE UPDATES
Bota

Anliza e Bloomberg: E ardhmja e kriptomonedhave mund të jetë si ajo e dinarit irakian

Mundësitë teknologjike që përmenden shpesh, të ofruara nga monedhat virtuale – paratë e programueshme, kontratat inteligjente , transferimi i menjëhershëm i vlerës përmes monedhave të qëndrueshme – mund të jenë vetëm një “grusht pluhur”sa i përket adoptimit masiv jo-spekulativ, pa mbështetjen e emetuesve dhe platformave që kanë legjitimitet dhe të cilat ekzistojnë jashtë rrethit të mbyllur të kriptomonedhave.

12 Janar 2023, 20:54 Nga DOSJA
Anliza e Bloomberg: E ardhmja e kriptomonedhave mund të jetë si ajo e
Dinar

Nga Lionel Laurent

“Bloomberg”

Dinari irakian ishte shumë përpara kohës së tij. Shumë vite përpara se të shpikej Bitcoin, tregtarët amerikanë u joshën nga narrativa ekonomike e bërë virale, sipas së cilës monedha irakiane ishte një biletë për të shtënë në dorë pasuritë përrallore të Sadam Huseinit pas rrëzimit të këtij të fundit nga pushteti.

Ekonomistët dhe entet rregullatore, i paralajmëruan se ky ishte një bast i rrezikshëm. Gjithsesi lojtarët në treg paguan tarifa të larta për të zotëruar një monedhë jolikuide, por për të cilën disa menduan se mund të bëhej më e vlefshmja në botë. Në fakt ajo u zhvlerësua  me 20 për qind vetëm gjatë vitit 2020.

Dinari është sërish në mendjen e ekonomistëve, teksa tregu i kriptomonedhave po përjeton pasojat e kolapsit më të fundit, me 2 trilion dollarë vlerë të zhdukur nga një treg kaotik plot me mashtrime, vjedhje dhe kolapse të profilit të kompanive të profilit të lartë si FTX dhe BlockFi.

Paralelet nuk kanë të bëjnë vetëm me spekulimet tipike në këtë fushë, por me zhvillimin historik të dinarit si një mjet shkëmbimi. Ndërsa optimistët si investitori Bill Ekman besojnë se kriptomonedhat do të rikthehen fuqishëm në rast se vjen rasti i duhur i përdorimit teknologjik, përvoja e Irakut sugjeron se mbijetesa e çdo lloj forme paraje, varet më shumë nga besimi tek institucionet që e mbështesin atë.

Në vitet 1990, pas Luftës së Parë të Gjirit, kishte në fakt 2 Irak–ë:Një në jug i kontrolluar nga Sadami, dhe një tjetër veri që ishte në thelb një protektorat kurd i mbështetur nga një zonë e ndalim-fluturimit. Për pasojë, dinari u degëzua në dy shtigje. Në jug, Sadami filloi shtypjen e parave për të mbështetur një ekonomi që po përballej me sanksionet ndërkombëtare. Kartëmonedhat e reja që mbanin imazhin e tij, të quajtura “Sadam” ose dinarë, u prodhuan në vend me standarde shumë të dobëta. Inflacioni u rrit 250 për qind gjatë viteve 1991-1995, teksa u rrit oferta e parasë në qarkullim, vuri në dukje ish-kreu i Bankës së Anglisë, MervinKing në një fjalim të vitit 2004 .

Në veri, ku dinari i ri nuk qarkullonte, dhe ku paratë e bankave nuk u shpronësuan nga regjimi i Sadamit, vazhdoi të përdorej dinari i vjetër “zviceran”  (quhej kështu sepse shtypej në lastra të prodhuara në Zvicër). Kjo gjë zgjati deri në rënien e Sadamit nga pushteti, pavarësisht se nuk kishte asnjë bankë qendrore apo qeveri që i jepte vlerë.

Pasja e dy monedhave në të njëjtin vend ishte padyshim një zhvillim befasues. Fakti që “dinari zviceran” vazhdoi të qarkullojë dhe madje u rrit në vlerë krahasuar me simotrën e tij, nuk është edhe aq i jashtëzakonshëm, duke pasur parasysh shkallën e keq–menaxhimit të monedhës që po ndodhte në jug.

Por “dinari zviceran” nuk u rrit në vlerë vetëm kundrejt dinarit tjetër. Ai u rrit ndjeshëm edhe përkundrejt dollarit amerikan, duke u vlerësuar nga 18 dinarë për 1 dollar në vitin 2002, në 6 dinarë për dollar në kohën kur Bagdadi ra në duart e ushtrisë amerikane në vitin 2003.

Kjo gjë sugjeron se po vlerësoheshin 2 dukuritë e thella politike:Që pas luftës ndarja veri-jug do të bëhej më e qëndrueshme, dhe që vlera e “dinarit zviceran” do të mbrohej nga institucione të reja të besueshme edhe pas ndryshimit të regjimit.

“Pra, vlera e dinarit zviceran kishte të bënte gjithçka me politikën dhe aspak me politikat ekonomike të qeverisë që e lëshonte atë, sepse nuk ekzistonte një qeveri e tillë”- tha King. Rëndësia që kanë kriptomonedhat, bazohet tek besimi se vlera e tyre afatgjatë mund të varet nga ekzistenca e institucioneve të besueshme, diçka që këtij sektori po i i mungon gjithnjë e më shumë.

Mundësitë teknologjike që përmenden shpesh, të ofruara nga monedhat virtuale – paratë e programueshme, kontratat inteligjente , transferimi i menjëhershëm i vlerës përmes monedhave të qëndrueshme – mund të jenë vetëm një “grusht pluhur”sa i përket adoptimit masiv jo-spekulativ, pa mbështetjen e emetuesve dhe platformave që kanë legjitimitet dhe të cilat ekzistojnë jashtë rrethit të mbyllur të kriptomonedhave.

Nga ana tjetër kjo mund të kërkojë një vulë të jashtme miratimi nga qeveritë dhe bankat qendrore, të cilat kriptomonedhat synojnë t’i nxjerrin jashtë loje. Nëse kriptomonedha nuk do të bëjë më shumë sesa t’u shërbejë interesave të veçanta të entuziastëve të monedhave dixhitale, asaj mund t’i duhet të mbështetet në llojin e eksperimenteve që po kryhen aktualisht JPMorgan Chase & Co. apo edhe nga Bankat Qendrore për të emetuar euro osedollarë dixhitalë.

Ideja e fundit ka shkaktuar shumë kritika. Disa prej tyre janë të justifikuara, por ajo po josh shumëkënd pa nxitur skemat e pasurimit të shpejtë. Sigurisht, adhuruesit e kriptomonedhavemund të japin një shpjegim të ndryshëm për zhvillimin e “dinarit zviceran”. Monedha ishte relativisht superiore ë aspektin teknologjik, pasi ishte më e vështirë për t’u falsifikuar sesa simotra e saj me cilësi të dobët.

Dhe mbështetësit e sotëm të Bitcoin, mund të thonë se ajo që e bëri dinarin zviceran të vlefshëm ishte zhvillimi i tij jashtë kontrollit shtetëror të Sadamit. Ndërkohë, teksa tregtarët dhe startup-et po përpiqen të sajojnë përgjigjet e tyre për deficitin e besimit ndaj kriptomonedhave, ka një nxitje për një vetë–rregullim dhe për t’i mbajtur larg autoritetet qeveritare.

Por ka shumë pak gjasa që fjala e një kompanie apo auditori off–shore, ta bëjë kriptomonedhën të besueshme, sidomos pas falimentimit të një gjigati në këtë sektori si FTX. Dështimi kolektiv për të pasur kujdesin e duhur edhe nga investitorët institucionalë të sofistikuar në këtë hapësirë, është ndoshta edhe më i turpshëm sesa mashtrimet me dinarët irakianë drejtuar konsumatorëve që nuk dyshojnë për asgjë.

Nëse ka një leksion që duhet nxjerrë nga Iraku, ai është se besueshmëria është më e rëndësishme se teknologjia. Dishepujt e kriptomonedhës vazhdojnë të dështojnë, pikërisht sepse nuk e përvetësojnë këtë mësim.

Marrë nga BOTA.AL

sadam huseini bloomberg

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet