Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Për mes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook", Gërvalla bën me dije se letra përmban zotimin se Qeveria e Kosovës do ta përgatisë një draft, ndërsa atë e ka publikuar të plotë Gerald Knaus nga Iniciativa Europiane për Stabilitet.

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka njoftuar ditën e sotme se i ka shkruar letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Theodoros Rousopoulos. Më tej ajo ka bërë me dije se në letër ka thënë se Kosova po e shkruan një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se atë do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maji.
Për mes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook", Gërvalla bën me dije se letra përmban zotimin se Qeveria e Kosovës do ta përgatisë një draft, ndërsa atë e ka publikuar të plotë Gerald Knaus nga Iniciativa Europiane për Stabilitet.
“Letra përmban zotimin që qeveria e Republikës së Kosovës do të përgatisë një draft për krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim, koordinim dhe bashkëpunim të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili përmbush detyrimet e trashëguara ndërkombëtare të Kosovës, plotëson nevojat e qytetarëve të komunitetit serb të Republikës së Kosovës, por njëkohësisht respekton në tërësi dhe në secilin detaj të tij Kushtetutën dhe të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës si dhe njëkohësisht edhe parimet e Këshillit të Evropës”, shkruan Gërvalla.
Ajo thotë se një draft i tillë i shërben në njërën anë synimit të qeverisë për të integruar komunitetet joshumicë dhe zbatimit të ligjeve të Republikës së Kosovës në të gjitha komunat. Drafti që po përgatitet, siç thotë Gërvalla, siguron jo vetëm respektimin e plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, por në të njejtën kohë pamundësimon ndërhyrjet e palejueshme nga jashtë, si në komunat e Kosovës, ashtu edhe në të gjithë vendin.
“Pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë një hap të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushjen e zotimeve tona, kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbushë pjesën e vet të detyrimit dhe të ftojë Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës, si vendi të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur të gjitha këto kushte”, shkruan Gërvalla.
Autori i atentatit SLLOVAKI- Kryeministri sllovak, Robert Fico pas disa operacionesh nuk është më në rrezik për jetën. Eksper...
Foto ilustruese GAZA- Ushtria izraelite tha sot se pesë ushtarë u vranë në Rripin verior të Gazë...
Palestinezët duke u larguar nga Xhabalia, pas sulmeve izraelite. 14 maj 2024. LINDJE E MESME- Liderët arabë takohen në Bahrein më ...
Betimi i parë i Merkel si kancelare GJERMANI- Kujtimet e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel të titulluar "Liria", do të publikohen n&eum...
Foto ilustruese GJERMANI- Stuhia gjeomagnetike mund të ndërhyjë me energjinë edhe tek sistemet e komunikimet. Nga ana tjetër kjo s...
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov MOSKA- Kremlini tha se një samit i planifikuar që Zvicra shpreson se do të hapë rru...
Foto ilustruese SHBA- Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë publikuar të mërkurën disa të...
Pamje nga dhoma e fëmijës AUSTRALI- Një fëmijë 9-muajsh ka shpëtura mrekullisht në Australi pasi një pema...
Robert Fico SLLOVAKI- Kryeministri sllovak, Robert Fico nuk është më në një gjendje të rrezikshme për jetën pas ate...
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov MOSKË- Kremlini dënoi të enjten atentatin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico dhe i u...