LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Varësia e Perëndimit nga lënda djegëse bërthamore ruse

15 Korrik 2024, 19:54 Nga M.B
Analiza: Varësia e Perëndimit nga lënda djegëse
Foto ilustruese

EUROPA- Një analizë e Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara të Britanisë tregon se shumë vende perëndimore ende mbështeten tek lënda djegëse bërthamore ruse për përdorim në centralet bërthamore. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell nga Londra, pavarësisht se Perëndimi është përpjekur të shkëpusë lidhjet ekonomike me Kremlinin pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, vendet perëndimore ende varen nga lënda djegëse bërthamore ruse për të prodhuar energji elektrike.

Franca ka 56 reaktorë bërthamorë, që prodhojnë rreth dy të tretat e energjisë elektrike të vendit. Franca është gjithashtu një nga klientët më të mëdhenj të Rusisë për uraniumin e pasuruar që përdoret në centralet bërthamore, sipas një raporti të Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, shkurtimisht RUSI, me seli në Londër.

Analiza vë në dukje se pavarësisht masave për të ndërprerë lidhjet ekonomike me Rusinë, disa vende perëndimore ende varen tek lënda djegëse bërthamore që tregtohet nga Rusia. Zëri i Amerikës bisedoi me autoren e raportit, Darya Dolzikova.

“Që nga fillimi i vitit 2022 Franca ka shtuar ndjeshëm importin e uraniumit të pasuruar nga Rusia. Një rritje prej 184%”.

Madje kompania franceze EDF po planifikon një sipërmarrje të përbashkët me kompaninë shtetërore ruse, Rosatom për përpunimin e uraniumit në Gjermani. Por nuk është vetëm Franca. Raporti detajon eksportet ruse për Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Holandën.

“Rusia vazhdon të jetë eksportuesi më i madh në botë i uraniumit të pasuruar dhe shërbimeve të pasurimit. Në shkallë botërore, Rusia mbulon rreth 44% të kapacitetit total të shërbimeve të pasurimit”, thotë Darya Dolzikova me Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Mbështetja botërore për energjinë bërthamore pësoi rënie pas incidentit në centralin bërthamor Fukushima të Japonisë në vitin 2011. Mes përpjekjeve për uljen e ndotjeve nga karboni, shumë vende e kanë përqendruar vëmendjen tek energjia bërthamore. Në një takim të kohëve të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike në Bruksel, disa udhëheqës bënë thirrje për riinvestim në energjinë bërthamore.

"Për të përshtatur zinxhirët e furnizimit sa më shpejt të jetë e mundur dhe gjithashtu për t'u shkëputur nga furnizimi rus. Por duhet që ne t’i balancojmë gjërat. Nëse duam të ulim ndotjet nga dioksidi i karbonit, ne duhet të sigurohemi që centralet tona bërthamore funksionojnë”, tha kryeministri belg, Alexander De Croo.

Instituti me seli në Londër, RUSI, vlerëson se gjatë vitit 2023 Rusia shiti në tregun global uranium të pasuruar me një vlerë prej rreth 2.7 miliardë dollarë. Raporti thotë se janë rritur eksportet drejt Kinës, duke ngritur dyshime se Pekini mund të importojë uranium të pasuruar nga Rusia për të lehtësuar eksportet më të mëdha të furnizimit me uranium të pasuruar nga Kina.

“Sanksionet, ose çdo lloj kufizimi, duhet të jenë shumëpalëshe. Ose në të kundërt, si rezultat i kompleksitetit të furnizimit me uranium të pasuruar dhe zinxhirëve të furnizimit me lëndë djegëse, Rusia do të gjejë hallkën më të dobët të kufizimeve në përpjekje për vazhduar qasjen në tregjet perëndimore”, thotë Darya Dolzikova me Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Vendet perëndimore po përpiqen të rrisin pavarësinë e tyre bërthamore. Franca po rrit kapacitetin e pasurimit të uraniumit me mbi 30%, sipas raporteve të industrisë bërthamore. Firma amerikane Westinghouse dhe firma ukrainase Energoatom kanë filluar prodhimin e uraniumit të pasuruar që mund të furnizojë ish-reaktorët sovjetikë në Evropën Lindore, nga një objekt në Suedi. Raporti thotë se do të duhen të paktën dy vjet që Perëndimi t’i japë fund varësisë nga lënda djegëse bërthamore ruse./ VOA

rusia europa

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës