LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit

Në debatin e parë presidencial, publiku pa dy burra të moshuar që akuzonin njëri tjetrin. Përshtypja e përgjithshme është se presidenti Joe Biden, 81 vjeçar, pati një paraqitje të dobët dhe nganjëherë ishte e vështirë të kuptohej.

4 Korrik 2024, 15:58 Nga M.B
Analiza: Strategjitë e kandidatëve për president pas debatit
Donald Trump dhe Joe Biden

SHBA- Pyetja që pason debatin e parë presidencial për zgjedhjet e këtij viti është nëse Joe Bideni do të vazhdojë të mbetet në garë, pas paraqitjes së dobët, duke ngritur pikëyetje edhe brenda partisë së tij mbi moshën dhe aftësinë mendore të presidentit për të udhëhequr.

Ndërkohë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Pressuti, rivali i tij republikan, Donald Trump po përpiqet të mbajë vëmendjen e publikut tek paraqitja e dobët demokratit Biden në debat.

Në debatin e parë presidencial, publiku pa dy burra të moshuar që akuzonin njëri tjetrin. Përshtypja e përgjithshme është se presidenti Joe Biden, 81 vjeçar, pati një paraqitje të dobët dhe nganjëherë ishte e vështirë të kuptohej.

Në një moment presidenti Biden pati vështirësi të shprehë planet e tij për tejkalimin e krizës kufitare, ndërsa në fjalën e tij ish-presidenti Trump tha se nuk e kuptoi çfarë deshi të thotë dhe se mbase as vetë presidenti nuk e di se çfarë po fliste.

Ligjvënësi nga Teksasi, Lloyd Doggett është demokrati i pari që deklaroi publikisht se presidenti Biden duhet të tërhiqet nga gara. Analistët thonë se kjo ndryshon dinamikat.

“Nëse do më duhej të vija një bast, do të thosha se shanset janë 50-50 që Bideni nuk do të jetë në garë”, thotë Thomas Schwartz nga Universiteti Vanderbilt.

Nga ana e tij presidenti e pranon se është moshuar, por vë theksin tek deklaratat e rreme të rivalit të tij.

“Nuk flas rrjedhshëm si dikur. Nuk debatoj aq mirë si dikur, por një gjë është e sigurt; di të them të vërtetën”, tha presidenti Biden në një tubim me mbështetësit e tij.

Sidoqoftë, një anketim i rrjetit CNN tregon se 3 nga 4 votues thonë se demokratët kanë më shumë shanse për ta fituar presidencën pa zotin Biden si kandidat të partisë.

Historikisht, humbja e debatit të parë nuk nënkupton domosdoshmërisht humbje të presidencës.

Më 2012, analistët thonë se presidenti i atëhershëm Barack Obama pati një paraqitje të dobët në debat. Por më pas ai fitoi duke u rizgjedhur.

“Në rastin e Obamës, arsyeja e paraqitjes së dobët në debatin e parë ishte se ai nuk ishte aq i përgatitur, por në debatin tjetër u rikthye dhe doli shumë mirë”, thotë eksperti Schwartz.

Një tjetër president amerikan që kërkonte rizgjedhjen por që pati paraqitje të dobët në debat ishte Ronald Reagan, i cili ishte shfaqur i hutuar në moshën 73 vjeçare.

“Në debatin e parë, ai vërtetë nuk pati paraqitje të mirë për moshën që kishte, por pati paraqitje të mirë në debatin e dytë. Pra, ka një strategji afatshkurtër për të forcuar bazën dhe një strategji afatgjatë për të treguar se bëhet fjalë vetëm për një rast dhe se ai është në gjendje të veprojë me energjinë e një presidenti”, thotë John Fortier nga Instituti amerikan Enterprise.

Ndërkohë, republikani Donald Trump po përpiqet të mbajë vëmendjen e publikut tek debati i javës së kaluar.

“Joe Bideni kaloi gjithë javën në Camp David duke pushuar, punuar e mësuar. Ai u përgatit shumë. Aq shumë sa nuk e dinte se çfarë po bënte”, tha zoti Trump.

Analistët thonë se tërheqja nga gara e presidentit Biden varet nga mbështetja për të në Partinë Demokrate dhe shtimit të thirrjeve publike për dorëheqjen e tij./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë