LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si shkaktoi një sërë incidentesh krijimi i një narrative antiturke në Mal të Zi

Çfarë pasoi pastaj ishin sulme ndaj shtetasve turq dhe pronës së tyre, si dhe protesta të organizuara ku pati mesazhe kërcënuese ndaj tyre. Si pasojë, Qeveria malazeze, përmes një procedure të përshpejtuar, vendosi regjim vizash për shtetasit turq. Aktivistja Dina Bajramspahiq tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se krijimi i kësaj atmosfere u ndikua pikërisht nga partitë qeverisëse dhe mediat e djathta.

28 Tetor 2025, 22:17 Nga E. D
Analiza: Si shkaktoi një sërë incidentesh krijimi i një
foto ilustruese

MAL I ZI- Automjete të djegura, lokale të shkatërruara, sulme fizike dhe mesazhe “përzini turqit” janë pamje që e përshkruajnë Malin e Zi këto ditë. Shpërthimi i dhunës ndaj shtetasve turq filloi pas një sherri, në të cilin, sipas autoriteteve, shtetas turq dhe azerbajxhanas plagosën lehtë një banor të Podgoricës.

Çfarë pasoi pastaj ishin sulme ndaj shtetasve turq dhe pronës së tyre, si dhe protesta të organizuara ku pati mesazhe kërcënuese ndaj tyre. Si pasojë, Qeveria malazeze, përmes një procedure të përshpejtuar, vendosi regjim vizash për shtetasit turq. Aktivistja Dina Bajramspahiq tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se krijimi i kësaj atmosfere u ndikua pikërisht nga partitë qeverisëse dhe mediat e djathta.

“Ata kanë kontribuar në paranojën dhe përhapjen e teorive të konspiracionit se turqit po punojnë për ‘pushtimin’ e Malit të Zi. Është shqetësuese sa kjo është arritur me sukses dhe sa narrativa krejtësisht të pabazuara janë pranuar nga një pjesë e shoqërisë”, tha Bajramspahiq.

Sektori civil, aktivistët qytetarë dhe disa parti e kanë dënuar sulmin ndaj banorit të Podgoricës dhe dhunën ndaj shtetasve të huaj, duke theksuar se fajësimi i të gjithë komunitetit për shkak të fajit individual është i papranueshëm. Komisioni Evropian për Radio Evropa e Lirë ka deklaruar se ndjek situatën në Mal të Zi, por nuk komenton rastet individuale.

Si u formuan narrativa antiturke?

Një nga këto narrativa është se në Mal të Zi, vend me 620.000 banorë, kanë migruar 100.000 shtetas turq. Të dhënat e policisë, të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, tregojnë se kjo shifër është shtatë herë më vogël, pra rreth 13.400, ndërsa numri i përgjithshëm i të huajve është 100.000.

Lajmet për 100.000 shtetas turq u publikuan më 20 tetor nga portali proserb Borba, i cili përmbante qëndrime se veprimtaria e tyre politike mund të ndikojë në ruajtjen e “baraspeshës kombëtare” në Mal të Zi, njofton portali Raskrinkavanje.me. Teksti titullohet “Turqit e pushtojnë Malin e Zi?”, me një ilustrim të krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale që tregon gra me shami koke dhe mesazhe mirëseardhjeje në gjuhën malazeze dhe turke.

Deputeti i Frontit Demokratik (DF) proserb, Millan Knezheviq, pesë ditë më vonë, më 25 tetor, deklaroi se numri i tyre ishte edhe më i madh, rreth 110.000. Më pas, ai lidhi këtë shifër me vendimin për dërgimin e mijëra dronëve turq në Kosovë, shtet të cilin partia e tij nuk e njeh si të pavarur.

“Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se nëse Serbia provon ndonjë gjë në lidhje me Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, do të ketë të bëjë me 100 milionë turq. Mendoni se këta 100.000 turq nga Mali i Zi, nëse marrin komandë, do ta shohin këtë pa reaguar?”

Disa ditë më vonë, kur dhuna ndaj shtetasve turq u përshkallëzua, Knezheviq bëri thirrje për paqe. Portali Raskrinkavanje.me theksoi rolin e rrjeteve sociale, profileve bot dhe meme-ve të lidhura me partitë e DF-së në formësimin e këtyre narrativeve.

“Pikërisht botët partiake bëjnë thirrje për grumbullime dhe ‘shëtitje’ nëpër vendet ‘ku migrantët i shikojnë fëmijët tanë’”, njofton portali.

Ata kujtojnë edhe një postim se shtetasit turq kanë rrëmbyer një fëmijë në një qendër tregtare të Podgoricës, i cili u shpërnda në profile Instagrami që ndiqen nga 100.000 njerëz dhe në grupet e prindërve në Viber. Në fund, doli se ky njoftim ishte i rrejshëm.

Të dhënat e policisë për pesë vjetët e fundit tregojnë se midis të huajve të proceduar për krime të ndryshme, shtetasit turq janë vetëm të gjashtit. Para tyre janë shtetasit e Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Rusisë. Bajramspahiq theksoi se fushata e dezinformatave ka zgjatur për muaj me radhë dhe rezultati është një dhunë që vazhdon.

“Dëshmojmë dhunë të organizuar, shkelje masive të të drejtave të njeriut, diskriminim dhe frikësim të një grupi kombëtar që është vetëm i gjashti sipas numrit të krimeve, ndërsa pesë të tjerët nuk janë temë dhe askush nuk ka menduar të vendosë viza për shtetasit e atyre vendeve”, theksoi ajo.

Si reaguan Policia dhe Prokuroria?

Policia më 26 tetor arrestoi një shtetas turk dhe një shtetas azerbajxhanas në Podgoricë, të dyshuar për plagosjen me thikë të një banori të Podgoricës, të cilit, sipas Prokurorisë, i janë shkaktuar lëndime të lehta.

Në të njëjtën mbrëmje, Policia ndaloi edhe 45 shtetas të këtyre dy vendeve për të verifikuar ligjshmërinë e qëndrimit të tyre. Anëtarët e Policisë parandaluan qytetarët e mbledhur që të “përballeshin” me të huajt, duke u kërkuar të mos i nënshtroheshin emocioneve dhe thirrjeve për linçim.

Megjithëkëtë, sulme fizike dhe shkatërrim i pronës së shtetasve turq ndodhën më pas. Për shkak të gjuhës së urrejtjes, sulmeve fizike dhe fyerjes së disa shtetasve turq dhe azerbajxhanas, Policia më 27 tetor arrestoi tetë persona nga Podgorica.

U sekuestruan edhe “disa shufra bejsbolli të përgatitura për sulm” ndaj të huajve. U kontrolluan edhe shtetas të huaj, rreth 20 prej të cilëve u kthyen në vendet e tyre, ose qëndrimi i tyre është në proces të anulimit. Për 30 të tjerë është lëshuar gjobë administrative.

Prokuroria reagoi ndaj brohoritjes “Vrit, vrit, vrit turkun” në Podgoricë gjatë aksionit të Policisë më 26 tetor. Prokuroria nisi rast për këtë çështje. Rreth njëqind burra të veshur me rroba të zeza dhe me kapele, më 27 tetor, brohoritën “largoni turqit” dhe “vrit turkun” në rrugët e kompleksit banesor Siti Kvart.

Policia i ndoqi ata gjatë lëvizjes dhe kthimit në lagjen Zabjelo, ku kishte mesazhet kundër shtetasve turq. Prokuroria nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë rast. Qeveria reagoi ndaj incidenteve duke hequr me procedurë të përshpejtuar regjimin pa viza për shtetasit turq, vendim që hyn në fuqi më 30 tetor. Ky vendim është politikisht i papërgatitur dhe populist, vlerësoi Millosh Knezheviq nga Qendra për Edukim Qytetar.

“Veprimi selektiv dhe ad hoc mund të tregojë se vendimet merren nën presionin e opinionit dhe disa aktorëve të jashtëm, dhe jo mbi bazën e fakteve dhe interesave të shtetit. Dërgon edhe një mesazh të keq se i gjithë kombi mund të ndëshkohet kolektivisht për veprimet e individëve, gjë që është e papranueshme dhe e rrezikshme”, tha ai.

Nga Lidhja Evropiane opozitare vlerësuan se vendimi përfaqëson një akt ksenofobik, të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm të Qeverisë dhe nuk është marrë rastësisht tani.

“Të gjitha këto ndodhin nën udhëheqjen e një ‘zotërie’ në Beograd, menjëherë pas lajmit se Turqia ka dërguar dronë në Kosovë. Kjo ishte arsye e mjaftueshme që Qeveria e Spajiqit dhe partnerët e saj ekstremë të fillojnë një valë të re histerie ndaj gjithë kombit turk”, nënvizoi ai.

Bajramspahiq mendon se problemi qëndron në refuzimin e vazhdueshëm të Qeverisë për t’u marrë me shpërthimet nacionaliste.

“Qeveria refuzon të merret me problemin e gjuhës së urrejtjes dhe përhapjes së mosdurimit fetar dhe kombëtar, gjë që ka kontribuar në përshkallëzimin e dhunës. Shpërthimet nacionaliste janë pothuajse normalizuar”, shtoi ajo.

Ngjarjet e tanishme janë vazhdimi “natyral” i vlerave që promovojnë partitë qeverisëse, përfundon Bajramspahiq. Në pushtet në Mal të Zi është një koalicion i mbledhur rreth Lëvizjes Evropa Tani të kryeministrit Milojko Spajiq, Frontit Demokratik proserb dhe prorus të kryetarit të Parlamentit Andrija Mandiq dhe Demokratëve të zëvendëskryeministrit Alekse Beçiq. DF-ja është e afërt me Qeverinë në Beograd dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq./REL

mal i zi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet