LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si po i rrëzon Bjellorusia dronët rusë

Rusia po e zgjeron luftën e saj me dronë kundër Ukrainës, duke mbushur gjithnjë e më shumë qiellin e Bjellorusisë me këto pajisje – gjë që e ka vënë Minskun përballë dilemës nëse duhet t’i rrëzojë, t’i bllokojë, t’i paralajmërojë fqinjët, apo t’i bëjë që të gjitha përnjëherë.

7 Tetor 2025, 23:00 Nga E. D
Analiza: Si po i rrëzon Bjellorusia dronët rusë
foto ilustruese

BJOLLORUSI- Në mëngjesin e hershëm të 10 shtatorit, derisa tufa dronësh rusë po hynin në hapësirën ajrore bjelloruse duke shkuar drejt perëndimit, pranë kufirit polak, një oficer ushtarak bjellorus e përdori një linjë të posaçme telefonike dhe e thirri homologun e tij polak për ta paralajmëruar.

Dhe, Polonia nuk ishte fqinji i vetëm që pranoi telefonatë nga bjellorusët. Në Lituani, e cila kufizohet me Bjellorusinë në veriperëndim, zyrtarët ushtarakë gjithashtu pranuan paralajmërime.

Rusia po e zgjeron luftën e saj me dronë kundër Ukrainës, duke mbushur gjithnjë e më shumë qiellin e Bjellorusisë me këto pajisje – gjë që e ka vënë Minskun përballë dilemës nëse duhet t’i rrëzojë, t’i bllokojë, t’i paralajmërojë fqinjët, apo t’i bëjë që të gjitha përnjëherë.

Minskut do t’i duhet ta bëjë këtë pa e acaruar Moskën, strukturat ushtarake të sigurisë të së cilës janë të ndërthurura ngushtë me ato bjelloruse.

Që nga korriku i vitit 2024, të paktën 700 dronë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Bjellorusisë, sipas një vlerësimi të Radios Evropa e Lirë (REL) të bazuar në deklarata zyrtare, raporte me burim të hapura dhe të dhëna të grupit monitorues “Hajun Bjellorus”, i cili u mbyll nga autoritetet në shkurt të vitit 2025.

Nuk dihet se sa prej tyre janë rrëzuar ose janë kapur nga ushtria bjelloruse, sepse vetëm pak raste janë bërë publike nga Qeveria ose media shtetërore. Megjithatë, që nga korriku i vitit 2024 ka pasur dhjetëra raportime të pakonfirmuara, kryesisht postime në rrjete sociale, për mbetje dronësh që kanë rënë në tokën bjelloruse.

Kjo përfshin incidentin në mëngjesin e hershëm të 29 gushtit 2024, kur një avion luftarak bjellorus u ngrit lart dhe rrëzoi një dron kamikaz në rajonin jugor të Homelit – incidenti i parë i njohur ku Minsku ndërhyri qëllimisht për të ndaluar një dron rus.

Megjithatë, në shumicën dërrmuese të rasteve të njohura, zyrtarët bjellorusë nuk kanë thënë asgjë dhe nuk kanë bërë asgjë.

Shkeljet me dronë shtojnë një element potencialisht shpërthyes në marrëdhënien herë pas here të tensionuar midis Bjellorusisë dhe Rusisë, e cila e ka përdorur fqinjën e saj shumë më të vogël perëndimor si një zonë përgatitore për luftën kundër Ukrainës dhe si vend për vendosjen e armëve që ka mundësi të jenë kërcënim për NATO-n.

“Këta dronë shpesh devijojnë nga rruga e tyre, hyjnë në Bjellorusi pa kontroll, dhe është prioriteti i Lukashenkos, jo i Rusisë, që dronët të mos bien mbi kokat dhe çatitë e njerëzve bjellorusë”, tha analisti politik bjellorus, Artsyom Shraybman, duke iu referuar sundimtarit të kamotshëm Aleksandr Lukashenko.

“Lukashenko është plotësisht në të drejtën e tij të acarohet që kjo ndodh kaq shpesh në hapësirën e tij ajrore”, shtoi Shraybman.

As zyrtarët e Ministrive të Mbrojtjes në Poloni, as ata në Lituani nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it për koment.

Në deklaratat për gazetarët, një zëvendësministër i Mbrojtjes lituanë konfirmoi se zyrtarët bjellorusë kishin njoftuar homologët e tyre lituanë për dronët që po afroheshin më 10 shtator.

“Kontakti me Bjellorusinë u mbajt, por ne e kuptojmë plotësisht që Bjellorusia nuk është as partneri ynë dhe në asnjë mënyrë një shtet aleat”, tha Karolis Aleksa më 17 shtator. “Ka një linjë të nxehtë, dhe kur është e nevojshme, ai kanal përdoret”.

Në pushtet dhe pothuajse i pa konkurrencë për më shumë se tri dekada, Lukashenko ka qenë gjithmonë në udhëkryq mes hapjes së derës së vendit për Perëndimin dhe dorëzimit përballë trysnisë së Moskës për t’u afruar më shumë më të.

Pas një ngrohje të shkurtër marrëdhëniesh gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan Donald Trump – vizita e Mike Pompeos në Minsk në shkurt 2020 ishte e para nga një sekretar shteti në 26 vjet – Lukashenko u kthye sërish kah Rusia pas zgjedhjeve të gushtit të atij viti që u vlerësuan gjerësisht si të manipuluara.

Protestat e papara për muaj të tërë u shtypën nga strukturat e sigurisë, duke e rikthyer Lukashenkon në statusin e një lideri të përjashtuari ndërkombëtar.

Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022 e tronditi Qeverinë e Lukashenkos, por ai i bëri ballë trysnisë ruse për të dërguar trupa bjelloruse në Ukrainë, duke tentuar ta ruajë neutralitetin.

Spitalet bjelloruse janë përdorur shumë për trajtimin e ushtarëve rusë të plagosur.

Por, dronët rusë që fluturojnë mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë përbëjnë rrezik të veçantë për Minskun.

“Është pak a shumë një rregull i qartë: për sa kohë që Bjellorusia nuk përdor trupat e saj në këtë luftë dhe nuk ofron territor për një sulm të qartë ndaj Ukrainës apo vendeve të NATO-s, ajo konsiderohet vend neutral”, tha Oleksiy Izhak, analist në Institutin Kombëtar për Studime Strategjike në Kiev.

“Dhe askush nuk do ta prekë Bjellorusinë”, shtoi ai.

“Lukashenko ndoshta po përpiqet ta mbajë të qetë këtë çështje” – dronët rusë që përplasen brenda Bjellorusisë – “sepse ai nuk do që popullsia bjelloruse të frikësohet ose të zemërohet me Rusinë”, tha Eitvydas Bajarunas, ish-ambasador i Lituanisë në Rusi dhe Britani.

Autoritetet gjithashtu kanë tentuar t’i fshehin postimet në rrjetet sociale për çdo dron në hapësirën ajrore bjelloruse.

Në tetor të vitit 2024, një njësi speciale policie, së bashku me oficerë të KGB-së, arrestuan një grua në qytetin jugor Kalinkaviçi pasi ajo kishte postuar në një grup komunal një video të rrëzimit të një droni, të xhiruar nga kamera e sigurisë së shtëpisë së saj.

Gruaja u akuzua për përhapje paniku dhe dezinformimi.

Ka edhe një arsye tjetër pse dronët rusë po rrëzohen në Bjellorusi: lufta elektronike ose bllokimi i sinjaleve.

Në një deklaratë të pazakontë të lëshuar në anglisht vetëm disa orë pas incidentit me Poloninë – ku rreth 20 dronë hynë në hapësirën ajrore polake – gjeneralmajor Paval Muraveyka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Bjelloruse, tha se disa nga dronët rusë kishin devijuar gjatë fluturimit në hapësirën ajrore bjelloruse për shkak të ndërhyrjeve elektronike.

Ata u rrëzuan nga mbrojtja bjelloruse, shtoi ai.

Muraveyka nuk tha se kujt i përkisnin dronët; edhe Ukraina ka kapacitete të mëdha me dronë dhe kryen pothuajse çdo natë sulme ajrore ndaj objektivave ruse.

Ekspertët, megjithatë, thonë se është e pamundur që Ukraina të përdorë hapësirën ajrore bjelloruse për të goditur objektivat ruse.

Por, bllokimi elektronik, sipas Bajarunas, ka shumë gjasa të jetë ukrainas.

Ushtria ruse ka përdorur rregullisht një pjesë të territorit juglindor të Bjellorusisë për ta goditur Ukrainën, sipas monitoruesve të pavarur që gjurmojnë fluturimet e dronëve dhe raketave ruse. 12 korriku 2024 është incidenti i parë i njohur që përfshin një dron rus që fluturoi mbi Bjellorusi.

Lukashenko bëri për herë të parë një referencë publike për një dron që ishte rrëzuar në shtator 2024, rreth dy muaj pasi një tjetër u rrëzua pranë qytetit jugor Babruisk. Një avion luftarak Sukhoi Su-30 dhe një helikopter sulmues Mi-24 u ngritën për ta rrëzuar atë.

Megjithatë, ai pretendoi se ishte një dron ukrainas që kishte rënë – me gjasë për shkak të bllokimit elektronik. Kanalet e monitorimit të burimeve të hapura e kundërshtuan këtë pretendim.

Të dhënat e gjurmimit gjithashtu tregojnë se dronët rusë ndonjëherë qëndrojnë pezull ose lëvizin përgjatë kufirit bjelloruso-ukrainas, para se të hyjnë në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Kjo lë të kuptohet se ka një shkallë komunikimi midis ushtrive ruse dhe bjelloruse, tha eksperti i mbrojtjes me bazë në Izrael, David Gendelman.

“Ata nuk e thonë këtë hapur, por ndoshta ekziston bashkërendim në nivel ushtarak, dhe kjo është arsyeja pse këta dronë nuk po rrëzohen”, tha Gendelman në një intervistë.

Mbrojtja ajrore bjelloruse është e përqendruar për të rrëzuar objektiva më të mëdha – avionë, raketa – sesa objekte më të vogla si dronët, tha Izhak.

“Mbrojtja ajrore bjelloruse është shumë e kufizuar. Nuk është e lehtë të rrëzosh dronë”, shtoi ai.

Ky është një problem me të cilin tashmë po përballen Polonia, Lituania dhe e gjithë aleanca e NATO-s.

Më 10 shtator, ushtria ukrainase raportoi se rreth 415 dronë u lëshuan nga Rusia. Derisa më shumë se një duzinë hynë në hapësirën ajrore polake – dhe Minsku paralajmëroi Varshavën – avionët e NATO-s u ngritën për t’i rrëzuar.

Aksioni përfshinte avionë F-35 holandezë, avionë F-16 polakë, një avion vrojtimi italian AËACS, sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, si dhe një bateri gjermane Patriot – një shpenzim i madh armësh të sofistikuara për të rrëzuar pajisje të lira.

Përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i hapësirës ajrore bjelloruse nga Rusia për të testuar ose “provokuar” vendet anëtare të NATO-s – Poloninë ose Lituaninë – e vë administratën e Lukashenkos nën trysni edhe më të madhe; për shembull, nëse NATO-ja vendos ta nisë rrëzimin e dronëve rusë që afrohen para se ata të hyjnë në hapësirën ajrore të aleancës.

“Kjo po përdoret si mjet tjetër i rëndësishëm ndikimi mbi udhëheqjen bjelloruse”, tha Izhak. “Nëse nuk janë të bindur, [rusët] mund të fillojnë ta zhysin Bjellorusinë në këto përballje evropiane”./REL

bjellorusia

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë