LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Rusia drejt "martesës" për interes me talebanët

Dy vjet e gjysmë më vonë, pavarësisht dështimit të talebanëve për të përmbushur zotimet e tyre për formimin e një qeverie përfshirëse, për respektimin e normave themelore të të drejtave të njeriut dhe për parandalimin e shndërrimit të territorit afgan në strehë për grupet ekstremiste ndërkombëtare – një armik i përbashkët duket se po detyron marrjen e një vendimi.

7 Maj 2024, 19:18 Nga M.B
Analiza: Rusia drejt "martesës" për interes me
Foto ilustruese

RUSIA- Pak pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan, Rusia iu përgjigj pyetjeve nëse kishte ardhur koha për të rishikuar statusin e grupit militant si organizatë terroriste.

“Është shumë e rëndësishme të shihet se cilët do të jenë hapat e parë të talebanëve në qeverisjen e Afganistanit”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, më 30 gusht 2021. “Vetëm atëherë mund të nxjerrim konkluzione”.

Dy vjet e gjysmë më vonë, pavarësisht dështimit të talebanëve për të përmbushur zotimet e tyre për formimin e një qeverie përfshirëse, për respektimin e normave themelore të të drejtave të njeriut dhe për parandalimin e shndërrimit të territorit afgan në strehë për grupet ekstremiste ndërkombëtare – një armik i përbashkët duket se po detyron marrjen e një vendimi. Që prej një sulmi vdekjeprurës terrorist afër Moskës, më 22 mars, përgjegjësinë për të cilin e mori grupi ekstremist Shteti Islamik (IS), Rusia gjithnjë e më shumë po i shqyrton raportet e saj me talebanët, të cilët po luftojnë në Afganistan kundër Shtetit Islamik-Korasan (IS-K), i cili besohet ta ketë kryer sulmin.

Përderisa qeveria e talebanëve nuk gëzon njohje në botë, Peskov ka thënë muajin e kaluar se Moska duhet të zgjidhë “çështje urgjente”, të cilat kërkojnë dialog të shtuar me grupin militant, udhëheqësit e të cilit janë “në fakt ata që kanë pushtetin në Afganistan”. Duke marrë parasysh rëndësinë që Rusia e sheh tek Afganistani në ruajtjen e sigurisë rajonale, përballë rrezikut në rritje nga IS-K, bashkëpunimi me talibanët është në të mirë të Moskës, thonë analistët. Alec Bertina nga Militant Wire, një qendër hulumtuese e cila përcjell grupet militante, pohon se heqja e talibanëve nga lista e zezë e terrorizmit në Rusi mund të jetë fillimi i një “martese për interes”.

“Sado që është ide e habitshme që Rusia dhe talebanët të afrohen, është në interesin e tyre të sigurisë që ta bëjnë këtë tani”, shprehet Bertina. “Duke marrë parasysh kërcënimin e përbashkët të sigurisë, dhe faktin se talebanët mund të përdoren praktikisht për t’i pësuar dëmet që vijnë nga luftimi me IS-in, kjo është disi e kuptueshme”.

Kur u shfaq në Afganistan, një dekadë më parë, IS-K kreu sulme në Afganistan dhe në Pakistan. Objektivat e tij përfshinë forcat perëndimore në Afganistan, si dhe talibanët, të cilët kundërshtonin qeverinë e kaluar afgane dhe shtyheshin me IS-K për ndikim në mesin e shumë grupeve ekstremiste që vepronin në vend. Që prej ardhjes së talebanëve në pushtet, IS-K ka vazhduar trysninë ndaj talibanëve, qeverisjen e të cilëve ai e kundërshton, dhe është angazhuar “t’ia bëjë jetën sa më të vështirë” qeverisë de-facto të tyre, thotë Michael Kugelman, drejtor i Institutit të Azisë Jugore në Qendrën Wilson, në Uashington. Sulmet e tij ndaj talebanëve, ndaj pakicave fetare dhe ndaj objektivave të huaj në Afganistan, kanë për qëllim “të minojnë legjitimitetin e talibanëve, për të bindur popullin afgan se talibanët nuk mund të ofrojnë paqe dhe siguri në vend”, ka deklaruar Kugelman për Shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë, Radio Azadi.

IS-K, po ashtu, ka sfiduar haptas rivalët përmes një fushate të sofistikuar propagandistike, duke u tallur me dëshirën e talebanëve për t’u njohur nga komuniteti ndërkombëtar, dhe duke i akuzuar ata për zbatim të një dege “injorante” të islamit. Grupi, gjithashtu, është zgjeruar gjithnjë e më shumë jashtë vendit, përfshirë me sulme vdekjeprurëse në Iran, në Rusi dhe në Azinë Qendrore, një qendër e madhe rekrutimi për luftëtarët e IS-K.

“Bazat kryesore [të IS-K] janë ende në Afganistan, shumica e sulmeve kryhen në Afganistan, por kjo është një degë rajonale e Shtetit Islamik, e cila ka objektiva gjithnjë e më globale”, shprehet Kugelman.

Siç është dëshmuar nga sulmi i fundit ndaj një salle koncertesh – sulmi më vdekjeprurës terrorist në tokën ruse në dy dekada – me ç’rast u vranë mbi 140 persona dhe u plagosën qindra të tjerë, Moska ka arsye ta trajtojë IS-K me urgjencë dhe të bashkëpunojë më shumë me talebanët, ndër armiqtë kryesorë të grupit.

“Afrimi dhe lëshimet ruse ndaj talibanëve me gjasë janë të menduara, të paktën pjesërisht, për të sinjalizuar besimin e Moskës në aftësinë e talibanëve për të degraduar rrezikun nga IS-K”, vlerëson Kugelman.

Talebanët janë shpallur organizatë terroriste nga Rusia më 2003, dy vjet pasi ata u larguan nga pushteti prej forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas kthimit në pushtet, talebanët fillimisht minimizuan kërcënimin nga IS-K dhe ngulmuan se grupi nuk është aktiv në tokën afgane, pavarësisht se vazhdimisht forconin kapacitetet për t’u ballafaquar me grupin dhe shkatërronin celula të IS-K. Më së fundi, në prill, talibanët raportohet të kenë urdhëruar krijimin e një njësiti special ushtarak për të luftuar kundër IS-K.

Por, “ajo që talebanët kanë bërë kundër IS-K nuk e ka ndalur IS-K të arrijë të kryejë operacione të jashtme në vende të tjera”, thotë Bertina, duke theksuar se talibanët nuk janë dëshmuar të aftë për t’i parandaluar përpjekjet rekrutuese të IS-K.

Kjo, sipas Bertinas, i ka shtyrë Rusinë dhe vendet e tjera që të diskutojnë “nëse mund të jetë në interesin e tyre për t’iu ndihmuar pak [talebanëve] në luftën e tyre”. Heqja e talebanëve nga lista e terrorizmit në Rusi, vlerëson Bertina, mund t’i hapë rrugën Rusisë që mbase “të fillojë t’ju japë talebanëve resurse për ta luftuar më mirë IS-K”.

Bertina thotë se ka paraparë një situatë, në të cilën talebanët do ta bartnin peshën e luftimeve në terren në Afganistan, kurse Rusia do të ofronte të dhëna nga inteligjenca. Rusia me gjasë nuk do të ishte “shumë e zëshme” për sulme direkte ndaj IS-K në Afganistan, “duke marrë parasysh historinë e pakëndshme të Rusisë me operacionet antiterrorizëm në vende si Afganistani”. Kugelman, po ashtu, e sheh të vlefshëm bashkëpunimin e Rusisë me talebanët në luftën kundër terrorizmit, duke përmendur “gatishmërinë dhe kapacitetin” e talebanëve “për të kryer fushata të ashpra tokësore kundër IS-K”. Rusia, ndonëse e angazhuar në luftën e saj kundër Ukrainës, mund t’iu japë talebanëve “armë, para, e madje edhe t’iu ofrojë trajnim dhe këshillim për t’iu ndihmuar atyre t’i shkaktojnë dëme më të mëdha IS-K”, vlerëson Kugleman./ REL

rusia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet