LIVE UPDATES
Bota

Analiza/ Qeveria dhe BE-ja nuk pajtohen për Asociacionin: Po tani çfarë?

Propozimi u dha në rundin e fundit të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, që u mbajt javën e kaluar në Bruksel, por që, sipas diplomatëve të BE-së, u refuzua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe u pranua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

19 Shtator 2023, 22:35 Nga I.A
Analiza/ Qeveria dhe BE-ja nuk pajtohen për Asociacionin: Po tani
Albin Kurti dhe Josep Borrell

KOSOVË- BE-ja kërkoi të martën që puna për themelimin e këtij asociacioni, të nisë “pa vonesa të reja”. Shefi i politikës së jashtme të bllokut evropian, Josep Borrell, përsëriti po ashtu se Kosova dhe Serbia duhet ta zbatojnë Marrëveshjen bazë për normalizimin e marrëdhënieve, bazuar në vetë propozimin e BE-së.

Ky propozim kërkon që zbatimi të nisë me “hapjen e procesit negociues për statutin e instrumenteve për vetëmenaxhim të serbëve në Kosovë“ - gjë që nënkupton Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Propozimi u dha në rundin e fundit të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, që u mbajt javën e kaluar në Bruksel, por që, sipas diplomatëve të BE-së, u refuzua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe u pranua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në një deklaratë me shkrim dhënë Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se “është gabim të vendosen kushtëzime” për zbatimin e Marrëveshjes bazë, kur as në vetë tekstin e kësaj marrëveshjeje “nuk paraqiten kushtëzime”.

“Marrëveshja bazë duhet të zbatohet në tërësi, pa vonesa, pa kushte. Madje, edhe në Aneksin [e zbatimit të marrëveshjes] thuhet qartazi se të gjitha nenet zbatohen pavarësisht njëri-tjetrit”, tha Kryeziu.

Marrëveshja në fjalë u arrit në muajin shkurt në Bruksel, ndërsa për Aneksin e zbatimit të saj palët u dakorduan në muajin mars në Ohër. Marrëveshja me 11 nene parasheh, mes tjerash, një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje qysh në vitin 2013. Përkundër kërkesave të vazhdueshme të ndërkombëtarëve dhe të Serbisë, Kosova nuk e ka zbatuar kurrë atë marrëveshje, nga frika se mund të ndikojë në funksionalitetin e shtetit.

Kurti, në disa raste, ka thënë se nuk mund të lejojë themelimin e një asociacioni njëetnik, i cili do të kishte kompetenca ekzekutive, siç kërkon Beogradi.

Pas përfundimit të bisedimeve pa ndonjë rezultat, javën e kaluar, Kurti ka thënë se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.

Duke folur në një konferencë me gazetarë, një ditë më herët, ai tha se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është “pozicionuar kundër Kosovës” në takimin e 14 shtatorit.

Kurti, po ashtu, tha se në ditët në vazhdim do të ketë takime me “të gjithë faktorët ndërkombëtarë, të cilët e kanë pranuar shtetin e Kosovës”.

BE-ja tha të martën se nuk i komenton “akuzat e pabaza” të Kurtit.

REL-i pyeti Kryeziun nëse Kurti do t’i përgjigjet ftesës së BE-së për një rund të ri bisedimesh me Vuçiqin, po qe se ka një të tillë, por ai nuk komentoi.

Majda Ruge, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, thotë se nuk beson se Kurti po ua mbyll dyert takimeve të ardhshme me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, por po përvetëson, sipas saj, një taktikë që do ta bëjë më të vështirë për BE-në të vazhdojë me qasjen e tanishme.

Kjo qasje, thotë Ruge, konsiston me “ushtrimin e gjithë trysnisë mbi palën më të dobët, për të zbatuar [Marrëveshjen për themelimin] e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkohë që nuk kërkon pothuajse asnjë lëshim nga Serbia, në këmbim”.

“Rrugëdalja - nëse përkufizohet si rivendosje e një procesi të ekuilibruar negocimi që ka shanse për të pasur sukses - është të ndryshohet fokusi. BE-ja nuk duhet ta legjitimojë idenë e një asociacioni si një njësi autonome de facto, gjë në të cilën këmbëngul Vuçiqi”, thotë Ruge për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, BE-ja “duhet të insistojë në zbatimin e sundimit të ligjit në veri të Kosovës” - ku popullata shumicë është serbe - dhe të promovojë një zgjidhje, e cila “siguron që pakica serbe në veri mund të ushtrojë një shkallë të mjaftueshme të autonomisë kulturore, arsimore dhe fetare”.

“Është e rëndësishme të kuptohet se lloji i Asociacioni që kërkon presidenti i Serbisë, Vuçiq, nuk synon domosdoshmërisht t’i promovojë interesat kulturore dhe fetare të popullit serb në veri, por më tepër një mekanizëm institucional të kontrollit politik dhe të ndërhyrjes së Beogradit në punët e brendshme të Kosovës. BE-ja nuk duhet ta pranojë këtë”, thotë Ruge.

Por, për James Ker-Lindsayn, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, lëvizja e Kurtit është “shumë, shumë e rrezikshme për Kosovën” dhe “po i humb mbështetje të madhe ndërkombëtare”.

“Nuk i besoj Lajçakut, nuk i besoj Borrellit. Do t’ju drejtohem direkt juve - shteteve anëtare... Çfarë duhet të bëjnë shtetet anëtare? A pret që ato ta shkarkojnë Lajçakun, a pret që ta shkarkojnë Borrellin? Jo”, thotë Ker-Lindsay për Radion Evropa e Lirë.

Duke thënë se këta dy diplomatë vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën - Sllovakia dhe Spanja - Kurti “dëshiron ta kënaqë audiencën e tij vendase” dhe “të luajë me kartën nacionaliste”, shton ai.

Sipas tij, Kurti duhet të ulet dhe të bisedojë për themelimin e Asociacionit, nëse “është vërtet i interesuar që t’i rindërtojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian”.

Kurti “duhet të dalë me një lloj plani për Asociacionin, por është e qartë se nuk do që ta bëjë këtë dhe hyn në betejë me BE-në. Ai nuk do të dalë fitues diplomatik në këtë”, thotë Ker-Lindsay. Qeveria e Kosovës, më herët këtë vit, ka dalë me të ashtuquajturin “model kroat” për Asociacionin, por ai nuk ka shkuar përpara.

Ker-Lindsay thotë se “nëse Kurti ofron diçka vërtet serioze” në lidhje me Asociacionin, trysnia ndërkombëtare, pastaj, do të zhvendoset mbi Serbinë. Serbia - aleate e Rusisë, por edhe vend kandidat për anëtarësim në BE - nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe angazhohet në fushata për mospranimin e saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Marrë nga REL

josep borrell mirosllav lajçak dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet