Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Pas valës së hershme të të nxehtit dhe dimrit më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, stina e verës në Greqi është përshkruar nga një sërë zjarresh që kanë shkatërruar zona në verilindje të Athinës.
GREQIA- Greqia ka përjetuar 50 për qind më shumë zjarre gjatë kësaj vere sesa më 2023, tha një zëdhënës i Qeverisë greke më 26 gusht. Pas valës së hershme të të nxehtit dhe dimrit më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, stina e verës në Greqi është përshkruar nga një sërë zjarresh që kanë shkatërruar zona në verilindje të Athinës.
“Që nga 1 maji, zjarrfikësit janë përballur me rreth 4.000 zjarre, një rritje prej 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar”, tha për gazetarët zëdhënësi Pavlos Marinakis.
Zjarri më i keq i këtij viti shpërtheu më 11 gusht afër qytetit historik, Maratona, 40 kilometra në verilindje të kryeqytetit grek, Athina. I nxitur nga erëra të fuqishme, zjarri ka shkatërruar 10.000 hektarë, ka marrë jetën e një gruaje dhe ka detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Dy javë që nga shpërthimi i zjarrit masiv, opozita po kritikon Qeverinë për mënyrën se si po menaxhon këto fatkeqësi, që shkencëtarët thonë se po bëhen më të këqija nga ndryshimet klimatike. Javën e kaluar, kryeministri grek Kyrikakos Mitsotakis, u përball me protesta të banorëve të zemëruar teksa ai vizitoi zonat e prekura nga zjarri.
Kryeministri grek mbrojti shpejtësinë e përgjigjes të autoriteteve, duke u thënë gazetarëve se u deshën vetëm 5 minuta që avionët të angazhoheshin në shuarjen e zjarreve dhe vetëm 2 minuta që të mobilizoheshin më shumë trupa tokësore, falë dronëve vëzhgues. Shkencëtarët kanë thënë se emetimet e karburanteve fosile po përkeqësojnë gjatësinë, shpeshtësinë dhe intensitetin e valëve të të nxehtit në mbarë botën./ REL
Emmanuel Macron FRANCA- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se arrestimi i Pavel Durov, themeluesit dhe udhëheqësit të aplikaci...
Foto ilustruese JAPONIA- Japonia mobilizoi avionët luftarakë të hënën pasi një avion ushtarak kinez "shkeli" hapësi...
Foto ilustruese KOSOVA- Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj Z.N, të nacionalitetit serb, nën dyshimet se ...
Elon Musk dhe Mark Zuckerberg SHBA- Elon Musk doli në mbështetje të sipërmarrësit rus njëkohësisht pronarit të...
Ndërtesë për pasurimin e uraniumit në Iran SHBA- Ringjallja e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive bërthamore v...
Foto ilustruese UKRAINA- Rusia kreu sulme të gjera me dronë dhe raketa kundër Ukrainës të hënën, duke vrarë të...
Foto ilustruese GREQIA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik në Greqi ...
Pavel Durov RUSI- Kremlini tha më 26 gusht se nuk ka pranuar asnjë informacion nga Franca pse e ka arrestuar Pavel Durov, miliarderin e lindur n&...
Trump dhe Harris SHBA- Zgjedhjet presidenciale amerikane ka të ngjarë të varen nga rezultati në shtatë shtete të fushëbe...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Izraeli raportohet se ka kryer sulme të reja ajrore ndaj Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizat...