LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Çfarë paralajmëron Trump para takimit me Putin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, nga ana tjetër, ka përjashtuar dhënien e territorit Rusisë në këmbim të përfundimit të luftimeve. Trump u përgjigj: Qëndrimi i Zelenskit për këtë çështje "më shqetësoi pak", sepse sipas presidentit të SHBA-së, "do të ketë një lloj shkëmbimi".

13 Gusht 2025, 08:06 Nga E. D
Analiza: Çfarë paralajmëron Trump para takimit me Putin
foto ilustruese

SHBA- "Ndoshta do të them: 'Paç fat, vazhdo të luftosh'. Ose ndoshta do të them: 'Mund të bëjmë një marrëveshje'", tha Presidenti i SHBA-së. Donald Trump. Por ai së fundmi përmendi edhe një "shkëmbim territori" midis Rusisë dhe Ukrainës si një mundësi, që ka shkaktuar komente dhe debate të shumta.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, nga ana tjetër, ka përjashtuar dhënien e territorit Rusisë në këmbim të përfundimit të luftimeve. Trump u përgjigj: Qëndrimi i Zelenskit për këtë çështje "më shqetësoi pak", sepse sipas presidentit të SHBA-së, "do të ketë një lloj shkëmbimi".

"Do të jem atje nëse ata kanë nevojë për mua", tha ai.

Pritjet nga takimi

Lidhur me takimin e së premtes (15.08.2025), Donald Trump deklaroi më tej se pret një "bisedë konstruktive". "Do të flas me Vladimir Putinin dhe do t'i them: 'Duhet t'i japësh fund kësaj lufte'".

Presidenti i SHBA-së sugjeroi gjithashtu një takim tripalësh me Putinin dhe Zelenskin në të ardhmen. "Takimi tjetër do të jetë me Zelenskin dhe Putinin. Do të jem atje nëse ata kanë nevojë për mua", tha Trump.

Takimi në Alaska do të jetë takimi i parë ballë për ballë midis dy udhëheqësve që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022. Trump dhe Putin kanë biseduar disa herë në telefon gjatë muajve të fundit, por nuk janë takuar personalisht.

Kancelari Merz fton në takime virtuale

I shqetësuar se Trump dhe Putin mund të marrin vendime pa Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë, që do ta detyronin Ukrainën të bënte lëshime, kancelari gjerman Friedrich Merz ka kërkuar të mbahen bisedime virtuale në prag të takimit. Trump dhe Zelenski pritet gjithashtu të marrin pjesë në këto videokonferenca, sipas zëdhënësit të qeverisë Stefan Kornelius.

Kornelius shpjegoi se janë planifikuar raunde bisedimesh me krerët e shteteve dhe qeverive të Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Finlandës, Italisë, Polonisë dhe Ukrainës.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit të BE-së António Costa, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe Zëvendëspresidenti i Trumpit JD Vance pritet gjithashtu të marrin pjesë.

BE mbështet Ukrainën

Të hënën, ministrat e jashtëm të BE-së u takuan  dhe kanë mbështetur Ukrainën. Takimi u organizua nga  Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas. Udhëheqësit e 26 nga 27 shteteve anëtare të BE-së këmbëngulën që të merren në konsideratë interesat e Ukrainës.

"Ukrainasit duhet të jenë në gjendje të vendosin lirisht për të ardhmen e tyre", deklaruan krerët e shteteve dhe qeverive në një deklaratë të lëshuar nga Këshilli Evropian të martën në mëngjes. Hungaria nuk e mbështeti deklaratën.

Ndërkohë, në terren po zhvillohen luftime. Palët kanë sulmuar njëra-tjetrën dhe flasin për suksese. Raportohet edhe për të vrarë dhe shkatërrime të shumta, por edhe për dezertime të ushtarëve./DW

donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet