LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Memorandumin” për Kosovën?

Akademikët, të cilët pas tragjedisë në Novi Sad mblodhën qindra mijëra njerëz në protesta anembanë vendit, e akuzojnë pushtetin për korrupsion dhe kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 2024.

19 Maj 2026, 22:51 Nga E. D

Analiza: Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues

Publikimi i “Memorandumit” të lëvizjes studentore, në të cilin thuhet se Kosova është “pjesë përbërëse e Serbisë”, ka nxitur shumë reagime në publikun që i mbështet ata, pasi lëvizja ka paralajmëruar për hyrje në garën politike kundër pushtetit në Serbi.

Ndërsa një pjesë e qytetarëve në Serbi konsideron se një qëndrim i tillë bashkon shumicën e votuesve në Serbi, kritikët vlerësojnë se studentët nuk mund ta mposhtin Partinë Progresive Serbe (SNS) të presidentit Aleksandar Vuçiq, me politikë nacionaliste.

Akademikët, të cilët pas tragjedisë në Novi Sad mblodhën qindra mijëra njerëz në protesta anembanë vendit, e akuzojnë pushtetin për korrupsion dhe kërkojnë përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 2024.

Më herët, ata kishin deklaruar se para plotësimit të kërkesave dhe shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat ende nuk janë caktuar në Serbi, nuk do të shpreheshin për çështje “që polarizojnë publikun”.

“Memorandumi tregon se as studentët nuk janë në gjendje t’i shmangen kurthit të politikës nacionaliste të Serbisë, e cila mbështetet në mitin e Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë, Zharko Koraq.

Lëvizja studentore nuk ka liderë, ndërsa Memorandumi është publikuar në rrjetet sociale përmes të cilave ata komunikojnë me publikun.

Megjithatë, nuk ka përgjigje për pyetjet se kush është autori i dokumentit, as pse në kërkesat e tyre tani kanë përfshirë edhe qëndrimin për Kosovën.

Radio Evropa e Lirë ia ka parashtruar parashtruar këto pyetje grupit ombrellë “Studentët në bllokadë” në Instagram, por deri në publikimin e këtij teksti, grupi nuk ka kthyer përgjigje.

Megjithatë, Vuçiq është përgjigjur duke thënë se studentët protestues “nuk e kuptojnë situatën në Kosovë”.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën as Qeveria, as shumica e opozitës në Serbia nuk e njohin. Beogradi dhe Prishtina që nga viti 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po negociojnë për normalizimin e marrëdhënieve.

Çfarë thonë studentët për Kosovën?
Në Memorandum ata theksojnë se “ruajtja e Kosovës dhe Metohisë është emëruesi i përbashkët” i të gjitha përpjekjeve të tyre dhe i referohen Kushtetutës, në të cilën në vitin 2006 është përfshirë formulimi se Kosova është pjesë përbërëse e Serbia.

Memorandumi ka katër pika.

Në një nga pikat thuhet se çështja e Kosovës “nuk mund të zgjidhet në izolim, por vetëm brenda rrjedhave komplekse të bashkësisë ndërkombëtare”, dhe se pushteti në Serbi duhet të “bashkëpunojë në mënyrë aktive dhe konstruktive me të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare” për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme “në kuadër të Kushtetutës së saj”.

Kërkesa e parë e studentëve protestues ishte përgjegjësia penale dhe politike për tragjedinë në Novi Sad, ndërsa më vonë bënë thirrje për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare, të cilat pushteti në Serbi për momentin refuzon t’i shpallë.

Edhe pse zgjedhjet që kërkojnë studentët nuk janë shpallur, fushata është në zhvillim e sipër, ndërsa profesori në pension Zharko Koraq thotë se tema e Kosovës gjithmonë rikthehet kur duhet të fitohen pikë politike nga elektorati nacionalist.

Ai shton se një pjesë më e madhe e opozitës politike në Serbi është “në iluzion se mund të luftojë kundër pushtetit aktual me nacionalizëm më të fortë”.

“Fatkeqësisht, këtë po e bëjnë tani edhe studentët. Sipas mendimit tim, mposhtja e regjimit të Vuçiqit është e mundur vetëm duke ndjekur një politikë tjetër”, thotë Koraq.

“Memorandumi studentor është një tekst krejtësisht joorigjinal në të cilin flitet për integrimin paqësor të Kosovës në Serbi, diçka që është e qartë se nuk do të ndodhë. Nuk mund të ndërtohet politikë moderne në Serbi mbi mitin”, vlerëson Koraq.

Si përgjigjet pushteti në Serbi?

Për Memorandumin e lëvizjes studentore reagoi edhe presidenti i Serbisë, duke deklaruar se në dokumentin e tyre për Kosovën “nuk shkruhet asgjë”.

“Ata nuk kanë të qartë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë. Dinë vetëm të dalin kundër shtetit të tyre dhe të kritikojnë popullin e tyre”, tha Vuçiq më 18 maj.

Autoritetet në Serbi dhe në Kosovë prej më shumë se dhjetë vjetësh zhvillojnë dialog në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve.

Takimi i fundit i nivelit të lartë politik u zhvillua në shtator të vitit 2023, disa ditë para se një grup i serbëve të armatosur të sulmonte Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është një nga kushtet kyç për përparimin drejt Bashkimit Evropian, ku Serbia është kandidate për anëtarësim.

Çfarë thonë qytetarët për Memorandumin e studentëve?

Qëndrimin e pushtetit, por edhe të pjesës më të madhe të opozitës parlamentare që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e ndan edhe shumica e qytetarëve në Serbi. Sipas një hulumtimi të Institutit për Çështje Evropiane nga viti 2023, më shumë se 50 për qind e qytetarëve në Serbi janë shprehur kundër pavarësisë së Kosovës.

Një qëndrim të tillë për Radion Evropa e Lirë e shpreh edhe Jovani nga Beogradi, por shton se Kosova nuk është aq e rëndësishme në kontekstin e protestës studentore.

“Unë e mbështes atë që ishte kërkesa e tyre e parë, pra përgjegjësinë për tragjedinë në Novi Sad”, thotë Jovani.

Marko mendon se është mirë që studentët kanë qëndrim për Kosovën. “Si do ta artikulojnë më tej, kjo varet nga ata. I mbështes në gjithçka që bëjnë, edhe nëse kanë disa qëndrime me të cilat nuk pajtohem domosdo, pajtohem shumë më tepër me ta sesa me çdo opsion tjetër politik”, thotë ai.

Nga ana tjetër, Dragolubi mendon se publikimi i Memorandumit për Kosovën nuk ishte ide e mirë.

“Kosova është prej kohësh shtet i pavarur dhe ashtu do të mbetet. I mbështes studentët, por nuk mund të besoj se kanë bërë një gjë të tillë. Kërkesat e mjaftueshme janë lufta kundër korrupsionit dhe zgjedhjet”, thotë ai.

Kush e përfaqëson lëvizjen studentore?

“Studentët në bllokadë” prezantohen si një organizatë ombrellë që përfaqëson qëndrimet e miratuara në plenume të fakulteteve në mbarë Serbia.

Plenumet janë krijuar në fillim të bllokadave të fakulteteve nga studentët dhe protestave antiqeveritare pas vdekjes së 16 personave në Novi Sad. Ato funksionojnë mbi parimin e demokracisë së drejtpërdrejtë, ku të gjitha vendimet merren me shumicën e votave të të pranishmëve.

Megjithatë, nuk ka përgjigje për pyetjen se sa studentë marrin pjesë në plenume, as sa prej tyre kanë marrë pjesë në hartimin e Memorandumit për Kosovën. Para publikimit në rrjetet sociale, Memorandumi u lexua në një tribunë në Kragujevc në Serbinë qendrore, ku folësit shprehën shqetësimin se Universiteti i Mitrovicës, mund të mbyllet. Universiteti në Mitrovicë të Veriut funksionon brenda sistemit paralel të Serbisë, i cili për Kosovë konsiderohet i paligjshëm.

Për Kosovën dhe “protestën për Vidovdan” të studentëve

Kjo nuk është hera e parë që studentët janë shprehur për çështjen e Kosovës që nga fillimi i protestave antiqeveritare në Serbi në vitin 2024.

Në protestën e mbajtur në festën shtetërore dhe fetare të Vidovdanit në Beograd vitin e kaluar, ata theksuan se politika e jashtme e Serbia duhet të bazohet në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, Kushtetutës, neutralitetit ushtarak dhe mbrojtjes së popullit serb në Kosovë dhe në rajon.

Një nga folësit në atë tubim ishte edhe profesori universitar Millo Llompar, i njohur për qëndrime të djathta. Gjatë fjalimit ai tha se në Kushtetutën e Serbisë, “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”, dhe përmendi gjithashtu mbrojtjen e sovranitetit të Republikës Sërpska, të serbëve në Mal të Zi, si dhe të drejtave kombëtare serbe në Kroaci dhe Maqedoni të Veriut.

Në tetor të po atij viti, studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Beograd organizuan gjithashtu një protestë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë, ku kërkuan “përgjegjësi për të gjithë ata që shkelin të drejtat e popullit serb”.

Zharko Koraq vlerëson se rreth lëvizjes studentore ka njerëz që i mbështesin sinqerisht, “por edhe të tjerë me ambicie politike që e shohin atë si rrugë të shkurtër për karrierë politike”.

“Kur profesori Millo Llompar – që ka qëndrime të qarta politike – foli në protestën studentore në qershor 2025, u bë e qartë se ata po ndjekin linjën e rezistencës më të lehtë, atë të nacionalizmit”, thotë Koraq.

Memorandumi i viteve ’90

Me vetë titullin e tij, dokumenti i studentëve për Kosovën i kujtoi një pjese të opinionit publik Memorandumin kontrovers të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) të vitit 1986. Në të paraqiten pretendime për rrezikimin e popullit serb në ish-Jugosllavi.

Kritikët e konsiderojnë këtë dokument si nxitëse për luftërat e viteve ’90, që fillimisht nisën në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, e më pas më 1998 edhe në Kosovë. NATO në vitin 1999 nisi bombardimin e Jugosllavisë së atëhershme, me qëllim ndalimin e krimeve të forcave policore dhe ushtarake serbe ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë.

Kosova shpalli pavarësinë nëntë vjet pas përfundimit të bombardimeve dhe tërheqjes së policisë dhe ushtrisë serbe nga Kosova. Para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, për krime lufte ndaj shqiptarëve në Kosovë janë dënuar zyrtarë të lartë ushtarakë dhe politikë të Serbisë./REL

serbi

Sondazh

Poll

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027