LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Çfarë dihet për trupat koreanoveriore që po i bashkohen luftës ruse në Ukrainë?

Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Koreja e Jugut e kanë akuzuar Korenë e Veriut se ka dërguar mijëra trupa për ta ndihmuar Rusinë në luftën në Ukrainë.

29 Tetor 2024, 08:06 Nga M.B
Analiza: Çfarë dihet për trupat koreanoveriore që po i
Foto ilustruese

RUSIA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi të hënën se trupat e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi dhe se disa njësite janë vendosur tashmë në rajonin e Kurskut, duke vlerësuar se Pheniani e ka “përshkallëzuar jashtëzakonisht” mbështetjen ushtarake për Rusinë. Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Koreja e Jugut e kanë akuzuar Korenë e Veriut se ka dërguar mijëra trupa për ta ndihmuar Rusinë në luftën në Ukrainë.

Moska dhe Pheniani fillimisht i hodhën poshtë si “të rrejshme” lajmet për dërgimin e trupave koreanoveriore në Rusi. Megjithatë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk e mohoi se trupat koreanoveriore ndodhen në Rusi dhe një zyrtar koreanoverior tha se një gjë e tillë do të ishte e ligjshme.

Shërbimi i inteligjencës ushtarake i Ukrainës tha javën e kaluar se njësitet e para të trupave koreanoveriore, të trajnuara në Rusi, janë vendosur tashmë në rajonin e Kurskut, një zonë kufitare ruse ku forcat ukrainase zhvilluan një inkursion të madh në gusht.

Në përgjithësi, rreth 12.000 trupa koreanoveriore, përfshirë 500 oficerë dhe tre gjeneralë, ka kohë që ndodhen në Rusi, dhe stërvitjet po zhvillohen në pesë baza ushtarake, sipas këtij shërbimi. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Koreja e Veriut kishte dërguar më herët oficerë në territoret e pushtuara nga Rusia brenda Ukrainës për ta vlerësuar gjendjen para se të dërgohen trupat.

Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare i Koresë së Jugut (NIS) tha se i gjurmoi rreth 3.000 trupa, përfshirë forca speciale, që ishin transportuar me anije detare ruse drejt Lindjes së Largët të Rusisë për stërvitje dhe përshtatje në bazat ushtarake atje, më gjasë për t'u angazhuar në luftë pastaj.

Gjithashtu, Koreja e Jugut tha se kishte përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës me inteligjencë artificiale për ta identifikuar një delegacion të dhjetëra oficerëve koreanoveriorë që vizituan pjesë të vijës së parë në Ukrainë, për të dhënë udhëzime mbi raketat balistike KN-23, të prodhuara nga Koreja e Veriut, të cilat janë shkrepur ndaj caqeve atje.

Delegacioni përfshinte një figurë kyçe në zhvillimin e raketave të Koresë së Veriut, i identifikuar si Ri Song Jin nga analistët e NK PRO me bazë në Seul, i cili u pa në fotografi vitin e kaluar duke shoqëruar udhëheqësin Kim Jong Un në fabrika që prodhojnë raketa.

Thuhet se trupat janë pajisur me uniforma ushtarake ruse, armë dhe dokumente identifikimi të falsifikuara para se të dërgohen në betejë. Putin tha se një traktat që ai e nënshkroi me Kim Jong Un gjatë një vizite në Phenian në qershor, përfshin edhe një klauzolë për mbështetje dypalëshe, pra palët do ta ndihmojnë njëra-tjetrën për të zmbrapsur agresione të jashtme.

Analistët thonë se Koreja e Veriut mund të përfitojë duke i dhënë armë dhe ushtarë Rusisë, sepse kështu do të fitonte përvojë dhe të dhëna rreth luftës në fushëbetejë. Pheniani, i sanksionuar rëndë për programin e tij bërthamor, duket se gjithashtu po siguron importe të mëdha të naftës dhe produkteve të tjera nga Rusia, sipas agjencive të huaja të inteligjencës dhe imazheve satelitore tregtare të analizuara nga ekspertët.

Një raport i një institut studimor të lidhur me Shërbimin e Inteligjencës Kombëtare të Koresë së Jugut (NIS) vlerëson se Koreja e Veriut, e cila vuan nga mungesa e parave, i fitoi rreth 540 milionë dollarë vitin e kaluar nga shitjet e armëve në Rusi.

Javën e kaluar, Koreja e Jugut tha se protestoi ndaj vendosjes së trupave te ambasadori rus dhe se e dërgoi një delegacion të lartë për ta njoftuar NATO-n të hënën. Seuli gjithashtu ka thënë se po shqyrton kundërmasa në faza, duke përfshirë mundësinë e ndryshimeve në qëndrimin e tij ndaj furnizimit të Ukrainës me armë drejtpërdrejt.

Zyrtari i lartë i Presidencës ukrainase tha të hënën se sanksionet nuk do të ishin përgjigje e mjaftueshme ndaj dislokimit të trupave koreanoveriore dhe bëri thirrje për "armë dhe plan të qartë për të parandaluar përfshirjen e zgjeruar të Koresë së Veriut".

Gjermania dhe Austria thirrën përfaqësuesit më të lartë të Koresë së Veriut në vendet e tyre të mërkurën për t’i shprehur shqetësimet e tyre. Liderët e Britanisë dhe Finlandës kanë thënë se përdorimi i trupave koreanoveriorë nga Rusia do të ishte shenjë dëshpërimi.

Ministria e Jashtme e Kinës tha të enjten se nuk është në dijeni për praninë e trupave koreanoveriorë në Rusi dhe shprehu shpresën që "të gjitha palët do të promovojnë shtensionim të situatës dhe do të angazhohen për një zgjidhje politike" në Ukrainë.

Rusia ka shkrepur dhjetëra raketa balistike koreanoveriore dhe ka marrë një numër të madh predhash artilerie dhe raketash antitanke, sipas Koresë së Jugut, Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe hulumtuesve të pavarur. Analistët ushtarakë thonë se ka dyshime mbi mënyrën se si Rusia do t’i integrojë trupat koreanoveriore në terren, dhe se, ashtu si armët, një infuzion i trupave është e pamundur të jetë faktor vendimtar, por mund të ndihmojë në zgjatjen e konfliktit.

"Zona e luftës e Rusisë është zgjeruar ndjeshëm, dhe me forcat ukrainase që po përparojnë madje edhe në territorin rus, trupat koreanoveriore mund të luajnë rol në mbrojtjen kundër këtyre inkursioneve", tha Kim Yong-hyun nga Universiteti Dongguk i Koresë së Jugut.

"Megjithëse përfshirja e Koresë së Veriut mund të mos jetë vendimtare për Rusinë, ajo mund të ofrojë ende mbështetje të rëndësishme", sipas tij./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet