LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Rusia po kopjon taktikat e Iranit për të shmangur sanksionet

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë që nga fillimi i sulmit të saj në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës vitin e kaluar. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi të dielën se Rusia po i anashkalon sanksionet.

6 Qershor 2023, 16:56 Nga a.l
Analiza e VOA: Rusia po kopjon taktikat e Iranit për të shmangur
Foto ilustruese

RUSI- Rusia po kopjon taktikat e Iranit në përpjekjen për të shmangur sanksionet perëndimore, thotë një studim i Institutit Mbretëror të i Mbrojtjes dhe Sigurisë. Ekspertët e këtij instituti britanik të politikave thonë se Rusia po përpiqet të gjejë mënyra për të zbutur pasojat e sanksioneve perëndimore.

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë që nga fillimi i sulmit të saj në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës vitin e kaluar. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi të dielën se Rusia po i anashkalon sanksionet.

“Për fat të keq, shteti terrorist arrin të sigurojë teknologjitë e botës përmes një rrjeti furnizuesish dhe është në gjendje të anashkalojë sanksionet ndërkombëtare”, tha ai.

Rusia po mëson të përshtatet me realitetin e sanksioneve, thotë Tom Keatinge, autor i raportit të Institutit Mbretëror të Mbrojtjes dhe Sigurisë, një organizatë jo-fitimprurëse britanike që merret me studimin e politikave.

“Gjëja e parë më e rëndësishme është gjetja e llojit të komponentëve elektronikë që u nevojiten për të mbështetur ushtrinë e tyre. Gjëja e dytë është padyshim gjetja e tregjeve të reja për hidrokarburet dhe eksportet e tyre të naftës, burimi kryesor i të ardhurave për vendin”, thotë ai.

Rusia thotë se ekonomia e saj u tkurr me 2.1% në vitin 2022, më pak se sa pritej nga analistët perëndimorë. Ndërkohë, importet e naftës bruto ruse nga Kina dhe India shënuan rritjen më të madhe në maj. Kjo ndodhi pjesërisht për shkak se sanksionet janë të detyrueshme vetëm për qeveritë perëndimore dhe kompanitë që bëjnë tregti me Rusinë.

“Dhe për këtë arsye, një bankë në Indi mund të ketë lidhje financiare me një bankë ruse”, thotë zoti Keatinge.

Megjithatë, për pjesën më të madhe të transaksioneve të tregtisë globale përdoret dollari amerikan. Pra, si i ka anashkaluar Rusia përpjekjet perëndimore për të paralizuar ekonominë e saj?

Zoti Keatinge thotë se Kremlini gjithnjë e më shumë po përdor Iranin si një model të shmangies së sanksioneve. Teherani është përballur me lloje të ndryshme sanksionesh perëndimore për programet e tij bërthamore dhe mbështetjen për grupet terroriste, që Irani i ka mohuar.

“Irani, ekonomia e të cilit mbështetet kryesisht tek eksportimi i naftës, ka mësuar shumë taktika për të shmangur sanksionet gjatë viteve të fundit, që ne tani po shohim se Rusia ka filluar t’i përdorë. Për shembull, flotat e fshehta të anijeve cisternë, kalimi i naftës nga një anije tek tjetra në mes të natës, duke i fikur pajisjet që tregojnë vendndodhjen e tyre. Rusia gjithashtu po përdor kompani nga Turqia apo Emiratet e Bashkuara Arabe, në përpjekje për të fshehur origjinën e tregtisë”, thotë zoti Keatinge.

Dy vendet kanë filluar gjithashtu të lidhin sistemet e tyre financiare për të lehtësuar transaksionet jashtë sistemit global të pagesave SWIFT. Muajin e kaluar, banka e dytë më e madhe ruse, “VTB”, hapi një zyrë në Teheran.

Si mund të parandalojnë aleatët e Ukrainës shmangien e sanksioneve nga Rusia? Sektori privat është vija e parë e frontit në këtë betejë thotë zoti Keatinge.

“Sektori privat është detyruar të nxitojë për të arritur në një pikë, ku mund të dijë se cilët janë klientët e tij, megjithëse ai e di se kujt po ia eksporton produktet, çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet. Megjithatë, ende ka boshllëqe të mëdha në sistem”, thotë ai.

Studimi kërkon që Perëndimi të ndihmojë sektorin privat në zbulimin e tregtive të paligjshme. Ai paralajmëron se Moska do të përpiqet gjithnjë e më shumë të përdorë taktikat e Iranit për të shmangur sanksionet./VOA 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet