LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA E VOA: Një valë e re dezinformimi pritet në prag të zgjedhjeve në SHBA

Por hulumtimi i ri nga firma e sigurisë kibernetike ‘Recorded Future’ zbulon se ka tregues se përpjekjet dezinformuese rreth makinave të votimit dhe sistemeve të votimit, ka të ngjarë të shtohen në ditën e zgjedhjeve dhe ditët që pasojnë, megjithëse përpjekjet nuk kanë gjasa të jenë në nivelin e dy viteve më parë.

7 Nëntor 2022, 22:58 Nga k.m.
ANALIZA E VOA: Një valë e re dezinformimi pritet në prag të
Foto ilustruese

Kompanitë e makinave të votimit ka të ngjarë të jenë në shënjestër të një valë të re dezinformimi që synon të diskreditojë rezultatet e zgjedhjeve ndërsa votuesit amerikanë shkojnë drejt qendrave të votimit të martën. Zyrtarët amerikanë, duke përfshirë ata në agjencinë kryesore për sigurinë zgjedhore, atë mbi Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturën (CISA), kanë hedhur poshtë një valë të vazhdueshme akuzash mbi këtë çështje, duke vënë në dukje se shumë prej tyre, i bëjnë jehonë pretendimeve të ngjashme, të hedhura gjithashtu poshtë, të lidhura me zgjedhjet presidenciale të 2020-ës.

Është një mesazh të cilit i ka bërë jehonë edhe Shtëpia e Bardhë.

“Ne besojmë se amerikanët mund dhe duhet të shkojnë në qendrat e votimit duke besuar se po bëhet gjithçka për t'u siguruar që këto janë zgjedhje të lira, të drejta dhe të sigurta”, u tha gazetarëve të premten e kaluar John Kirby, koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike.

Por hulumtimi i ri nga firma e sigurisë kibernetike ‘Recorded Future’ zbulon se ka tregues se përpjekjet dezinformuese rreth makinave të votimit dhe sistemeve të votimit, ka të ngjarë të shtohen në ditën e zgjedhjeve dhe ditët që pasojnë, megjithëse përpjekjet nuk kanë gjasa të jenë në nivelin e dy viteve më parë.

“Recorded Future ka identifikuar tashmë pretendime në disa burime kryesore dhe alternative të mediave sociale, që sugjerojnë se teknologjitë … do të përdoren për të ‘manipuluar’ rezultatet e zgjedhjeve”, tha kompania në një raport të publikuar të hënën.

"Ka të ngjarë që keqinformimi apo dezinformimi rreth teknologjisë së votimit do të jetë më i spikatur në ato zona që po përballen me gara të ngushta, të tilla si zgjedhjet e guvernatorit në Arizona, zgjedhjet e guvernatorit në Pensilvani dhe gara për vendet e Senatit në shtetin Xhorxhia", thuhet në raport.

Shtetet e tjera që mund të përballen me fushata intensive dezinformimi që synojnë të cënojnë besueshmërinë e sistemeve të votimit përfshijnë Uiskonsin, Miçiganin, Nevadën dhe Floridën, thuhet në raport.

Deri më tani, sipas kompanisë "Recorded Future", shumica e përpjekjeve për dezinformim e kanë origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e tyre kanë patur si objektiv vetëm tre kompani: Dominion Voting Systems, Smartmatic dhe Election Systems & Software (ES&S).

Sipas organizatës jofitimprurëse ‘Verified Voting’, që mbështet përdorimin e teknologjive të sigurta zgjedhore, sistemet e kompanisë Dominion do të përdoren në 21 shtete dhe 1,200 qendra votimi në zgjedhjet e 8 nëntorit, 2022.

Sistemet e kompanisë ES&S po përdoret në 39 shtete dhe në Uashington, D.C. Makinat e kompanisë Smartmatic po përdoren vetëm në Los Angeles në Kaliforni.

Të tre kompanitë kanë hedhur poshtë akuzat e mëparshme për shkelje. Kompania Dominion ka shkuar deri aty sa ka ngritur edhe një padi për shpifje kundër kanaleve televizive Fox News, One America News Network (OAN) dhe Newsmax, duke i akuzuar ato për përhapjen e pretendimeve të rreme nga ish-presidenti Donald Trump dhe aleatët e tij pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

“Pretendimet e pabaza në lidhje me Dominion Voting Systems dhe zgjedhjet e nëntorit 2020 janë hedhur poshtë plotësisht nga autoritetet zgjedhore, ekspertët e çështjeve dhe kontrolluesit e fakteve nga palë të treta”, shkroi kompania në faqen e saj të internetit të përditësuar të dielën.

Përpjekjet e kompanisë Dominion, megjithatë, nuk kanë penguar fushatat e reja të dezinformimit të zënë rrënjë.

“Kompania Recorded Future ka identifikuar pretendime të rreme se teknologjitë e kompanisë Dominion do të manipulohen qëllimisht për zgjedhjet e 2022-shit në shumicën e mediave kryesore dhe alternative”, tha firma e sigurisë kibernetike në raportin e saj të hënën, duke cituar akuzat në Facebook, Instagram, Telegram, Gab, Patriots dhe 4chan.

Hulumtuesit gjetën më tej disa akuza që mbështeteshin nga dy organe propagandistike të lidhura me Rusinë, Agjencia e Informacionit Red Spring dhe Qendra për Kërkime mbi Globalizimin.

Sipas raportit të firmës Recorded Future, kompania ES&S, i përdorur gjerësisht në një numër shtetesh të fushëbetejës zgjedhore si Arizona, Pensilvania dhe Florida, nuk i është nënshtruar të njëjtit nivel akuzash si Dominion, por ka tërhequr zemërimin e "platformave alternative të mediave sociale të ekstremit të djathtë dhe ultrakonservatorë dhe " bloget e lajmeve”.

Pavarësisht pranisë së saj të vogël në SHBA, kompania Smartmatic ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme.

“Recorded Future zbuloi raste të shumta të keqinformimit dhe dezinformimit që vinin në shënjestër kompaninë Smartmatic me pretendime korrupsioni dhe mashtrimi”, thuhet në raport, duke treguar postime në Gab, Patriots[.]win dhe SouthFront, një media propagandë e lidhur me shërbimet e sigurisë ruse.

Një kompani e katërt e makinave të votimit dhe sistemeve të votimit, Scytl, gjithashtu i është nënshtruar thashethemeve edhe pse nuk po përdoret në asnjë juridiksion të SHBA-ve për votimin e së martës, tha firma Recorded Future.

Ndonjëherë, të katër kompanitë kanë qenë në shënjestër së bashku.

"Këto copa mbeturinash së bashku kanë vjedhur zgjedhjet tona," shkruante Joe Oltmann, aktivist konservator dhe bashkë-prezantues i podkastit ‘Conservative Daily’, në kanalin e tij Telegram muajin e kaluar. “Ata kanë ricikluar kodin, kanë manipuluar votat dhe kanë shkatërruar zërat tanë duke vjedhur zgjedhjet në çdo nivel”.

Firma ‘Recorded Future’ nuk është vetëm në paralajmërimet e saj.

Partneriteti i Integritetit Zgjedhor (EIP), i cili e quan veten një koalicion kërkimor jopartiak, tha në një raport të publikuar të shtunën se figurat ndikuese në internet që u japin shtytje teorive të konspiracionit të mashtrimit zgjedhor "vazhdojnë të lulëzojnë në platformat kryesore dhe alternative, duke krijuar audiencë të konsiderueshme".

Për momentin, zyrtarët amerikanë po bëjnë ç'është e mundur për të tërhequr vëmendjen tek përpjekjet për dezinformim, duke nxitur faqen elektronike të agjencisë CISA-s "Rumor Control", si dhe faqet e ngjashme të kontrollit të fakteve të drejtuara nga shtete individuale.

Ekspertët e sigurisë kibernetike nga një sërë kompanish të rëndësishme të sektorit privat janë përpjekur gjithashtu të zbusin shqetësimet.

"Nuk shoh asnjë tregues se teknologjia është komprometuar, ose që duhet të humbasim besimin në sistemin zgjedhor," i tha Zërit të Amerikës Pat Flynn, kreu i Grupit të Programeve të Avancuara në Trellix.

"Ka një përqëndrim të vazhdueshëm te zyrtarët e zgjedhjeve shtetërore," tha ai, duke treguar fushatat e fundit në Arizona, Pensilvani dhe gjetkë.

"Kryesisht procesi zgjedhor është i sigurt," tha ai./VOA

zgjedhjet afatmesme ne shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet