LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Masat ndëshkuese të BE-së dhe ndikimi i tyre në Kosovë

Drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha Stublla thotë se Kosova tashmë ka dëshmuar se po i trajton me seriozitet kërkesat evropiane.

29 Janar 2024, 08:30 Nga N.F
Analiza e VOA: Masat ndëshkuese të BE-së dhe ndikimi i tyre
Foto ilustruese

KOSOVË- Të vendosura shtatë muaj më parë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian sipas njohësve të çështjeve politike dhe ekonomike, tashmë kanë shkaktuar mjaft dëme në ekonominë dhe imazhin e vendit.Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha për Zërin e Amerikës se afër 300 milionë euro është vlera e projekteve të pezulluara që duhej të financoheshin nga Bashkimi Evropian.

“Të gjitha këto projekte kanë qenë të parapara të implemetohen si projekte kapitale që kishin me shku drejtpërdrejt në të mirë të zhvillimit ekonomik por edhe të ngritjes së një mirëqenie sociale për qytetarët e Kosovës. E dyta është pamundësia e Kosovës ose moslejimit të Kosovës që të përfitojë prej fondeve të ndryshme të Bashkimit Evropian siç ishte fondi për digjitalizim ku të gjitha e vendet e rajonit morën pjesë kurse Kosova u përjashtua për shkak të masave të cilat i ka në fuqi”, tha zoti Rafuna.

Zoti Rafuna thotë se përveç dëmeve ekonomike, masat ndëshkuese kanë transmetuar një mesazh jo të mirë te investitorët e huaj. Drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha Stublla thotë se vazhdimi i mëtejshëm i masave do të ndikojë në perceptimin e vendeve tjera për Kosovën.

“Mundet me u konsideru që pala jokonstruktive dhe e pabindur në këtë proces është Kosova edhe jo shumë vendeve normale ju vendosen masa nga BE-ja që na fut edhe neve në një grup me vende të cilat kanë bërë shkelje të mëdha ose kanë pasur qasje shumë joevropiane”, tha zonja Loxha Stublla.

 

Masat ndëshkuese pasuan dërgimin e kryetarëve të komunave veriore në zyrat e tyre me forca policore, mes protestave të grupeve të qytearëve serbë që bojkotuan zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar. Bashkimi Evropian ka kërkuar uljen e tensioneve në veri të vendit përmes një plani që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës, në mënyrë që të pezullohen masat.

Që nga ajo kohë, qeveria thënë se ka ulur numrin e zyrtarëve policor në afërsi të ndërtesave komunale, ka hartuar një dokument që i mundëson përmes një peticioni shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në veri e që kundërshtohen nga serbët. Udhëheqësit e Kosovës po i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian që të hiqen masat ndëshkuese meqë siç thuhet janë përmbushur kërkesat evropiane, ndërsa po kërkojnë që rruga e integrimeve evropiane të mos kushtëzohet me dialogun me Serbinë.

“Është një qëndrim i vendosur që masat të hiqen sa më shpejt që është e mundur, por më e rëndësishmja duhet të jetë që procesi i dialogut duhet të ndahet nga procesi integrues i Kosovës në Bashkimi Evropian në mënyrë që ne si vend të përqendrohemi në avancimin e aspiratës për integrim”, tha zëvendëkryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Zëri i Amerikës i kërkoi zëdhënësit të Bashkimit Evropian Peter Stano një koment për kërkesat e Prishtinës, por deri në përgatitjen e këtj materiali nuk mori përgjigje. Në një deklaratë me herët gjatë këtij muaji zoti Stano tha se zyrtarët evropianë po e vëzhgojmë situatën me shumë vëmendje.

“Ne po punojmë gjithashtu me partnerët për t'i ndihmuar ata të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të shtensionuar situarën, për të trajtuar problemet që kontribuuan në krizën e fundit dhe kur të jenë ndërmarrë hapa të mjaftueshëm pozitivë, BE-ja do të rishqyrtojë masat e vendosura kundër Kosovës dhe t’i heqë ato”, tha zëdhënësi Stano.

Drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha Stublla thotë se Kosova tashmë ka dëshmuar se po i trajton me seriozitet kërkesat evropiane.

“Për ne është shumë e rëndësishme që heqja e masave të ndodh para se të fillojë procesi zgjedhor në Bashkimin Evropian sepse ndryshe do të rrezikonim që të mbetën masat në fuqi deri sa të përfundojë procesi dhe gjithashtu e tregon një lloj përmirësimi të qasjes së Bashkimi Evropian në qoftë se ndërmerr hapa pozitiv në këtë drejtim dhe tregon se është duke i trajtu palët në një qasje më të barabartë ose të balancuar”, tha zonja Loxha Stublla.

Zoti Rafuna thotë ndërkaq se autoritetet në Kosovë duhet të punojnë ngushtë me autoritete evropiane për heqjen e masave ndëshkuese.

“Kërkesa jonë gjithmonë ka qenë për institucionet qendrore këtë rast për qeverinë e Kosovës por edhe parlamentin si mbikëqyrës i qeverisë që sa më shpejt t’i plotësojnë kushtet që të hiqen këto masa sepse nuk i meriton Kosova që t’i ketë. Janë masa që ndikojnë në ngritje të zhvillimit ekonomik dhe në ngritje të mirëqenies sociale që në fund të fundit janë qytetarët e Kosovës që i vërejnë pasojat e këtyre masave”, tha zoti Rafuna.

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian parashohin “pezullimin e të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, pezullimin e financimit të programeve të Bashkimit Evropian, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor, si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike përveç atyre që lidhen me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Marrë nga VOA

kosova be masa ndikim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet