LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA/ Çfarë do të thotë për ekonominë globale nëse SHBA nuk paguan borxhin e saj

Mospagimi i borxhit federal, gjë që do të ndodhte për herë të parë në histori, do të ndikonte në mbarë botën. Porositë për fabrikat kineze që shesin pajisje elektronike në Shtetet e Bashkuara mund të ndalen. Investitorët zviceranë që kanë blerë bono të Thesarit të SHBA-së do të pësonin humbje. Kompanitë nga Sri Lanka nuk do mund të përdorin më dollarin si alternativë ndaj monedhës së tyre.

22 Maj 2023, 21:20 Nga A.B

Analiza e VOA/ Çfarë do të thotë për ekonominë

Nëse kriza e borxhit që po trondit Uashingtonin do t’i detyronte Shtetet e Bashkuara të hynin në recesion, ekonomia e Amerikës nuk do të ishte e vetmja që do të vuante pasojat.

Mospagimi i borxhit federal, gjë që do të ndodhte për herë të parë në histori, do të ndikonte në mbarë botën. Porositë për fabrikat kineze që shesin pajisje elektronike në Shtetet e Bashkuara mund të ndalen. Investitorët zviceranë që kanë blerë bono të Thesarit të SHBA-së do të pësonin humbje. Kompanitë nga Sri Lanka nuk do mund të përdorin më dollarin si alternativë ndaj monedhës së tyre.

“Asnjë pjesë e ekonomisë globale nuk do të kursehej” nëse qeveria amerikane nuk shlyen detyrimet e saj dhe kriza nuk do të zgjidhej shpejt, thotë Mark Zandi, kryeekonomist tek organizata “Moody’s Analytics”.

Zoti Zandi dhe dy kolegë tek “Moody’s” kanë arritur në përfundimin se edhe nëse borxhi do të shkonte përtej kufirit aktual për jo më shumë se një javë, ekonomia e SHBA-së do të dobësohej aq shumë, aq shpejt, sa që do të eliminoheshin afërsisht 1.5 milionë vende pune.

Nëse një falimentim i qeverisë do të zgjaste shumë më gjatë, për shembull deri në verë, pasojat do të ishin shumë më të tmerrshme, shkruan zoti Zandi dhe kolegët e tij në analizën e tyre.

Sipas kësaj analize, rritja ekonomike e SHBA-së do të fundosej, 7.8 milionë vende pune në SHBA do të zhdukeshin, normat e huamarrjes do të rriteshin, shkalla e papunësisë do të rritej nga 3.4% sa është tani në 8% dhe një rënie e tregut të aksioneve do të eliminonte 10 trilion dollarë nga pasuritë e familjeve amerikane.

Natyrisht, mund të mos arrihet deri në atë pikë. Shtëpia e Bardhë dhe republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, në kërkim të një marrëveshjeje, përfunduan një raund negociatash për kufirin e borxhit të dielën, me plane për të rifilluar bisedimet të hënën. Republikanët kanë kërcënuar se do të lejojnë që të skadojë afati që qeveria të paguajë borxhin, ose të rritet tavani i tyre, duke refuzuar të rrisin kufirin e përcaktuar nga ligji për të marrë hua nëse Presidenti Joe Biden dhe demokratët nuk pranojnë shkurtime të mprehta të shpenzimeve dhe lëshime të tjera.

SA I SIGURT ËSHTË BORXHI I SHBA-së?

Ajo që e thellon pasigurinë është fakti se ka kaq shumë aktivitet financiar që varet nga besimi se Amerika gjithmonë i paguan detyrimet e saj financiare. Borxhi i saj, i konsideruar prej kohësh si tepër i sigurt, është një themel i tregtisë globale, i ndërtuar mbi dekada besimi në Shtetet e Bashkuara. Një dështim mund të dëmtojë rëndë tregun prej 24 trilion dollarësh për borxhin e Thesarit, të shkaktojë ngrirjen e tregjeve financiare dhe të shkaktojë një krizë ndërkombëtare.

Kërcënimi është shfaqur pikërisht në kohën kur ekonomia botërore po përballet me një mori kërcënimesh, nga rritja e inflacionit dhe normave të interesit, pasojat e vazhdueshme të sulmit rus në Ukrainë deri tek shtrëngimi i kontrolleve nga regjime autoritare. Krahas gjithë këtyre shqetësimeve, shumë vende janë bërë skeptike për rolin e rëndësishëm të Amerikës në financat globale.

Në të kaluarën, udhëheqësit politikë amerikanë në përgjithësi kanë arritur të shmangin afatin e fundit për të paguar borxhin ose kanë rritur kufirin e tij para se të ishte tepër vonë. Kongresi e ka ngritur, rishikuar ose zgjatur kufirin e huamarrjes 78 herë që nga viti 1960, së fundmi më 2021.

“VALËT SHOKUESE NDAJ SISTEMIT”

“Nëse besueshmëria e Thesarit do të dëmtohej për ndonjë arsye, kjo do të dërgonte valë tronditëse në sistem… dhe do të kishte pasoja të jashtëzakonshme për rritjen globale”, tha Maurice Obstfeld, bashkëpunëtor i lartë në Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare dhe ish kryeekonomist tek Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Thesaret përdoren gjerësisht si kolateral për kreditë, si një mbrojtës kundër humbjeve të bankave, si një masë mbrojtëse në kohë pasigurie të lartë dhe si një vend për bankat qendrore për të lënë rezervat valutore.

Qeveritë e huaja dhe investitorët privatë mbajnë rreth 7.6 trilion dollarë të borxhit – afërsisht 31% e Thesarit në tregjet financiare.

Duke qenë se dominimi i dollarit e ka bërë atë de-facto monedhën globale që nga Lufta e Dytë Botërore, është relativisht e lehtë për Shtetet e Bashkuara të marrin hua dhe të financojnë një sërë borxhesh qeveritare gjithnjë në rritje.

Por kërkesa e lartë për dollarin gjithashtu i bën ato më të ekspozuara se monedhat e tjera dhe kjo imponon një kosto: një dollar i fortë i bën mallrat amerikane më të shtrenjta në krahasim me rivalët e tyre të huaj, duke i lënë eksportuesit amerikanë në një disavantazh konkurrues. Kjo është një arsye pse Shtetet e Bashkuara kanë deficite tregtare çdo vit që nga viti 1975.

STOQET E DOLLARËVE TË BANKAVE QENDRORE

Dollarët amerikanë përbëjnë 58% nga të gjitha rezervat valutore të mbajtura nga bankat qendrore të botës. Numri 2 është euro apo 20% i rezervave tek bankat qëndrore të botës dhe Juani i Kinës përbën nën 3%, sipas FMN-së.

Studiuesit e Rezervës Federale kanë llogaritur se nga viti 1999 deri në vitin 2019, 96% e tregtisë në Amerikë ishte faturuar në dollarë amerikanë ndërsa në Azi ishte 74% e tregtisë. Në vende të tjera jashtë Europës, ku dominon euro, dollarët përbënin 79% të tregtisë.

Dollari, megjithëse mbetet mbizotërues globalisht, ka humbur terren në vitet e fundit pasi më shumë banka, biznese dhe investitorë i janë drejtuar euros dhe, në një masë më të vogël, juanit të Kinës. Vendeve të tjera nuk u pëlqejnë luhatjet në vlerën e dollarit dhe se si kjo mund të dëmtojë monedhat dhe ekonomitë e tyre.

Një dollar në rritje mund të shkaktojë kriza jashtë vendit duke tërhequr investimet nga vendet e tjera dhe duke rritur koston e tyre për shlyerjen e huave në dollarë. Dëshira e Shteteve të Bashkuara për të përdorur ndikimin e dollarit për të vendosur sanksione financiare kundër rivalëve dhe kundërshtarëve shihet gjithashtu me shqetësim nga disa vende të tjera.

Megjithatë, deri më tani, nuk janë shfaqur alternativa të qarta. Euro mbetet shumë prapa dollarit. Aq më tepër juani i Kinës i penguar edhe nga refuzimi i Pekinit për të lejuar tregtimin e lirë të monedhës së tij në tregjet globale.

Por drama e tavanit të borxhit sigurisht që do të ngrejë pyetjet rreth fuqisë së madhe financiare të Shteteve të Bashkuara dhe dollarit.

“Ekonomia globale është në një pozitë mjaft të brishtë tani”, tha zoti Obstfeld.

“Kështu që futja në këtë kombinim faktorësh e një krize mbi besueshmërinë e detyrimeve të SHBA-së është tepër e papërgjegjshme.”/VOA

shba borxhi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet