LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Pas fitores bindëse, Mitsotakis nuk pranon mandat për koalicion, kërkon zgjedhje të reja

Disa orë pasi përfundoi votimi të dielën, kryeministri 55-vjeçar tha se do të “ndiqte të gjitha procedurat kushtetuese”, por la të kuptohej qartë se nuk do të angazhohej në bisedime për koalicion.

22 Maj 2023, 20:14 Nga a.l
Analiza e VOA: Pas fitores bindëse, Mitsotakis nuk pranon mandat për
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Pas një fitoreje bindëse në zgjedhjet e së dielës, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk pranoi të hënën ofertën e presidentes Katerina Sakellaropoulou për të marrë një mandat dhe për t’u përpjekur të krijonte një qeveri koalicioni. Ai kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda disa javësh për të siguruar shumicën që i nevojitet për të qeverisur i vetëm.

Disa orë pasi përfundoi votimi të dielën, kryeministri 55-vjeçar tha se do të “ndiqte të gjitha procedurat kushtetuese”, por la të kuptohej qartë se nuk do të angazhohej në bisedime për koalicion.

“Unë besoj se mesazhi i votuesve ishte shumë i qartë. Nuk besoj se ka baza për të formuar një qeveri nga ky parlament dhe dua të theksoj se nëse do të ishte në fuqi dje sistemi elektoral që do të përdorim në zgjedhjet e ardhshme, Demokracia e Re do të kishte një shumicë të fortë parlamentare prej më shumë se 170 vendesh”, tha ai.

Kryeministri grek tha se do ta kthente mandatin, në mënyrë që t’u hapej rruga zgjedhjeve të reja. Me 99.55% të votave të numëruara deri herët të hënën, partia e tij konservatore fitoi 40.79% të votave, dyfishi i atyre të forcës kryesore të opozitës, partia e majtë Syriza e cila siguroi 20.07% të votave. Pasoku socialist doli në vendin e tretë me 11.46% të votave.

Por sistemi proporcional që u përdor në zgjedhjet e së dielës do të thotë se Demokracia e Re fiton vetëm 146 nga 300 vendet e parlamentit, pesë më pak nga sa i duhet për një shumicë qeverisëse. Zgjedhjet e reja, të zhvilluara me sistemin e mëparshëm të votimit, do t’i jepnin partisë fituese deri në 50 mandate shtesë.

Kjo do t’i siguronte partisë së zotit Mitsotakis një shumicë të fortë për një mandat të dytë në pushtet nëse rezultati i së dielës përsëritet. Fitorja e Demokracisë së Re i shkaktoi opozitës disfatën më të rëndë në gjysmë shekulli.

Analisti Solon Molho thotë se fitorja e Demokracisë së Re ishte kryesisht humbje për Syrizën, e cila sipas tij nuk paraqiti alternativa.

“Demokracia e Re paraqiti argumenta më konstruktive, jo vetëm duke parashtruar se pse opozita është e dobët, por pse vetë ajo vetë është alternativa e duhur, çfarë do që të bëjë gjatë katër viteve të ardhshme dhe mesa duket votuesit janë më të interesuar të shohin përpara sesa prapa ”, tha analisti Molho.

Shumë nga qytetarët grekë thanë se e kishin pritur një rezultat të tillë, edhe pse ndoshta jo një humbje aq të thellë të opozitës.

E prisja që Demokracia e Re të fitonte, por jo me këtë përqindje. Nuk mbetet shumë për të thënë, ai (Mitsotakis) i mundi bindshëm dhe fitoi me të drejtë, sepse Tsipras nuk mundi të realizonte atë që kishte premtuar Syriza”, thotë Fotis Hatzos.

“Jam e kënaqur. E prisja edhe pse jo kaq thellë. Nuk besoj se do të ndryshojë gje me raundin e dytë”, thotë Marta, një punonjëse e sektorit publik.

Zgjedhjet e reja, me sistemin e ndryshuar, pritet të mbahen më 25 qershor ose 2 korrik./VOA 

kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës