LIVE UPDATES
Bota

Rëndësia dhe sfidat e UNICEF në vendet që përballen me luftra, kequshqyerje, mungesë uji dhe mungesë vaksinash

Themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946 UNICEF-i ka qenë aktiv në mbi 190 vende duke ofruar ndihmë urgjente për fëmijët dhe familjet në nevojë. Dokumentari "If You Have", nga regjisori, Ben Proudfoot, fitues i çmimit Oskar, nxjerr në pah punën e vazhdueshme humanitare të UNICEF-it në vendet që përballen me luftra, kequshqyerje, mungesë uji dhe mungesë vaksinash.

30 Maj 2022, 16:46 Nga DOSJA
Rëndësia dhe sfidat e UNICEF në vendet që përballen me
UNICEF

Për më shumë se 75 vjet, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, ose UNICEF, ka ofruar ndihmë humanitare dhe mjekësore për fëmijët në nevojë. Me luftërat, urinë dhe ndryshimet klimatike që prekin vendet në mbarë botën, UNICEF-i është i nevojshëm tani më shumë se kurrë më parë, thonë përkrahësit e agjencisë së OKB-së. Korrespondentja Penelope Poulou e Zërit të Amerikës i hedh një vështrim rëndësisë dhe sfidave me të cilat përballet UNICEF-i sot.

Themeluar pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946 UNICEF-i ka qenë aktiv në mbi 190 vende duke ofruar ndihmë urgjente për fëmijët dhe familjet në nevojë. Dokumentari "If You Have", nga regjisori, Ben Proudfoot, fitues i çmimit Oskar, nxjerr në pah punën e vazhdueshme humanitare të UNICEF-it në vendet që përballen me luftra, kequshqyerje, mungesë uji dhe mungesë vaksinash.

“Përveç të gjitha emergjencave dhe krizave normale... problemeve të shkaktuara nga pabarazia në botë, është edhe COVID-i. Dhe UNICEF-i, duke qenë shpërndarësi kryesor i vaksinave në botë, tani është një pjesë kyçe e nismës COVAX, e cila ka dërguar 2 miliardë vaksina për njerëzit në botën në zhvillim”, thotë regjisori Ben Proudfoot.

Regjisori Proudfoot udhëtoi në vende të tilla si Gana dhe foli me njerëzit për përvojat e tyre personale me UNICEF-in.

Një prej tyre është Florence Nettie, një nënë dhe gjyshe, e cila e di se për të vazhduar të mbështesë e vetme familjen e saj, ajo duhet të jetë e shëndetshme. Ajo mbështetet nga UNICEF-i që shpërndan vaksinën e COVID-19 në vendin e saj.

“Kam shumë frikë nga virusi. Njerëzit po vdesin dhe unë jam duke kërkuar të marr vaksinën e dytë sot. Po e kërkoj. Unë dhe çdo nënë në Amerikë jemi njësoj. Ajo është qenie njerëzore dhe unë jam qenie njerëzore. Por ne afrikanëve na mungon vaksina”, thotë Florence.

“Ne kemi rreth 14,000 punëtorë të UNICEF-it në të gjithë globin... që punojnë në emër të fëmijëve për t'u siguruar që ata janë të shëndetshëm, janë të arsimuar, të mbrojtur dhe të respektuar”.

Michael Nyenhuis, kreu i UNICEF-it në SHBA, thotë se UNICEF-i vaksinon kundër sëmundjeve rreth 45% të fëmijëve nën moshën 5 vjeç në botë.

Por luftërat e vazhdueshme dhe pandemia COVID-19 kanë penguar shpërndarjen e vaksinave të fëmijëve, duke çuar në një rritje globale të rasteve të fruthit.

Zoti Nyenhuis së fundmi vizitoi një nga qendrat Blue Dot për refugjatët, familjet dhe fëmijët ukrainas në Rumani, pjesë e rrjetit të UNICEF-it. Qendrat Blue Dot – të vendosura në vendet ku mbërrijnë refugjatët – ofrojnë një hapësirë të sigurt për fëmijët dhe familjet e tyre së bashku me shërbime jetike dhe këshillim për shëndetin mendor.

“Dy të tretat e fëmijëve të Ukrainës kanë ikur nga shtëpitë e tyre, janë zhvendosur brenda vendit ose janë larguar nga vendi si refugjatë. Dy të tretat!”, thotë Michael Nyenhuis.

Përveç krizës në Ukrainë, zoti Nyenhuis thotë se një sfidë tjetër është rritja e nivelit të urisë në botë. Ndërsa UNICEF-i shpërndan ushqime me proteina të larta për të zbutur kequshqyerjen e rëndë, ai thotë se qëllimi i vërtetë është të parandalojë vdekjen e fëmijëve nga kequshqyerja.

“Duhet të kemi më pak konflikte në botë dhe duhet ta marrim seriozisht ndryshimin e klimës. Duhet të bëjmë përpjekje për t'u siguruar që bujqësia mund të vazhdojë të lulëzojë në mes të këtyre ndryshimeve, në mënyrë që të mos kemi nevojë për të trajtuar aq shumë fëmijë të kequshqyer”, thotë presidenti i UNICEF-it Michael Nyenhuis./VOA/

Sondazh

Poll

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne