LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Shtëpia e Bardhë e Trumpit si territor i ri për BE-në!

Marrëdhëniet transatlantike janë duke hyrë në një territor të ri, teksa administrata Trump përqafon një politikë të jashtme me muskuj dhe transaksionale, me qëllim të mbrojtjes së vendeve të punës dhe industrisë amerikane, si dhe teksa tenton të rishkruajë rregullat për tregti ndërkombëtare.

14 Shkurt 2025, 07:53 Nga N.F
Analiza e REL: Shtëpia e Bardhë e Trumpit si territor i ri për
Von Der Leyen dhe Trump

SHBA- Një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump bëri të ditur synimin e tij për të vendosur tarifë prej 25 për qind në importet e metalit dhe aluminit, shefja ekzekutive e Bashkimit Evropian u kundërpërgjigj.

“BE-ja do t’i ruajë interesat e veta ekonomike. Ne do t’i mbrojmë punëtorët, bizneset dhe konsumatorët tanë”, ka thënë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një deklarate.

“Tarifat e pajustifikuara ndaj BE-së nuk do të mbesin pa përgjigje, ato do të nxisin kundërmasa të ashpra dhe proporcionale”.

Marrëdhëniet transatlantike janë duke hyrë në një territor të ri, teksa administrata Trump përqafon një politikë të jashtme me muskuj dhe transaksionale, me qëllim të mbrojtjes së vendeve të punës dhe industrisë amerikane, si dhe teksa tenton të rishkruajë rregullat për tregti ndërkombëtare.

Për armiqtë sikurse Irani apo Kina, situata nuk është shumë e ndryshme prej administratave të mëparshme. Megjithatë, për aleatët dhe partnerët sikurse Bashkimi Evropian situate është e paqartë dhe shqetësuese.

“Gjërat duken më pak të parashikueshme sesa në administratën e parë, apo në krahasim me shumicën e administratave të mëparshme”, ka thënë Chase Foster, profesor për politikë në Kolegjin King të Londrës, i cili ka studiuar për rregulloret mes SHBA-së dhe BE-së.

“Nëse them se do të ketë fërkim [mes Uashingtonit dhe Brukselit] e nënvlerësoj situatën”, ka thënë Dalibor Rohaq, hulumtues i lartë në Institutin Enterprise në Uashington, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Sinjalet që vijnë prej Shteteve të Bashkuara nuk janë duke i lënë rehat liderët evropianë konvencionalë”, ka thënë Rohaq.

“Të them të drejtën, secila politikë është transaksionale, mirëpo pikëpamjet e Donald Trumpit për interesat kombëtare të Amerikës duken shumë të ngushta dhe personale”.

“Vitet në vijim mund të jenë shumë të rrezikshme për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës dhe do ta tensionojnë marrëdhënien transatlantike prej së cilës kanë përfituar interesat amerikane dhe evropiane për të paktën 80 vjet”, ka thënë Ian Bond, zëvendësdrejtor në Qendrën për Reforma Evropiane me bazë në Londër.

Tarifat që janë bërë të ditura vetëm dy javë pas nisjes së punës së administratës Trump – në importet e çelikut dhe aluminit ndaj partnerëve tregtarë – Kanadasë dhe Meksikës – kanë qenë të pritshme prej shumëkujt.

Kanadaja dhe Meksika janë prodhues të mëdhenj të produkteve të aluminit dhe çelikut dhe eksportojnë sasi të mëdha mallrash në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët e Trumpit kanë dhënë sinjale se edhe tarifa tjera do të jenë në ardhje – sidomos në makina apo kamionë – që do të mund të kenë ndikim të drejtpërdrejt në bllokun evropian.

Trump ka argumentuar për kohë të gjatë se industria amerikane është duke u dëmtuar prej importeve të lira. Tarifat janë masë përmes së cilës një administratë tenton të negociojë atë që beson se është marrëveshje më e mirë për punëtorët amerikanë, për mbrojtje të vendeve të punës, dhe ndërkohë përmes tyre rrit të hyrat nga taksat.

“Unë pres një lloj lufte tregtare”, ka thënë Foster.

“Nuk do them që situata do të përshkallëzohet plotësisht, por nëse vendosen tarifa 10-20 për qind në mallrat e Evropës, pres që BE-ja të kundërpërgjigjet njëjtë”.

Administrata Trump është në avantazh në krahasim me Brukselin për shkak të ekonomisë së fuqishme, ndonëse situata edhe mund të përkeqësohet nëse BE-ja vlerëson se politikat tregtare amerikane janë përçmuese. Nëse ndodh diçka e tillë, Foster beson se industritë evropiane dhe përkrahësit e tyre politikë mund të çojnë përpara “patriotizëm ekonomik”.

“Shikojeni se çfarë ka ndodhur në Kanada”, ka thënë ai.

“Një qasje agresive e një shteti që ndihet i sulmuar ekonomikisht, prej një shteti më të fuqishëm”.

“Patriotizmi ekonomik është emocion që del përtej partive”, ka thënë Foster, duke shtuar se prandaj mund të ndodhë që “popullata e Evropës mund t’i lë anash dallimet dhe të bashkohet dhe t’i mbrojë interesat e veta kundër Shteteve të Bashkuara, apo ndonjë shteti që mund ta ngacmojë”.

BE-ja e ka një qasje më agresive për rregullim të kompanive teknologjike sikurse Google dhe Apple. Vitin e kaluar është fuqizuar Akti për Tregjet Digjitale, duke shpallur gjashtë gjigantë teknologjikë si krijues monopolesh, dhe u ka kërkuar që të veprojnë në përputhje me rregulloret strikte. Pesë nga gjashtë prej tyre janë amerikane dhe njëra kineze – kompania amë e TikTokut.

Ndërkohë, shefat ekzekutivë të kompanive të mëdha amerikane – përfshirë Elon Musk si shef i kompanuve Tesla dhe X – e kanë përkrahur fort kthimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Në përgjithësi, këto kompani i kanë anashkaluar rregulloret e BE-së.

Në një samit për inteligjencë artificiale të mbajtur këtë javë në Paris, në të cilin kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë amerikanë dhe evropianë, si dhe shefa të kompanive të mëdha teknologjike, nënpresidenti amerikane J.D.Vance, e ka kritikuar BE-në dhe përpjekjet e saj për të rregulluar sektorin e teknologjisë.

“Ne besojmë se rregullimi i tepërt i sektorit të inteligjencës artificiale mund të shkatërrojë industrinë transformative”, ka thënë Vance.

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje që të inkurajojmë rritje pragmatike dhe politika për inteligjencën artificiale”.

“Mendoj që për shumë evropianë teknologjia shihet si kërcënim ekzistencial, si për kompanitë ashtu edhe për ekonomitë e tyre, për aftësinë e Evropës që të jetë konkurrente me teknologjinë e vet, por edhe si kërcënim për demokracinë evropiane”, ka thënë Foster.

“Nuk ka të bëjë vetëm me dezinformimin që e dimë se ekziston online, por edhe me faktin që këto kompani janë jashtë territorit të Evropës”, ka thënë ai.

“Kështu që nuk e di nëse kërkesat që po shtyhen përpara prej administratës Trump do të jenë të kënaqshme për liderët evropianë”.

Ekziston edhe një pikëpyetje, nëse politika konservatore e Trumpit do t’i forcojë marrëdhëniet me liderët sikurse kryeministri hungarez, Viktor Orban apo kryeministri sllovak, Robert Fico, të cilët njihen për mesazhet populiste, të përcjella me politikë konservatore, me një qëllim të vetme: fitores në zgjedhje.

“Çfarë vërejmë tek Orbani dhe Fico është që agjendat e tyre janë goxha anti-amerikane dhe përmes tyre tentojnë të forcojnë pozicionin e armiqve të SHBA-së në rajon, sikurse të Rusisë apo Kinës”, ka thënë Rohaq.

“Megjithatë, ata duket se e kanë të përbashkët këtë ngrohtësinë për administratën aktuale, e cila çon përpara agjendën ‘Amerika e Para’”.

Orbani, i cili është në telashe me BE-në për shkak të bindjeve të tij, e ka konsoliduar pushtetin me konceptin “demokracia joliberale”, duke dëmtuar pavarësinë e mediave dhe të gjykatave, dhe duke e bërë partinë e tij Fidesz, dominuese në shtet.

Nuk është sekret as entuziazmi i tij për Trumpin dhe aktivistët konservatorë në Shtetet e Bashkuara. Në ditën e zgjedhjeve në SHBA, kur Trump e ka mposhtur kundërshtaren e tij demokrate, Kamala Harris, lideri hungarez ka thënë ‘Ne fituam’, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Orbani “ndihet i shfajësuar dhe vetëm sa po e forcon pozicionin e tij prej ‘euroskeptiku’ dhe qasjen e tij joliberale”, ka thënë Zsuzsanna Vegh, prej Fondit Marshall të Shteteve të Bashkuara, me bazë në Berlin.

Ajo ka thënë në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë se Orbani tani ndihet se ka më shumë autoritet për t’i shtypur grupet opozitare dhe kritikët qeveritarë.

“Narrativa qeveritare është sulmi ndaj mediave të pavarura dhe organizatave joqeveritare në Hungari. Ky sinjal pritet të ndiqet prej zyrtarëve tjerë që mendojnë njëjtë brenda BE-së, dhe Robert Fico veçse i ka hyrë rrugës së njëjtë”, ka thënë ajo.

Fico është figurë më ndryshe prej Orbanit, ka thënë Grigorij Meseznikov, analist politik sllovak në Bratislavë. Sipas tij, Fico nuk mund të kategorizohet lehtë si politikan i krahut të djathtë.

“Është e vërtetë që ai duke çuar përpara ide shumë të ngjashme me të djathtës ekstreme, por nuk është lloji i politikanit të ekstremit të djathtë. Ai ende çon përpara narrativë pro-rusë. Ai është pro-rus dhe është kundër Amerikës, që është goxha paradoksale”, ka thënë Meseznikov.

“Në përgjithësi, ai ka qasje pozitive ndaj Trumpit. Mendoj që e ka mirëpritur fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, pavarësisht bindjeve të tij kundër Amerikës”, ka thënë ai.

Javën e kaluar, Fico e ka publikuar një letër të hapur për Elon Muskun, i cili ka bërë përpjekje për të mbyllur Agjencinë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), që të ndajë me të informacione për “organizatat joqeveritare, mediat dhe gazetarët individuale” që kanë pranuar para prej USAID-it.

Meseznikov e ka quajtur letrën “shaka”, meqë, sipas tij, USAID-i ka pasur prezencë minimale në Sllovaki që disa vjet.

“Unë pres që Shtëpia e Bardhë e Trumpit të bëjë më të mirën që t’i rrisë popullistët e krahut të djathtë në Evropë, jo vetëm ata që janë në pushtet, sikurse Orban dhe Fico, por edhe të tjerë”, ka thënë Bond, duke përmendur si shembull partinë gjermane, Alternativa për Gjermaninë, apo Marshin Kombëtar të Francës./ REL

shtepia e bardhe trump be

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet