LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Shkupi dhe Tirana në prag të hapjes së negociatave me BE-në

Një delegacion i Qeverisë maqedonase i udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, të hënën, ka udhëtuar për në Bruksel, për të marrë pjesë në këtë akt, pas 17 vjetësh pritjeje, pasi vendi zyrtarisht është kandidat për anëtarësim të plotë në BE që nga viti 2005.

18 Korrik 2022, 17:04 Nga k.m.
Analiza e REL: Shkupi dhe Tirana në prag të hapjes së negociatave
Foto ilustruese

Maqedonia e Veriut, të martën, më 19 korrik, do të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian (BE). Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borell, i cili konfirmoi datën e hapjes së negociatave të anëtarësimit, tha se ky është një "moment historik".

“Ky është një lajm i mirë. Nuk kemi shumë lajme të mira, por shpresoj se kjo do të forcojë angazhimin tonë në Ballkanin (Perëndimor)”, u tha gazetarëve Josep Borell më 18 korrik.

Një delegacion i Qeverisë maqedonase i udhëhequr nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, të hënën, ka udhëtuar për në Bruksel, për të marrë pjesë në këtë akt, pas 17 vjetësh pritjeje, pasi vendi zyrtarisht është kandidat për anëtarësim të plotë në BE që nga viti 2005.

Procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, fillimisht ishte bllokuar nga Greqia, e cila kontestonte emrin e shtetit. Marrëveshja me Athinën për ndryshimin e emrit, Maqedoni në Maqedoni të Veriut, u arrit më 17 qershor 2018.

Por, me këtë marrëveshje nuk u zhbllokua integrimi evropian i këtij vendi pasi Franca bllokoi procesin me kërkesën për ndryshimin e metodologjisë së anëtarësimit për të gjitha vendet që i përkasin zgjerimit të BE-së. Bullgaria fqinje ishte pengesa e radhës, e cila në nëntor 2020 vendosi veton ndaj Shkupit, duke kërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të hapura, që kanë të bëjnë kryesisht me gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase.

Mbajtja e konferencës së parë pason miratimin e dokumentit të njohur si “Propozimi francez”, që çoi në heqjen e vetos bullgare, por Sofja mban të drejtën e bllokimit të procesit në fazat e mëtejme, nëse pala maqedonase nuk i përmbahet propozimit apo një protokolli që dy vendet e nënshkruan të dielën në Sofje.

Hapja e bisedimeve të martën në Bruksel është “simbolike”, pasi bisedimet reale apo ato për kapitujt e BE-së do të nisin vetëm pasi Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën e saj për përfshirjen në të të bullgarëve, si të barabartë me popujt e tjerë.

Këtë e tha edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, pas nënshkrimit të protokollit me ministren e Jashtme bullgare në detyrë, Teodora Gençovska.

“Konferenca e dytë është e kushtëzuar me ndryshimet kushtetuese. Lidhur me këtë ka pasur spekulime të ndryshme, të pavërteta për të futur huti në opinion. Kjo është ajo që kanë bërë edhe vende tjera, p.sh. si Kroacia, e cila në Kushtetutën e saj ka përfshirë të gjitha entitetet që jetojnë në këtë shtet”, ka deklaruar Osmani.

Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska, ka thënë se tani pas heqjes së vetos, varet nga Maqedonia e Veriut se me çfarë shpejtësie do të ecë në rrugën drejt BE-së.

“Ju e dini se Bullgaria është shtet që fuqishëm mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë... Por, tani varet nga Maqedonia e Veriut nëse do të ecë shpejt apo ngadalë, nëse do t’i miratojë për dy muaj apo dy e tre vjet ndryshimet kushtetuese”, ka deklaruar Gençovska.

Protokolli, gjithashtu, parasheh zgjidhjen e kontesteve historike për çka janë angazhuar komisione nga të dyja vendet, por pa afate se kur duhet ta kryejnë punën.

Ekspertët duhet të gjejnë zgjidhje për përmbajtjen e teksteve shkollore dhe të kaluarën historike pasi shumë ngjarje nga e kaluara dhe shumë figura historike shënohen në të dyja vendet. Protokolli është një dokument prej 20 faqesh që parasheh edhe shumë fusha të tjera të bashkëpunimit, përfshirë edhe bashkëpunimin për të luftuar gjuhën e urrejtjes. Shkupi detyrohet t’i heqë të gjitha mbishkrimet dhe të luftojë me ngulm gjithçka që është anti-bullgare.

Opozita maqedonase, ndërkohë, mbetet në qëndrimin se Maqedonia e Veriut të martën nuk fillon bisedimet e anëtarësimit.

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka thënë të hënën se “bisedimet reale do të nisin kur të ndryshohet Kushtetuta”, por kjo, sipas tij, nuk do të ndodhë pasi 44 deputetët e partisë së tij nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

“Ai protokoll praktikisht i hapi dyert e negociatave për Shqipërinë, i mbylli edhe më shumë për Maqedoninë, sepse siç thotë edhe vetë Gençovska (ministrja e Jashtme e Bullgarisë), konferenca e vërtetë ndërqeveritare do të bëhet menjëherë pas ndryshimeve në Kushtetutë dhe kjo nuk do të ndodhë. Këtë e garanton VMRO DPMNE-ja, sepse Qeveria nuk i ka dy të tretat në Parlament”, ka deklaruar Mickoski.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e organizimit edhe të një referendumi kundër propozimit francez dhe protokollit me Bullgarinë. Por, Qeveria maqedonase beson se “bllokadat e VMRO DPMNE-së nuk do të kalojnë”, e që, sipas saj, u dëshmua me mbështetjen gjithnjë e më të ulët pati opozita nga qytetarët në protesta.

Sipas partive në pushtet, Maqedonia e Veriut “nuk ka alternativë tjetër pos integrimit në BE”, ndërsa është e bindur se marrëveshja e arritur me Bullgarinë nuk cenon çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin maqedonas. Në të njëjtën kohë me Maqedoninë e Veriut, edhe Shqipëria, pritet të nisë negociatat për anëtarësim në BE. Shqipëria ishte futur në një bllok me Maqedoninë e Veriut sa i përket nisjes së negociatave, dhe vetoja bullgare e vendosur ndaj Shkupit, bllokoi edhe rrugën e Tiranës drejt bllokut evropian.

Më 16 korrik, në ditën kur Shkupi miratoi propozimin francez, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se shteti i tij kishte mbetur peng për shkak të mosmarrëveshjeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund”, deklaroi Rama.

Shqipëria mori statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në BE më 2014./REL

negociatat me be 2022

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet