LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Pse Rusia vazhdon të rrisë numrin e diplomatëve në Serbi?

Në fillim të marsit, misioni i Rusisë në Serbi kishte 62 diplomatë, ndërkaq më 31 mars ishin 64 të tillë.

5 Prill 2023, 12:38 Nga k.m.
Analiza e REL: Pse Rusia vazhdon të rrisë numrin e diplomatëve
Foto ilustruese

Rusia vazhdoi të rrisë numrin e diplomatëve të saj në Serbi, vendi i rrallë evropian që nuk vendosi sanksione ndaj Kremlinit dhe një nga të paktët në Evropë që nuk kërkoi reduktim të fushëveprimit të misionit rus pas pushtimit të Ukrainës. Lista diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme tregon se dy diplomatë të tjerë rusë kanë mbërritur në Serbi gjatë muajit mars.

Në fillim të marsit, misioni i Rusisë në Serbi kishte 62 diplomatë, ndërkaq më 31 mars ishin 64 të tillë.

Në fillim të marsit, Radio Evropa e Lirë (REL) njoftoi se Rusia, një vit pas pushtimit në Ukrainë, kishte rritur praninë e saj diplomatike në Serbi, pas valës së dëbimeve të diplomatëve nga BE-ja vitin e kaluar.

Me dy ardhjet e reja në mars, numri i diplomatëve rusë në Serbi, që nga shkurti i vitit të kaluar, ka shënuar dhjetë më shumë.

Hulumtimi, në fillim të marsit, tregoi gjithashtu se të paktën tre diplomatë të dëbuar, tani janë përfaqësues të akredituar rusë në Serbi, duke përfshirë dy prej tyre që kanë lidhje me shërbimet e inteligjencës ruse. Sipas listës së fundit të publikuar nga Ministria e Jashtme, nga 31 marsi, ata ende janë të pranishëm në misionin rus në Beograd. Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it lidhur me ngritjen e re të numrit të diplomatëve.

Pyetjeve nuk u janë përgjigjur as Qeveria e Serbisë dhe as Ambasada ruse në Serbi.

Nikolla Lluniç, ish-diplomat ushtarak i Serbisë, i cili tani kryeson Këshillin joqeveritar për Politikat Strategjike me qendër në Beograd, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se injorimi i rritjes së numrit të diplomatëve rusë, sigurisht që do të shkaktojë mosbesim në vendet në rajon dhe në Evropë.

“Por, edhe do të rrisë rrezikun e sigurisë, gjë që Serbisë nuk i nevojitet në këtë moment”, shtoi Lluniç.

Gjatë muajit mars, siç shihet nga lista diplomatike që evidentohet nga Serbia, janë akredituar dy atashetë e rinj në ambasadën ruse, Vladimir Surov dhe Roman Shelkovskiy.

Ambasada ruse dhe autoritetet në Serbi nuk iu përgjigjën pyetjes së REL-it për punët e mëparshme të Surovit dhe Shelkovskiyt. Nga të dhënat e qasshme publike, mund të shihet se Vladimir Surov ishte pjesë e misionit të përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara në vitin 2006 dhe 2009.

*Emri i Surovit ishte gjithashtu në listën e misionit rus në Kopenhagë, në vitin 2015.

Emri i Roman Shelkovskiyt ishte i renditur në listën diplomatike të Italisë, në vitin 2021, por në mars të vitit 2022 nuk ishte më aty. Në prill të vitit 2022, Italia dëboi 30 diplomatë rusë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Nuk dihet saktësisht se kur Shelkovskiy u largua nga Italia apo vendndodhja e tij para se të mbërrinte në Serbi.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, qindra diplomatë rusë u dëbuan nga vendet evropiane ose u futën në “listë të zezë”.

Radio Evropa e Lirë ka vërtetuar më herët se të paktën një diplomat rus i dëbuar, i lidhur me njësinë e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) dhe i akuzuar për sulme kibernetike që synonin sektorin e energjisë amerikane, është dërguar në Beograd, ndërsa një tjetër është i lidhur me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme Ruse.

Disa vende i dëbuan diplomatët rusë edhe para pushtimit të Ukrainës.
Në mars të vitit 2018, Mbretëria e Bashkuar dëboi 23 diplomatë rusë, si përgjigje për sulmin me agjent nervor ndaj ish-agjentit rus Sergei Skripal.

Kryeministrja e asaj kohe, Theresa May, tha për diplomatët rusë të dëbuar se ishin spiunë që vepronin nën mbrojtjen diplomatike.

Yulia Skripal dhe babai i saj Sergei, një ish-agjent rus dhe britanik, për disa javë ishin në gjendje kritike në spital, pasi u helmuan me agjentin nervor Novichok, në mars të vitit 2018.

Diplomatët rusë, në disa raste, gjithashtu u dëbuan edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nikolla Lluniç shpjegon se, në përputhje me detyrimet nga Konventa e Vjenës, Serbia nuk është e obliguar të pranojë diplomatët rusë të dëbuar nga Perëndimi.

“Ministria kompetente mundet në çdo kohë dhe pa asnjë detyrim për shpjegim, ta informojë misionin rus se një anëtar i caktuar i misionit diplomatik është i papranueshëm, pra i padëshirueshëm”, thotë Lluniç.

“Mungesa e reagimit mund të interpretohet lehtësisht në Perëndim si mbështetje diplomatike dhe inteligjente nga Beogradi, për aktivitetet hibride ruse në rajon”, thekson Lluniç në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Sanksionet, varësia nga energjia, aferat e spiunazhit
Serbia aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ndërkohë që autoritetet përpiqen të mbajnë marrëdhënie të mira me Rusinë.

Beogradi zyrtar refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht kërkesave nga zyrtarët e shumtë nga Perëndimi.

Kremlini zyrtar mbështet Serbinë në bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Ndërkaq, Serbia është ende e varur nga gazi rus.

Në komentin e tij për REL-in, Nikolla Lluniç vlerëson gjithashtu se nëse Rusia përmirëson aftësitë e saj të inteligjencës në misionin diplomatik në Beograd, kjo do ta distancojë Serbinë edhe nga BE-ja, por edhe nga NATO-ja, në të cilën Serbia nuk e aspiron anëtarësimin tash për tash.

“Nuk duhet të habitemi nëse ata përdorin në mënyrë makiaveliste të gjitha mjetet për të arritur qëllimet e tyre (ruse)”, shtoi Lluniç.

Ai, po ashtu, tha se për shërbimet serbe të sigurisë, prioritet duhet të jetë që misionet diplomatike të të gjitha vendeve në Beograd të jenë të sigurta.

Ambasada ruse në Beograd ka qenë e përfshirë edhe më parë në një aferë spiunazhi. Në nëntor të vitit 2019, Qeveria e Serbisë njoftoi se kishte zbuluar një rrjet të spiunazhit rus të lidhur me ambasadën, gjë që e shtyri presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të thërriste ambasadorin rus për të biseduar.

Vuçiq, megjithatë, më vonë e minimizoi intensitetin e incidentit. Duke iu drejtuar mediave, asokohe ai tha se Serbia nuk do ta ndryshojë politikën ndaj Rusisë dhe se e sheh atë si një vend mik.

Vuçiç më pas tha se autoritetet në Serbi do ta “mbrojnë dhe ruajnë” vendin në aspektin e inteligjencës./REL

rusia serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet