LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Pse për Putinin ka rëndësi që atletët rusë të garojnë jashtë shtetit?

Në këto tentime përfshihet edhe programi i dopingut, që u ka kushtuar disa atletëve rusë me përjashtim prej garave. Kampionati i tenisit Wimbledon, i ka hequr ndalesat për lojtarët rusë dhe bjellorusë, për aq kohë sa ata nuk mbështesin qeveritë apo liderët e shteteve të tyre. Një vendim i tillë është marrë pavarësisht thirrjeve të sportistes ukrainase, Elina Svitolina, që rusët dhe bjellorusët të përjashtohen derisa “ukrainasit e pafajshëm të vazhdojnë të vriten”.

26 Prill 2023, 09:03 Nga DOSJA
Analiza e REL: Pse për Putinin ka rëndësi që atletët
Vladimir Putin

RUSI- Derisa lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e dytë, atletët rusë janë duke shpresuar që do të kthehen sërish në fushat e sportit. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rekomanduar që garuesit nga Rusia dhe Bjellorusia të marrin pjesë si neutralë në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Ky vendim është kritikuar nga Ukraina, e cila ka folur hapur kundër pjesëmarrjes së sportistëve rusë në gara. Sikurse edhe shtetet tjera, Rusia i ka shfrytëzuar garat ndërkombëtare për të shpërfaqur fuqinë e atletëve të saj. Mirëpo çfarë e bën Rusinë të pazakonshme në këtë temë lidhet me nivelin e përfshirjes qeveritare dhe ushtarake për të prodhuar atletë që ftojnë çmime ndërkombëtare.

Në këto tentime përfshihet edhe programi i dopingut, që u ka kushtuar disa atletëve rusë me përjashtim prej garave. Kampionati i tenisit Wimbledon, i ka hequr ndalesat për lojtarët rusë dhe bjellorusë, për aq kohë sa ata nuk mbështesin qeveritë apo liderët e shteteve të tyre. Një vendim i tillë është marrë pavarësisht thirrjeve të sportistes ukrainase, Elina Svitolina, që rusët dhe bjellorusët të përjashtohen derisa “ukrainasit e pafajshëm të vazhdojnë të vriten”.

Ministria ruse e Mbrojtjes është përfshirë, me dekada, në programe të trajnimit të sportistëve, ashtu që ata të arrijnë sukses të jashtëzakonshëm. Programi më i njohur ushtarak në Rusi njihet si Klubi Qendror i Sporteve të Ushtrisë. Në atë program janë të punësuar qindra trajnerë dhe besohet se në të trajnohen mbi 10.000 atletë. Klubi – që së shpejti mbush 100 vjet – ka qenë aq i suksesshëm, saqë anëtarët e saj kanë arritur të fitojnë shumicën e medaljeve në garat e fundit olimpike verore, të mbajtura në Tokio më 2021.

Në ato gara, atletët rusë kanë garuar në kuadër të ekipit ROC (Komiteti olimpik rus), pasi ekipi kombëtar ka pasur ndalesë, për shkak të pretendimeve për doping të sponsoruar shtetëror. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, është takuar me atletët ushtarakë në një ceremoni, pas garës, për t’iu dhënë atyre çmime, dhe u ka thënë që të nisin menjëherë përgatitjet për Olimpiadën e radhës.

“Nuk ka kohë për të humbur, duhet të nisni punën”, u ka thënë ai atletëve.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi, në mënyrë që ju të jeni të përgatitur për garat e radhës”.

Një tjetër program i njohur i sportit, i lidhur me ushtrinë ruse, është DOSAAF (Shoqata vullnetare për Asistim në Ushtri, Aviacion dhe Flotë), e cila daton prej viteve 1920. Ministria e Mbrojtjes është e përfshirë në financim dhe udhëheqje të kësaj shoqate, e cila drejtohet nga një gjeneral. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përshkruar atë si “shkollë të vërtetë të guximtarëve”, të cilët kanë ndihmuar në trajnim të shumë komandantëve ushtarakë, kozmonautëve dhe pilotëve.

Kjo shoqatë ka prodhuar edhe disa medalistë olimpikë, përfshirë Vitalina Batsarashkinan, atleten e parë ruse që ka fituar medalje të artë në Olimpiadën e Tokios. Ajo është trajnuar në Klubin për teknika ushtarake dhe praktike të sporteve, në qytetin e Omskut, në Siberi. Duke festuar medaljen e artë, DOSAAF e ka quajtur fitoren “formën më të lartë të patriotizmit”.

Uria e Qeverisë ruse për fitore në sport ndoshta dëshmohet më së miri nga programi i dopingut. Ky program është zbuluar në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2014, që janë mbajtur në Soçi, në të cilat Rusia e ka kryesuar listën e medalistëve.

Në nëntor të atij viti, në hetimet e kryera nga Agjencia Botërore kundër-Dopingut, Rusia është akuzuar për “mashtrime të mëdha”. Agjencia ka thënë se ka gjetur dëshmi të “ndërhyrjes direkte të shtetit rus” në operacionet laboratorike, ku janë marrë mostrat e atletëve.

Më 2016, një tjetër raport i kësaj agjencie, ka nxjerrë në pah që më shumë se 1.000 rusë – përfshirë medalistët olimpikë – kanë përfituar nga programi i sponsoruar shtetëror për doping, në periudhën 2011-2015. Pas këtyre zbulimeve, Rusia është përjashtuar nga garat ndërkombëtare.

Moska e ka mohuar se udhëheq sistem të dopingut për atletë, dhe presidenti Putin vetëm ka thënë se “sistemi i kontrollit të dopingut në Rusi, nuk ka funksionuar”. Por pse është kaq e rëndësishme për shtetin rus që të korrë fitore në arenën sportive?

Gazeta e famshme Vedomosti, ka argumentuar se Qeveria ruse dëshiron të përdorë fitoret e atletëve, për të mbajtur rusët të kënaqur dhe të bashkuar, kur gjërat nuk ecin mirë në fushat tjera.

“Neve na duhen fitore si rrugë drejt patriotizmit me doza dopingu”, ka thënë gazeta.

“Fitoret janë pjesë e politikës shtetërore”.

Mirëpo kjo politikë ka rënë në ujë, pasi program shtetëror i dopingut është vënë në pah, dhe Rusisë i është vënë ndalesë në garat ndërkombëtare. Rusia është përjashtuar më vonë nga garat, edhe për shkak të sanksioneve që i ka vënë Perëndimi për luftën e Moskës të nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Sipas Vyacheslav Fetisov, ish-lojtar i famshëm i hokejit, kampion i dyfishtë olimpik, dhe tani pjesëtar i partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar: “Ne jemi vendi më i turpëruar në historinë e sportit ndërkombëtar”.

Marrë nga REL

vladimir putin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet