LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Pse është i rëndësishëm regjistrimi i popullsisë në Kosovë?

Procesi, që realizohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj. Të gjithë janë të obliguar t’i përgjigjen pothuajse secilës pyetje, sepse, në të kundërtën, mund të gjobiten – individët me nga 30 deri në 2.000 euro, kurse bizneset deri në 20.000 euro.

12 Prill 2024, 07:42 Nga N.F
Analiza e REL: Pse është i rëndësishëm regjistrimi i
Foto ilustruese

KOSOVË- Regjistrimi i popullsisë në Kosovë ka nisur më 5 prill dhe nuk janë të paktë ata që kanë pikëpyetje për procesin. Pse është i rëndësishëm, si do të ruhen të dhënat, si do të mund të përdoren? Përgjigjet i gjeni në këtë material.

“A ishin te ti për regjistrim?”, “sa zgjati procedura?”, “çfarë pyetjesh patën?” – këto janë vetëm disa prej copëzave të muhabeteve që po bëhen ditëve të fundit në lidhje me regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në Kosovë.

Procesi, që realizohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj. Të gjithë janë të obliguar t’i përgjigjen pothuajse secilës pyetje, sepse, në të kundërtën, mund të gjobiten – individët me nga 30 deri në 2.000 euro, kurse bizneset deri në 20.000 euro.

Shteti dhe individët përfitojnë prej regjistrimit, në disa aspekte: Përmes regjistrimit, shteti e ka parasysh shtrirjen e popullatës nëpër komuna dhe vendbanime. Kështu ka thënë Bekim Salihu, nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP në Prishtinë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

“Komunat marrin buxhet edhe nga Qeveria, përveç të hyrave vetjake, dhe njëra prej formave se si ndahet buxheti nëpër komuna është formula bazuar në numrin e popullsisë. Nëse një komunë del që ka rënie të madhe të popullsisë, padyshim që ajo do të reflektohet që nga viti i ardhshëm në buxhetin e asaj komune”.

Nga ndarjet buxhetore, më pas, reflektohen investimet kapitale dhe kapaciteti i një komune për t’i kryer punët e parapara. Gjendja reale mbi lëvizjet brenda shtetit mund të jetë efektive për qytetarët edhe në krijimin e një ideje mbi mundësitë që kanë para vetes.

“Këto janë lëvizje kryesisht të natyrës ekonomike. Kjo mund të tregojë për një individ se cili vend është më i përshtatshëm për të lëvizur, nëse dëshiron të ketë një punë të caktuar, ose një të ardhme të caktuar brenda një profesioni të caktuar”, ka thënë Arian Lumezi prej Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Prishtinë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Sipas Lumezit, që nga regjistrimi i fundit i popullsisë, më 2011, kanë ndodhur shumë ndryshime – pandemia e koronavirusit, pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë, liberalizimi i vizave – andaj është e domosdoshme një pasqyrë më e mirë e trendëve ekonomikë.

Lumezi ka thënë se të dhënat e reja do të tregojnë më shumë edhe për standardin e jetës në Kosovë: “Ka një paqartësi se çfarë quajmë rritje të pagës, raporti me inflacionin, rritjen e çmimeve e të tjera”. Ai beson se, për qytetarët, është shumë e rëndësishme të kuptohet nëse ka pasur inflacion të mirëfilltë apo të manipulueshëm, me qëllim të rritjes së çmimeve.

Hulumtuesit besojnë se është shumë e rëndësishme që të kuptohet më shumë për gjendjen e minoriteteve në Kosovë. Sipas regjistrimit të fundit, më 2011, 91 për qind e banorëve të Kosovës janë shqiptarë, 3.4 për qind janë serbë, ndërsa 5.6 përqindëshi tjetër përbëhet nga boshnjakët, goranët, turqit, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – u ka bërë thirrje serbëve të mos marrin pjesë në regjistrimin e sivjetmë të popullsisë në Kosovë, sikurse më 2011. Salihu dhe Lumezi besojnë se regjistrimi do të ndihmonte në nxjerrjen e një pasqyreje të qartë dhe të kontekstit në të cilin jetojnë minoritetet në Kosovë, në veçanti serbët në pjesën veriore.

“Qarkullojnë fjalë që në veri jetohet shumë më mirë sesa në pjesët tjera të Kosovës, sepse atje njerëzit nuk kanë paguar rrymë. Këto gjëra, në përgjithësi, nuk qëndrojnë, pasi, nëse shkon vetë, e sheh që jeta nuk është ashtu si paraqitet, dhe nuk lidhet gjithçka me të ardhurat apo pensionet”, ka thënë Lumezi.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është rreth 1.8 milion, prej të cilëve rreth 25.000 janë serbë. Megjithatë, sipas vlerësimeve të organizatave joqeveritare serbe në Kosovë, në këtë vend jetojnë rreth 100.000 pjesëtarë të komunitetit serb. Për herë të parë, në kuadër të regjistrimit, është përfshirë edhe një formular për regjistrimin e dëmeve që u janë shkaktuar ekonomive familjare gjatë luftës.

Salihu, ndonëse e mirëpret nismën, beson se do të ishte më mirë që “kjo të bëhej më 2011, për shkak që po ndryshojnë gjeneratat, e kujtesa dhe shumë gjëra mund të harrohen”. Autoritetet, në të kaluarën, kanë thënë se vlera e dëmeve ekonomike që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës në luftën e viteve 1998-‘99 është rreth 22 miliardë euro, mirëpo të dhëna publike nuk ekzistojnë.

Përveç autoriteteve shtetërore, një pjesë të të dhënave do të mund t’i përdorin edhe hulumtuesit, mediat, akademia, e organizatat joqeveritare dhe ato ndërkombëtare, për përpilim të raporteve të ndryshme. ASK-ja ka paralajmëruar që rezultatet preliminare të regjistrimit do t’i publikojë brenda tre muajve.

Të gjitha informacionet që japin qytetarët janë të fshehta dhe është shumë e rëndësishme që informacionet të jepen të sakta. Si Salihu, ashtu edhe Lumezi, besojnë se autoritetet nuk kanë bërë mjaftueshëm për vetëdijesimin e popullsisë për rëndësinë e këtij procesi, prandaj disa qytetarë kanë dilema rreth regjistrimit.

“Këto të dhëna nuk mblidhen për qëllime të tatimit, por bëhen me qëllim të studimit... nuk do të thuhet, shembull, Bekimi i ka 10 prona, por thuhet se Prishtina i ka 10 prona. Merret tërësia dhe jo veçantia”, ka shpjeguar Salihu.

ASK-ja ka thënë se regjistrimin po e zhvillon në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, dhe se një ekip i Brukselit do ta vëzhgojë procesin, ndërsa në fund edhe do ta vlerësojë atë. 

Marrë nga REL

 

regjistrim popullsi kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet