LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Pa sukses në fushëbetejë, ndihmat për Ukrainën mund të vihen në rrezik

Në vijat e frontit në Ukrainë nuk ka pasur shumë lëvizje prej se forcat e vendit kanë çliruar qytetin e Hersonit nga ushtria pushtuese ruse, nëntorin e kaluar.

7 Maj 2023, 17:34 Nga a.l
Analiza e REL: Pa sukses në fushëbetejë, ndihmat për
Forcat ukrainase

UKRAINË-  Në vijat e frontit në Ukrainë nuk ka pasur shumë lëvizje prej se forcat e vendit kanë çliruar qytetin e Hersonit nga ushtria pushtuese ruse, nëntorin e kaluar. Por, presidenti Volodymyr Zelenskyy ka thënë se ushtria e tij është tani gati të nisë një kundërofensivë të re. Ai nuk ka specifikuar se kur, por ka thënë se nuk mund të zvarritet pafundësisht.

Ne jemi të aftë t’i japim fund kësaj lufte. Por, jo gjithçka do të ndodhë menjëherë – nesër. Na duhet kohë për t’u stërvitur, por e dimë se si ta bëjmë më shpejt”, ka thënë Zelenskyy.

Ushtria ukrainase është duke trajnuar dhjetëra mijëra trupa të reja – disa prej tyre në kampe në SHBA dhe në vende të ndryshme të Evropës – që pritet të marrin pjesë në ofensivën e pranverës.

Kievi ka marrë, gjithashtu, grumbuj armësh të prodhimit perëndimor, përfshirë tanke Leopard dhe Challenger. Njësitë e tij, të rregullta dhe të parregullta, do të hyjnë në ofensivë me më shumë se 32 miliardë dollarë armë nga arsenalet e SHBA-së – plus miliarda të tjera nga aleatët evropianë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se “mbi 98 për qind” e automjeteve ushtarake që i janë premtuar Ukrainës, janë dorëzuar.

Në total, ne kemi trajnuar dhe pajisur më shumë se nëntë brigada të reja ukrainase. Kjo do ta vendosë Ukrainën në një pozicion të fortë, për të vazhduar rimarrjen e territorit të pushtuar”, ka thënë Stoltenberg.

Rusia ka mbledhur gjithashtu forca që do të përpiqen të thyejnë mbrojtjen ukrainase në rajonin lindor të Donjeckut. Ajo po kryen edhe një fushatë të re rekrutimi, ndërsa ka zgjeruar tashmë linjat e saj mbrojtëse – me fusha të minuara e llogore.

“Thirrja për rekrutim, e cila ka filluar më 1 prill, po zhvillohet sipas planit dhe do të përfundojë më 15 korrik. Deri më tani, 52 mijë qytetarë kanë marrë urdhra dhe më shumë se 50 mijë janë paraqitur në zyrat e regjistrimit ushtarak”, ka thënë udhëheqësi i mobilizimit ushtarak në Rusi, Andrey Biryukov.

Megjithatë, Instituti për Studime të Luftës, me seli në Uashington, e nxjerr Rusinë të dobësuar. Në një hulumtim që ka publikuar më 23 prill thuhet se “ka shumë gjasa” që “shumica e elementëve rusë në Ukrainë të jenë nën kapacitetet e plota, për shkak të humbjeve që kanë pësuar gjatë fazave të mëparshme të luftës”.

Rusët kanë probleme të mëdha me mbledhjen e forcave”, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, George Barros, një prej autorëve të hulumtimit.

Kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur mobilizim të pjesshëm shtatorin e kaluar, 700 mijë rusë janë larguar nga vendi, sepse e kanë kuptuar se ushtria ruse ka humbur më shumë pajisje dhe njerëz në Ukrainë brenda një viti, sesa që kanë humbur sovjetikët gjatë një dekade në Afganistan. Pra, është një narrativë shumë e njohur tashmë, se Ukraina është vendi ku të rinjtë dhe të moshuarit rusë shkojnë për të vdekur”, thotë Barros.

Ai shton se një tjetër dallim midis betejave të vitit të kaluar dhe luftimeve sot është se makineria luftarake ruse është, po ashtu, e dobësuar. Nga 20-30 mijë predha në ditë, sa ka hedhur verën e kaluar, ajo sot gjuan rreth 10 mijë. Mark Cancian, kolonel i pensionuar i ushtrisë amerikane, pajtohet, por shton se nuk duhet minuar kapacitetet e ushtrisë ruse.

Shumë prej trupave ruse nuk janë të trajnuara mirë dhe nuk janë të motivuara mirë. Megjithatë, duhet qenë i kujdesshëm këtu, sepse rusët janë ende në fushëbetejë, kanë luftuar tash e 14 muaj dhe nuk duket se do të dorëzohen”, thotë Cancian për Exposenë.

Se ku edhe kur do të nisë kundërofensiva, autoritetet në Kiev e mbajnë sekret. Cancian thotë se ajo mund të nisë në Zaporizhja – njërin prej katër rajoneve ukrainase, të cilin presidenti rus, Vladimir Putin, e ka shpallur të aneksuar në shtator të vitit 2022.

Sipas tij, shtyrja e mëtejshme e ofensivës mund t’i japë Rusisë kohë për t’u konsoliduar dhe për t’i forcuar më shumë pozicionet e saj.

“[Ukrainasit] janë mjaft gati. Kanë marrë shumë pajisje gjatë 14 muajve të fundit. Kanë bërë trajnime në Evropë, trajnime bazë, trajnime në njësi dhe sigurisht trajnime për pajisjet. Por, ushtritë nuk janë kurrë aq të gatshme sa duan të jenë. Gjithmonë kërkohen më shumë pajisje, më shumë trajnime. Pra, është ajo ndjenja se nuk janë gati, se nuk do të jenë kurrë plotësisht gati. Por, duhet ta keni parasysh se kjo është një garë me rusët, se rusët po përgatiten gjithashtu. Po forcohen, po bëjnë përgatitjet e tyre. Pra, pritja ka shumë rrezik”, thotë Cancian.

Ukraina është nën presion në rritje për të treguar rezultate në fushëbetejë, pasi disa mbështetës të saj perëndimorë kanë nisur të tregojnë shenja mosdurimi. Franca, për shembull, përmend vazhdimisht një lloj armëpushimi ose negociata të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Në Britani, udhëheqësi i grupit parlamentar për Ukrainën, Robert Seely, ka thënë se nëse luftëtarët ukrainas nuk arrijnë të bëjnë përparim deri në fund të verës, zërat në Perëndim që bëjnë thirrje për një zgjidhje të negociuar, ose që argumentojnë kundër mbështetjes për Ukrainën, do të rriten. Në Shtetet e Bashkuara, sondazhet e opinionit publik tregojnë, po ashtu, zbehje të entuziazmit për armatosjen e Ukrainës.

Cancian, tani në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, thotë se, padyshim, ka lodhje nga lufta. Sipas tij, tani është e rëndësishme që forcat ukrainase të bëjnë përparim në fushëbetejë dhe t’u dëshmojnë aleatëve se janë operacionale.

“Ukrainasit nuk duhet ta fitojnë luftën me këtë ofensivë – do të ishte shumë sikur t’u kërkohej një gjë e tillë – por ata duhet të tregojnë se janë duke bërë përparim. Në Shtetet e Bashkuara dhe në shumë vende të NATO-s ka shumë frikë se kjo do të jetë një luftë e përjetshme, që do të vazhdojë për shumë vite, me shumë gjakderdhje dhe me kosto të larta”, thotë Cancian.

Edhe Mike Ryan, gjeneral i pensionuar i ushtrisë australiane, ka shkruar në një blog online se ukrainasit duhet të dëshmojnë se janë përdorues efektivë të ndihmës ushtarake.

Ukrainasit e dinë se ofensivat që do të vijnë, duhet t’i tregojnë popullit të Perëndimit se Ukraina jo vetëm që ia vlen të mbështetet, por me ndihmën e vazhdueshme ushtarake në vitin 2023 dhe më tej, ajo do ta mposhtë pushtimin rus”, ka shkruar Ryan.

Gazeta New York Times ka shkruar se ofensiva pranverore në Ukrainë do të vijë me “rreziqe të mëdha për të ardhmen e luftës”.

Pa një fitore vendimtare, mbështetja perëndimore për Ukrainën mund të dobësohet dhe Kievi mund të vihet nën presion në rritje, për të hyrë në bisedime serioze të paqes, për t’i dhënë fund ose për ta ngrirë konfliktin”, ka shruar New York Times.

Udhëheqësit ukrainas thonë se duan t’i çlirojnë të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia – përfshirë Krimenë dhe territoret e tjera që janë okupuar nga Moska në vitin 2014 – pavarësisht faktit se shumë zyrtarë amerikanë dhe evropianë i konsiderojnë këto ambicie si joreale.

Synimet e Rusisë në Ukrainë, ndërkaq, janë më të paqarta. Putin kërkon, së paku, të fitojë kontrollin e plotë të rajoneve Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson, të cilat i ka shpallur territore ruse, vjeshtën e kaluar. Moska nuk ka hequr dorë as nga instalimi i një regjimi kukull në Kiev – gjë që ka qenë qëllim fillestar i pushtimit.

Të dyja ushtritë do të futen në ofensivën pranverore me një numër të madh të ushtarëve të vrarë, gjatë vitit të kaluar. Asnjëri prej vendeve nuk jep statistika, por, sipas vlerësimeve perëndimore, të dyja palët kanë qindra mijëra ushtarë të vrarë dhe të plagosur.

Vetëm nga dhjetori, ne vlerësojmë se Rusia ka pësuar më shumë se 100.000 viktima, duke përfshirë mbi 20.000 të vrarë në aksion”, ka thënë këtë javë John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së.

Prej se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar, Perëndimi ka bërë përpjekje që t’i pengojë furnizimet e reja të Rusisë me armë. SHBA-ja dhe BE-ja kanë ndërmarrë një varg sanksionesh kundër saj, si dhe kanë ushtruar presion diplomatik mbi vende të ndryshme, për të refuzuar kërkesat ruse për armë. Por, për nga fuqia ajrore, rusët vazhdojnë të jenë në avantazh kundrejt Ukrainës./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet