LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Moska paralajmëron forcimin e lidhjeve me Republikën Sërpska

Dodik është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

11 Maj 2023, 18:21 Nga a.l
Analiza e REL: Moska paralajmëron forcimin e lidhjeve me Republikën
Vladimir Putin dhe Millorad Dodik

RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka paralajmëruar forcimin e lidhjeve ndërmjet Rusisë dhe Republikës Sërpska, ndërkaq presidenti i këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik, do të shkojë në Moskë, gjatë këtij muaji, për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin. Dodik është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në një intervistë për një stacionin televiziv të afërt me Dodikun, Peskov vëri në dukje pritjet e Moskës se Serbia dhe Republika Sërpska nuk do t’i “dorëzohen presionit perëndimor” për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Zëdhënësi i Putinit tha se Beogradi është aktualisht nën presion më të madh nga Perëndimi për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, sesa janë autoritetet e Republikës Sërpska, të cilat në Bosnjë e Hercegovinë po e bllokojnë vendosjen e sanksioneve.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Serbia nuk ka vendosur asnjë masë kufizuese ndaj Rusisë në përputhje me vendimet e Bashkimit Evropian (BE), gjë që pritet nga vendet kandidate. Brukseli e paralajmëroi Serbinë sërish, më 9 maj, se përparimi në negociatat për anëtarësim do të varet nga harmonizimi me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.

Serbia është nën presion edhe më të madh se Republika Sërpska. Shpresojmë se do të kenë forcë të mjaftueshme për të mos hyjnë në radhën e kësaj rrjedhe kryesore të Perëndimit kolektiv”, tha Peskov në një intervistë për Televizionin Alternativ të Banja Llukës, i cili poashtu është nën sanksionet e SHBA-së.

Intervista u regjistrua në Moskë, ndërkaq prezantuesja e zhvilloi atë në gjuhën ruse. Për lidhjet tradicionale të Rusisë me Serbinë, Peskov tha se Serbia është shtet sovran dhe se Rusia nuk ka asgjë kundër marrëdhënieve të saj me vendet perëndimore. Por, sipas tij, asnjë bashkëpunim me vendet perëndimore apo vendet e tjera nuk duhet të jetë pengesë për vazhdimin e zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Peskov tha se, kur bëhet fjalë për Republikën Sërpska, Rusia “niset nga fakti marrëdhënie do të vazhdojnë të zhvillohen dhe se ato vetëm do të forcohen në të gjitha fushat”.

Ai tha se Moska e di se çfarë është “presioni i jashtëm brenda Bosnjë e Hercegovinës, çfarë është presioni i jashtëm në kudër të mekanizmave ndërkombëtarë, të cilët gjithashtu funksionojnë në përputhje me Marrëveshjen e paqes të Dejtonit”.

“Dhe, natyrisht, në përputhje me mundësitë tona, në radhë të parë ekonomike, ne jemi të gatshëm të mbështesim Republikën Sërpska, në mënyrë që ajo të ketë forcën për të ndjekur vazhdimisht drejtimin e saj, brenda të njëjtit shtet në të cilin ndodhet”, tha Peskov.

Duke folur për statusin e Republikës Sërpska brenda Bosnjë Hercegovinës, Peskov tha se ajo është një nga dy entitetet në atë vend dhe se sipas Marrëveshjes së Dejtonit ajo është krejtësisht e barabartë.

Në janar të vitit 2022, Departamenti amerikan i Thesarit e vendosi Millorad Dodikun në listën e sanksioneve për shkak të aktiviteteve të korrupsionit, përpjekjeve për të rrëzuar Marrëveshjen e Dejtonit dhe rrezikimit të stabilitetit të Bosnjë e Hercegovinës dhe të gjithë rajonit.

Siç u njoftua, sanksione u vendosën edhe ndaj Televizionit Alternativ nga Banja Lluka, për shkak të lidhjes së tij me Dodikun, lider i Partisë së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), e cila është parti udhëheqëse në Republikën Sërpska.

Në një intervistë tjetër të transmetuar në Radiotelevizionin e Republikës Sërpska, në të njëjtën ditë kur intervista me Peskovin u publikua në ATV, Milorad Dodik njoftoi se, më 23 maj, do të takohet në Moskë me Putinin, me të cilin ka biseduar edhe në shtator të vitit të kaluar.

Shefi i Përfaqësisë së Republikës Sërpska në Rusi, Dushko Peroviç, tha se Dodik do të diskutojë me Putinin për vazhdimin e bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik, Marrëveshjen e Dejtonit dhe presionet ndaj Republikës Sërpska.

Këto janë disa gjëra për të cilat Dodik, në një frymë miqësore, dëshiron të informojë Vladimir Putinin, duke qenë se ata kanë pasur komunikim të mirë për një kohë të gjatë”, tha Peroviç për agjencinë Srna.

Ai tha se Dodik, sipas protokollit të vizitës së tij në Rusi, duhet t’ia dorëzojë Putinit Urdhrin e Republikës Sërpska, që iu dha në fillim të këtij viti , në prag të festimit të Ditës së Republikës, më 9 janar. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Banja Llukë, Dodik vuri në dukje se Putin është meritor për zhvillimin dhe konsolidimin e bashkëpunimit, si dhe për marrëdhëniet politike dhe miqësore midis Republikës Sërpska dhe Rusisë.

Ditën kur u publikua intervista me Peskovin, përfaqësuesi i lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, paralajmëroi para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se politika secesioniste në Republikën Sërpska është në rritje./REL

dmitry peskov

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet