LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Lista Serbe hesht për rolin e Radoiçiç në sulmin në Banjskë

Lidhur me këtë pyetje, Radio Evropa e Lirë (REL) nuk ka mundur të marrë përgjigje nga zyrtari i kësaj partie.

28 Shtator 2023, 18:56 Nga I.A
Analiza e REL: Lista Serbe hesht për rolin e Radoiçiç në
Milan Radoiçiç

KOSOVË- Derisa autoritetet e Kosovës çdo ditë prezantojnë prova se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, është përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë, kjo parti - më e madhe e serbëve në Kosovë - nuk është deklaruar. Kjo nuk ka qenë një praktikë e zakonshme deri më tani, sepse kur ndonjë nga zyrtarët kosovarë e ka përmendur Radoiçiç në kontekst negativ, Lista Serbe do të shfaqte qëndrimin në mbrojtje të nënkryetarit të saj.

Lidhur me këtë pyetje, Radio Evropa e Lirë (REL) nuk ka mundur të marrë përgjigje nga zyrtari i kësaj partie. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, dhe zëvendësi i tij, Igor Simiq, nuk përgjigjen në telefon dhe as ndaj mesazheve. As zyrtarët tjerë të kësaj partie, nga komuna të ndryshme me shumicë serbe, nuk ishin të qasshëm.

Në një prononcim për REL-in, Ognjen Gogiq, politolog nga Beogradi, vlerëson se Lista Serbe kësaj radhe nuk është deklaruar, për shkak se “nuk ka çfarë të thotë” dhe se “ende nuk di se si të pozicionohet ndaj tij”.

Autoritetet e Kosovës e cilësuan Millan Radoiçiqin si organizator dhe pjesëmarrës të sulmit ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, më 24 shtator. Një grup personash të armatosur dhe të maskuar, vranë policin Afrim Bunjaku dhe më pas policia vrau tre sulmues të nacionalitetit serb.

Mirëpo, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se Lista Serbe si parti politike nuk mund t’i bartë pasojat e veprimeve të individëve, në qoftë se distancohet prej tyre.

Politologu Ognjen Gogiq thekson se Lista Serbe nuk merr vendime në mënyrë të pavarur dhe se në fakt po pret që Beogradi zyrtar të shprehë fillimisht qëndrimin e tij për përfshirjen e Radoiçiqit në sulmin në Banjskë.

Lista Serbe u themelua në vitin 2013 me mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Që atëherë, me mbi 90 për qind të mbështetjes, ajo ka fituar pothuajse në të gjitha zgjedhjet lokale apo parlamentare në Kosovë.

“Kur Beogradi të vendosë se si do të pozicionohet ndaj Millanit (Radoiçiq), ashtu do të pozicionohet dhe do të reagojë edhe Lista Serbe. Ajo që e dallon këtë situatë nga të gjitha të tjerat është se kemi prova, pra, është shfaqur një video, në të cilën shihet qartë Millan Radoiçiqi në portën e manastirit, me uniformë”, thekson ai.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, më 26 shtator publikoi një video të bërë nga droni me pretendimet se tregon rolin e Radoiçiqit në konfliktin e armatosur me policinë në Banjskë.

Një ditë më herët, duke folur për sasinë e madhe të armëve të gjetura, Sveçla tha gjithashtu se policia ka gjetur dokumente që vërtetojnë lidhjen dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Radoiçiqit në aksion.

Gogiç nënvizon se Lista Serbe dhe Beogradi nuk mund të mohojnë më se Millan Radoiçiq nuk është i lidhur me formacione paraushtarake.

“Ai është i njohur për publikun si politikan dhe biznesmen, por tashmë kemi edhe prova se ai është i përfshirë në veprimtari të paligjshme, që është posedimi i armëve. Tani, të gjithë ne kemi parë se ai bën gjëra të tilla. Në të vërtetë, nuk ka asnjë mënyrë për të mbrojtur diçka që nuk mbrohet, që të mohohet përfshirja e tij në një formacion paraushtarak”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë.

Për Millan Radoiçiqin në Kosovë ka një fletarrestim për “kanosje të dëshmitarëve” në rastin “Brezovica”, që ka të bëjë me ndërtimet ilegale dhe korrupsionin. Ai dyshohet si i ndërlidhur edhe me vrasjen e politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviq.

SHBA-ja e vendosi Radoiçiqin në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tij në krimin ndërkombëtar dhe korrupsionin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për transmetues publik të Kosovës, më 27 shtator, ka thënë se do të merren masa ndaj Listës Serbe dhe se për këtë do të diskutojë me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Paraprakisht, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, tha se Lista Serbe duhet shpallur “jokushtetuese” dhe “t’i ndalohet veprimtaria politike”.

“Terrorizmi nuk është një organizatë individuale, në këtë rast Lista Serbe qëndron pas organizimit të sulmeve fashiste ndaj policisë së Kosovës, më 24 shtator, dhe është përgjegjëse për vrasjen e heroit të Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku”, shkroi Qorrolli në Facebook.

Por, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë sqaron se “në bazë të standardeve të vendosura ndërkombëtare, një parti politike në tërësi nuk mund të mbajë përgjegjësi për sjelljen individuale të anëtarëve të saj, të cilën partia nuk e ka autorizuar të veprojë në emër të saj”.

“Bazuar në Kushtetutën dhe legjislacionin aktual, Kosova është një shoqëri demokratike që përcakton qartë se përgjegjësia penale është përgjegjësi individuale”, thotë Miftaraj.

Megjithatë, Miftaraj thekson se autoritetet e Kosovës kanë obligim ligjor që ta nxjerrin Radoiçiqin para drejtësisë për krimet për të cilat ai akuzohet, si dhe çdo anëtar të Listës Serbe në rast se kryen vepra penale.

“Megjithatë, ndalimi ose shpërbërja me detyrim e partive politike mund të justifikohet vetëm nëse partia mbron përdorimin e dhunës ose përdor dhunën si mjet politik për të shkatërruar rendin kushtetues demokratik, i cili cenon të drejtat dhe liritë e garantuara me kushtetutë”, saktëson ai.

Politologu Ognjen Gogiq nuk beson se Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar do të distancohen nga Millan Radoiçiqi dhe thotë se një gjë të tillë tashmë e ka lënë të kuptohet edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Më 27 shtator, Vuçiqi tha se Radoiçiqi gjendet në Serbi dhe se do të merret në pyetje, por ai nuk u distancua konkretisht prej tij.

“Millan Radoiçiq nuk u fsheh asnjëherë, ai nuk kishte turp për rolin e tij... është tjetër gjë ajo që unë mendoj për diçka që ndodhi, e cila përfundimisht nuk ishte e mirë për Serbinë dhe nuk mund t’i sjellë Serbisë asgjë të mirë”, tha ai.

Gogiqi beson se Listës Serbe tani i duhet kohë për të “krijuar një strategji” se si të pozicionohet rreth kësaj çështjeje.

“Ata (nga Lista Serbe) mund të përpiqen të mbrohen, të gjejnë disa justifikime. Ndoshta do ta ‘lëshojnë në ujë tatëpjetë’, por për momentin nuk ka asnjë tregues se çfarë do të ndodhë”, thotë ai.

Që kur u zgjodh nënkryetar i Listës Serbe, në vitin 2018, kjo parti shpeshherë është dashur të “mbrojë” Millan Radoiçiqin, sepse autoritetet e Kosovës e kanë lidhur me vrasje, korrupsion, ndërtim barrikadash apo trazira në veri.

Lista Serbe në përgjithësi do ta përshkruante atë si një “hero” ose dikë që punon “për interes dhe mbrojtje” të serbëve në Kosovë. Në një prej njoftimeve të shumta, Lista Serbe thekson se Prishtina zyrtare “nuk guxon të pranojë se sa autoritet ka Radoiçiqi në mesin e serbëve”.

“Kjo u pa më së miri të dielën, kur zoti Radoiçiq iu bashkua atyre në protesta (barrikada) dhe ishte me qytetarët dhe kryesinë e Listës Serbe gjatë gjithë kohës, për kënaqësinë e përgjithshme të të gjithë të pranishmëve, të cilët atëherë ndiheshin më të sigurt dhe të mbrojtur”, thuhej në një njoftim , në qershorin e vitit të kaluar.

Po ashtu, në gusht të vitit të kaluar, deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, se “veriu i Kosovës, në 20 vjetët e kaluar, ishte El Dorado për kriminelët”, shkaktoi një “reagim zinxhir” të zyrtarëve të Listës Serbe nga të dhjetë komunat me shumicë serbe, me qëllim mbrojtjen e Millan Radoiçiqit.

Atë e mbronin rregullisht edhe zyrtarët serbë, të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiç. Ata e përshkruajnë atë si dikush që “mbron Serbinë në Kosovë” dhe “qëndron i pari në mbrojtje”.

Marrë nga REL

milan radoiçiç tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet