Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Disa vende mbështeten në dërgesat ruse dhe ka rrezik t’i ndalojnë përkohësisht operacionet në objektet e tyre. Për shembull, Sllovakia ka katër nga këta reaktorë bërthamorë; Republika Çeke ka dy.
RUSI- Për të funksionuar reaktorët, centralet kanë nevojë për furnizim të rregullt me karburant bërthamor - zakonisht një lloj të caktuar të karburantit. Dhe këtu mund të vërehet një nivel tjetër i varësisë nga Rusia. Edhe pse ka disa furnizues në treg, kompania ruse e karburanteve, TVEL, është aktualisht furnizuesja e vetme e autorizuar me karburantin e nevojshëm për VVER-440.
Disa vende mbështeten në dërgesat ruse dhe ka rrezik t’i ndalojnë përkohësisht operacionet në objektet e tyre. Për shembull, Sllovakia ka katër nga këta reaktorë bërthamorë; Republika Çeke ka dy.
Westinghouse, një kompani amerikane e energjisë bërthamore, është duke kërkuar mënyra për t’i ofruar Evropës lëndë djegëse alternative, por do t’i duhet pak kohë për t’i siguruar të gjitha licencat dhe miratimet. Përveç kësaj, ka shqetësime se karburantet nga Shtetet e Bashkuara mund të jenë më të shtrenjta.
Rusia, po ashtu, mund të bëjë furnizime me uranium të pasuruar më pak - i njohur si HALEU. Është një lloj karburanti që do të nevojitet për reaktorë më të avancuar, që janë në zhvillim e sipër nga shumë kompani në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Zyrës Amerikane të Energjisë Bërthamore, posedimi i HALEU-së është thelbësor për zhvillimin e reaktorëve. Karburanti tani është i disponueshëm në sasi të kufizuar në SHBA dhe Uashingtoni po kërkon opsione për të financuar kërkimin dhe zhvillimin e burimeve të reja të tij. Aktualisht, furnizuesi i vetëm i karburantit në shkallë tregtare është Tenex i Rusisë - në pronësi të kompanisë shtetërore ruse, Rosatom.
Shitja e teknologjisë bërthamore është gjithashtu pjesë e përpjekjeve të Rusisë për të rritur ndikimin dhe për të përfituar nga vendet që janë të reja në fushën e energjisë bërthamore. Një nga arsyet përse vendet duan të bashkëpunojnë me Rusinë, është se ajo ofron “gjithë paketën”. Rusia, jo vetëm që mund të ndërtojë një central bërthamor dhe të furnizojë me karburante, por gjithashtu trajnon specialistë lokalë, ndihmon me çështjet e sigurisë, drejton programe bursash dhe asgjëson mbetje radioaktive.
Megjithatë, ofrimi i kredive tërheqëse është ndoshta mjeti më i fuqishëm i Rusisë. Këto kredi, zakonisht, mbështeten nga subvencionet qeveritare dhe mbulojnë së paku 80 për qind të kostove të ndërtimit. Për shembull, Rusia i ka dhënë tashmë Hungarisë 10 miliardë dollarë hua, Bangladeshit 11 miliardë dollarë dhe Egjiptit 25 miliardë dollarë - të gjitha këto mjete për të ndërtuar termocentrale bërthamore.
Rusia ka reaktorë bërthamorë që operojnë në 11 vende dhe të tjerë janë në ndërtim ose në planifikim. Përveç kësaj, Rusia ka nënshkruar edhe memorandume mirëkuptimi ose marrëveshje ndërqeveritare me së paku 30 vende në mbarë botën, kryesisht në Afrikë.
Disa ekspertë paralajmërojnë se vendet afrikane mund të mos jenë gati për energji bërthamore, por Rusia thotë se ajo është zgjidhje për kërkesën në rritje të kontinentit për energji elektrike. Vlen gjithashtu të theksohet se vendet afrikane përbëjnë bllokun më të madh të votimit në Kombet e Bashkuara - gjë që mund të jetë një arsye tjetër për Rusinë për t’i forcuar lidhjet me rajonin./REL/
Lajcak dhe Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka lënë sallën e Kuvendit ku po zhvillohet seanca e rradhë pasi k...
IRAN- Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, i ka thënë të enjten homologut të tij rus, Vladimir Putin se bashkëpunimi mes shteteve t&eum...
Foto ilustruese GJERMANI- Kush jeton pa letra në Gjermani duhet ndoshta të lutet që të mos sëmuret. Sepse personat pa të drej...
Krasniqi dhe Murati KOSOVË- Ministri i Financave të Kosovës Hekuran Murati dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi janë përplas...
Zelenskyy UKRAINË- Këto janë pamjet nga aksidenti automobilistik në të cilin u përfshi mbrëmjen e djeshme, presidenti i ...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Ligji për Pagat për sektorin publik në Kosovë duke filluar nga dita e sotme ka dalë për konsul...
Kuvendi i Kosoves KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca janë kapur duke diskutuar nga vendet e...
Ursula von der Leyen UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Ki...
permbytje ne Pakistan PAKISTAN- Zyrtarët pakistanezë të shëndetësisë po paralajmërojnë për një krizë...
Sulmet ne ukraine UKRAINË- Raketat ruse kanë goditur një digë rezervuari në qytetin ukrainas Krivij Rih, kanë thënë...