Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Duke folur në një takim të ministrave të jashtëm të Evropës dhe Indo-Paqësorit në Suedi, Hayashi tha se lufta e Rusisë në Ukrainë “ka tronditur themelet e rendit ndërkombëtar” dhe duhet të përballet me një përgjigje të bashkuar nga komuniteti ndërkombëtar.
JAPONI- Ministri i Jashtëm japonez Yoshimasa Hayashi shprehu shqetësimin e tij për bashkëpunimin ushtarak rus dhe kinez në Azi, duke theksuar se situata e sigurisë së Evropës nuk mund të shkëputet nga ajo në rajonin Indo-Paqësor pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Duke folur në një takim të ministrave të jashtëm të Evropës dhe Indo-Paqësorit në Suedi, Hayashi tha se lufta e Rusisë në Ukrainë “ka tronditur themelet e rendit ndërkombëtar” dhe duhet të përballet me një përgjigje të bashkuar nga komuniteti ndërkombëtar.
“Përndryshe, sfida të ngjashme do të lindin në rajone të tjera dhe rendi ekzistues që ka mbështetur paqen dhe prosperitetin tonë mund të përmbyset rrënjësisht”, tha Hayashi.
Japonia mbështet me vendosmëri Ukrainën në luftë, por Kina thotë se mbetet neutrale ndërsa deklaron një marrëdhënie “pa kufizime” me Moskën dhe fajëson SHBA-në dhe NATO-n për provokimin e konfliktit.
Kryeministri japonez Fumio Kishida vizitoi kryeqytetin ukrainas, Kiev, në mars në të njëjtën kohë kur presidenti kinez Xi Jinping u takua me homologun rus Vladimir Putin në Moskë.
Hayashi akuzoi Pekinin se po “vazhdon të intensifikojë përpjekjet e tij të njëanshme” për të ndryshuar status quo-në në detet e Kinës Lindore dhe Jugore me forcë, si dhe për rritjen e aktiviteteve ushtarake rreth Tajvanit.
“Përveç kësaj, Kina dhe Rusia po forcojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak, duke përfshirë stërvitjet e përbashkëta detare në afërsi të Japonisë”, tha Hayahshi.
Hayashi paralajmëroi gjithashtu se Koreja e Veriut po “përshkallëzon provokimet”. Ai u bashkua me dhjetëra ministra nga Bashkimi Evropian dhe rajoni Indo-Paqësor për takimin në veri të kryeqytetit suedez. Kina nuk ishte e ftuar në bisedime.
Disa nga vendet Indo-Paqësorit, duke përfshirë Indinë dhe Pakistanin, kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por nuk kanë dënuar Rusinë. Shumica e vendeve të BE-së kanë ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe blloku ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. I pyetur nëse BE-ja po shpresonte të bindte vendet e Indo-Paqësorit që të përputheshin me qëndrimin e bllokut ndaj konfliktit, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha: “Ne nuk duam të bindim askënd. Thjesht duam të ndajmë analizën tonë për shkaqet dhe pasojat e luftës.” /REL
Policia e Kosovës KOSOVË- Autoritetet në Kosovë njoftuan se kanë arrestuar pesë persona, që dyshohet se kanë kryer ...
Kemal Kilicdaroglu TURQI- Kemal Kilicdaroglu rivali i presidentit Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se ai qëndron në këmbë p...
Raketa POLONI- Polonia ka pranuar dërgesën e parë me sistemet raketore HIMARS, të prodhimit amerikan. Varshava planifikon që t&rs...
kandidatët TURQI- Një raund i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 28 maj pasi asnjë nga kandidatët për president...
Treani në Austri AUSTRI-Dy persona u akuzuan në Austri pasi dyshohet se kanë vendosur fjalime të Adolf Hitlerit nëpërmjet si...
foto ilustruese TURQI- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE, ka dhënë deklaratën e saj për zg...
foto ilustruese UKRAINË- Katër persona u vranë një një sulm me raketa në një spital në qytetin lindor të ...
Kemal Kilicdaroglu TURQI- Kandidati i opozitës, Kemal Kilicdaroglu ka fituar një shumicë të madhe të votave të emig...
Kyriakos Mitsotakis GREQI- Perspektiva evropiane e Shqipërisë kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicë...
Ursula von der Leyen EUROPË- Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka komentuar zgjedhjet presidenciale të zhvilluara ...