LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Hetime paralele kundër Radoiçiç, por në drejtime të kundërta

Hetime paralele u paralajmëruan edhe nga Prokuroria e Serbisë, por nuk është e qartë nëse dy institucionet do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

2 Tetor 2023, 22:39 Nga I.A
Analiza e REL: Hetime paralele kundër Radoiçiç, por në
KFOR

KOSOVË- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës tha se ka nisur hetimet për sulmin në Banjskë dhe se, aktualisht, është në proces të mbledhjes së informatave dhe dëshmive në lidhje me këtë rast. Hetime paralele u paralajmëruan edhe nga Prokuroria e Serbisë, por nuk është e qartë nëse dy institucionet do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

Nga Bashkimi Evropian - që ndërmjetëson përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi - thanë se Kosova ka mandat për ta hetuar sulmin në Banjskë dhe se Serbia e ka obligim të bashkëpunojë me të, pa kushte.

Më 24 shtator, grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit - pjesa veriore e Kosovës - duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, i cili vinte nga Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve të Kosovës.

Autoritetet kosovare thanë se udhëheqja shtetërore e Serbisë qëndron prapa Radoiçiqit, por Serbia mohoi se ka gisht në sulm.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, konfirmoi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet e Kosovës do të kërkojnë ekstradimin e Radoiçiqit dhe të të gjithë të përfshirëve në sulmin në Banjskë.

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se, deri më tash, prokuroria që merret me rastin e sulmit në Banjksë, nuk ka bërë ndonjë kërkesë për ekstradimin e Radoiçiqit dhe të tjerëve nga Serbia në Kosovë.

“Në momentin që do të kemi kërkesa për çështje ndërkombëtare apo për çfarëdo bashkëpunimi tjetër, sigurisht që do t’i adresojmë tek institucionet përgjegjëse, në këtë rast te Serbia, pa vonesa, sipas përgjegjësisë që e kemi”, tha Haxhiu për Radion Evropa e Lirë.

Radoiçiq do të mund të ekstradohej nëse Serbia do ta njihte Kosovën si shtet sovran dhe do të kishte marrëveshje ekstradimi me të.

Vendi fqinj, sipas Haxhiut, ka refuzuar deri më tash çfarëdo bashkëpunimi me Kosovën dhe ndërhyrja ndërkombëtare, shton ajo, do të jetë e domosdoshme.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha të hënën se autoritetet e Kosovës kanë mandat për hetimin e sulmit në Banjskë dhe se Serbia e ka obligim të bashkëpunojë, pa kushte.

Ai tha se BE-ja është në pritje të rezultateve të plota të hetimeve, që ta ketë një pasqyrë të qartë të asaj që ka ndodhur.

Në bazë të asaj, shtoi Stano, vendet anëtare do të marrin vendime, përfshirë edhe ndonjë masë të mundshme kundër Serbisë.

As Prokuroria e Serbisë, as Ministria e Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigjën pyetjes së REL-it nëse do të bashkëpunojnë me Kosovën në hetime.

Serbia po zhvillon një hetim paralel të sulmit në Banjskë.

Edhe katër ditë pasi pranoi publikisht përgjegjësinë për sulmin, Radoiçiq, sipas informacioneve të disponueshme, është në liri.

Më 30 shtator, ai dha deklaratë në polici “në cilësinë e qytetarit”, ndërsa rastin e mori përsipër Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.

Nuk është e qartë nëse dhe për çfarë vepre do të akuzohet me ligjin e Serbisë - vendit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe as institucionet e saj. Këtyre pyetjeve të përsëritura të REL-it nuk iu përgjigj as prokuroria, as policia serbe.

“Ato mund të jenë potencialisht elemente të terrorizmit, krimit të organizuar, tregtisë së armëve, nëse Serbia e trajton Kosovën si pjesë të territorit të saj”, thotë Bojan Elek, nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, për Radion Evropa e Lirë.

Radoiçiq, në një letër të hapur për opinionin më 29 shtator, njoftoi se jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe dhe pranoi se ai “personalisht” ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës. Se ku gjendet aktualisht Radoiçiq, nuk dihet. Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha pas sulmit se ai ndodhet në “territorin e Serbisë qendrore” dhe se do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve për t’u marrë në pyetje.

Avokati i Radoiçiqit, Goran Petronijeviq, nuk deshi ta zbulojë vendndodhjen e klientit të tij, por më 29 shtator tha se nuk ka informacione se kundër tij po zhvillohen procedura në Serbi.

Pyetjes së REL-it nëse Radoiçiq do të arrestohet, Ministria e Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj.

“Është absolutisht e çuditshme nga pikëpamja e shtetit ligjor që një person që ka pranuar publikisht se ka organizuar dhe armatosur një grup, të thirret në cilësinë e qytetarit”, thotë Elek.

Marrë parasysh që Serbia nuk e njeh Kosovën, ekstradimi i Radoiçiqit nuk mund të pritet, thotë ai.

“Por, ka mekanizma që policia dhe institucionet e tjera të Kosovës dhe Serbisë të shkëmbejnë informacione”, thekson Elek.

Për bashkëpunimin mes dy vendeve është përgjegjës Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë - EULEX.

Në ueb-faqen e këtij misioni thuhet se “EULEX-i mbështet Policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, duke lehtësuar shkëmbimin e informacioneve ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Interpolit, Europolit apo Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë”.

EULEX-iu nuk iu përgjigj interesimit të REL-it nëse do të ndërmjetësojë mes institucioneve të Kosovës dhe Serbisë në lidhje me këtë rast.

Pasi presidenti serb, Vuçiq, deklaroi se Beogradi do t’i hetojë ngjarjet në veri të Kosovës, as Ministria e Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse do të shkëmbejë informacione me institucionet e Kosovës. Analisti serb i politikës së jashtme, Boshko Jakshiç, dyshon se Radoiçiq do të përgjigjet para gjyqësorit në Serbi.

“Radoiçiq mori përgjegjësinë dhe në atë mënyrë e liroi plotësisht presidentin Vuçiq. Kështu që, në traditën e mirë të tregtisë, do të supozohej që Vuçiq t’ia kthente atij me një gjyq që do të ishte vetëm një përmbushje formale e drejtësisë, ose që nuk do të zhvillohej fare”, thotë Jakshiq për Radion Evropa e Lirë.

Avokati i Radoiçiqit, Goran Petronijeviq, tha më 1 tetor se klienti i tij mund të mbahet përgjegjës për “posedim të një arme që nuk mund të përdoret për qëllime të personave fizikë”.

“Do të ishte një rezultat cinik i gjithë situatës, por do ta ndihmonte Vuçiqin ta shpëtonte disi fytyrën, së paku para publikut vendas, sepse gjëra të tilla nuk do të kalojnë në Perëndim”, thotë Jakshiq.

Hajredin Kuçi, profesor në Universitetin e Prishtinës dhe ish- ministër i Drejtësisë i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se mes Kosovës dhe Serbisë ka pengesa politike për bashkëpunim në rastin Radoiçiq.

“Pengesa politike në këtë rast shfaqet kur veprimet e kriminelëve të tillë mbështeten nga shteti, për të mos thënë që ata kanë vepruar në emër të shtetit. Në këtë rast do të kërkohej pëlqimi nga ministri i Drejtësisë për ekstradim, që nënkupton se ai ose ajo ministre nuk do ta bëjnë”, shpreh bindjen Kuçi.

Por, ai thotë se rruga tjetër për ekstradim mund të gjendet.

“Do të thosha vullneti nga bashkësia ndërkombëtare dhe presioni mbi Serbinë, që një kërkesë e tillë të procedohet përmes EULEX-it në Kosovë... Unë do të thosha se rrugë juridike ka, nëse ka vullnet politik, por vullneti politik mendoj se ka qenë mu ai që ka krijuar trazira dhe veprime kriminale në Kosovë”, thotë Kuçi.

“Fatkeqësisht, për arsye politike, ka probleme në bashkëpunim”, thotë Elek, nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë.

Se dy shtetet nuk bashkëpunojnë u pa edhe në rastin e vrasjes së politikanit serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq. Në vitin 2019, Prokuroria e Kosovës lëshoi një urdhërarrest për Radoiçiqin, duke thënë se ai mund të ketë lidhje me vrasjen. Megjithatë, ai i shpëtoi arrestimit dhe iku në Serbi. Presidenti serb, Vuçiq, tha më pas se Radoiçiq “nuk ka lidhje” me vrasjen e Ivanoviqit. Autoritetet serbe deklaruan, gjithashtu, se Serbia është duke zhvilluar një hetim për vrasjen e Ivanoviqit në Kosovë, por rezultatet e këtij hetimi nuk janë bërë të ditura deri më sot.

Atëkohë, Prokuroria e Kosovës ka përmendur Radoiçiqin dhe Zvonko Vesellinoviqin, biznesmen nga veriu i Kosovës, si organizatorë të dyshuar të grupit kriminal që ka marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviqit. Ndaj tyre nuk u ngritën akuza, sepse në atë kohë ata ishin në arrati. Ligji i Kosovës nuk e lejon ngritjen e aktakuzave kundër personave në arrati, përveç nëse ata janë hetuar më parë.

Në mars të vitit 2021, autoritetet e Kosovës - pa dhënë ndonjë shpjegim - e tërhoqën urdhërarrestin për Radoiçiqin. Urdhërarresti i dytë kundër Radoiçiqit në Kosovë u lëshua në vitin 2022 për rastin e njohur si Brezovica, që ka të bëjë me disa ndërtime pa leje.

Përkundër kësaj, Radoiçiq qëndroi disa herë në Kosovë - gjë që u konfirmua nga Lista Serbe, dhe i shpëtoi disa herë arrestimit nga policia e Kosovës, duke ikur në Serbi. Departamenti amerikan i Financave e futi Radoiçiqin në listë të zezë në dhjetor të vitit 2021, për shkak të dyshimeve për krim të organizuar.

boshko jakshiç aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës