Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kërkesën për këtë rezolutë e bëri vetë Picula, në lidhje me raportet mes dy vendeve fqinje dhe gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës pas sulmit.
BRUKSEL- Parlamenti Evropian (EP) pritet ta miratojë një rezolutë të jashtëzakonshme për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë më vonë këtë muaj, pas sulmit nga një grup i armatosur serb ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit më 24 shtator, njoftoi të hënën deputeti kroat në EP, Tonino Picula.
Kërkesën për këtë rezolutë e bëri vetë Picula, në lidhje me raportet mes dy vendeve fqinje dhe gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës pas sulmit.
Picula tha se e mori shumicën e nevojshme për propozimin e tij dhe se për këtë rezolutë do të diskutohet në seancën e dytë plenare gjatë këtij muaji.
“Ne e dënojmë agresionin e fundit të terroristëve të armatosur ndaj oficerit të policisë së Kosovës. Të gjitha faktet për këtë sulm duhet të zbardhen dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë“, tha Picula.
Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit, pasi e kishin sulmuar në një pritë një patrullë të policisë, nga ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë.
Policia kosovare i arrestoi dhe i paraburgosi tre sulmues, si dhe gjeti arsenal të jashtëzakonshëm armësh në vendin e ngjarjes pas sulmit. Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se ajo është përfshirë në këtë sulm të cilësuar si terrorist nga autoritetet kosovare.
Për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ecurinë e dialogut dhe tensioneve në veri, do të diskutohet të martën me 3 tetor në një seancë plenare të Parlamentit Evropian.
Pesë ditë pas sulmit, Millan Radoiçiç e mori përgjegjësinë për këtë sulm, dhe dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila e ka mbështetjen e Qeverisë serbe.
Sulmi në veri ndodhi rreth dy javë pasi Kurti dhe Vuçiqi dështuan të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve gjatë takimit të nivelit të lartë të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimit Evropian më 14 shtator në Bruksel.
Prishtina beson se duhet të jetë një njohje reciproke, ndërsa Beogradi insiston në një zgjidhje kompromisi. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2008, dhe ka mbështetjen e aleatëve Rusisë dhe Kinës kundër saj për këtë.
Marrë nga REL
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se të gjithë ata që ...
TIRANË- Qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të mund të komunikojmë me telefonat celularë, me kosto shumë më t&eum...
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste për CNN ka folur rr...
Foto nga momenti agresionit SHBA-Tanner Cook, youtuber-i amerikan ka përfunduar në spital, pasi kamera e fshehtë që po realizonte ka s...
Susanna Daubner GJERMANI- Spikerja gjermane Susanna Daubner, e cila jep lajmet në kanalin ARD ka pasur një moment të sikletshëm gj...
Donald Trump SHBA- Gjykata e Lartë e SHBA-ve rrëzoi padinë që kërkon të përjashtojë Donald Trump nga zgjedhjet...
Viola von Cramon KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Cramon, ka kërkuar nga Gjermania t&e...
foto ilustruese KINË-Ushtria kineze publikoi një film të shkurtër të animuar në Ditën Kombëtare që tregon pjes...
Mike Jeffries SHBA- Ish-CEO i Abercrombie & Fitch dhe partneri i tij po përballen me akuza për shfrytëzim seksual të të r...
Foto nga të burgosurit ANGLI-Disa gardianë anglez kanë zbuluar jetën e përditshme brenda një burgu në Britaninë e M...