LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Efektet e "miratimit" të deklaratës së Vuçiçit për Vojvodinën

Qeveria e Serbisë i akuzoi disa figura të opozitës, studentët në bllokadë dhe personalitete të tjera jopartiake, se kanë ide për shkëputjen e Vojvodinës dhe pretendoi se “kërkesat e tilla separatiste” janë edhe pjesë e protestave në Serbi.

19 Mars 2025, 16:37 Nga N.F
Analiza e REL: Efektet e "miratimit" të deklaratës së
Foto ilustruese

SERBI- Më shumë se një muaj pas “miratimit” në një tubim të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), “Deklarata për Vojvodinën” nuk është më temë e diskutimit publik në Serbi. Deklarata - e prezantuar atëkohë si një përgjigje e rëndësishme ndaj separatizmit të pretenduar në provincën e Serbisë veriore - u miratua nga mbështetësit e SNS-së në një tubim në Mitrovicë të Sremit, më 15 shkurt.

Qeveria e Serbisë i akuzoi disa figura të opozitës, studentët në bllokadë dhe personalitete të tjera jopartiake, se kanë ide për shkëputjen e Vojvodinës dhe pretendoi se “kërkesat e tilla separatiste” janë edhe pjesë e protestave në Serbi.

Megjithatë, ajo nuk nxori ndonjë dëshmi se dikush vërtet mbron idenë që Vojvodina të mos mbetet më brenda kufijve të Serbisë. Shkëputja e Vojvodinës nuk përmendet as në protestat e studentëve, të cilët prej muajsh kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 15 personave në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Studentët i hodhën poshtë akuzat se protestat kanë lidhje me idetë e supozuara separatiste. Opozita po ashtu. SNS-ja nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se cilat janë arsyet e akuzave të tilla, cilat janë efektet e miratimit të “Deklaratës” deri më tani dhe a do t’u prezantohet ajo deputetëve të Kuvendit të Serbisë, siç u paralajmërua.

Dejan Bursaç, nga Instituti për Filozofi dhe Teori Sociale në Beograd, thotë se “është e qartë se efektet e kësaj deklarate, janë shumë afatshkurtra”. Ai beson se inicimi i saj u ka shërbyer nevojave partiake të SNS-së.

“Për të larguar vëmendjen nga protestat e studentëve, nga rrëfimet për korrupsion dhe keqmenaxhim në Serbi. Ata u përpoqën ta zhvendosnin fokusin në këtë rrëfim për Vojvodinën dhe, në këtë mënyrë, t’i diskreditojnë kundërshtarët e mundshëm politikë si ‘separatistë’ që duan diçka të keqe”, thotë Bursaq për Radion Evropa e Lirë.

Mitingu në Mitrovicë të Sremit, në të cilin u miratua “Deklarata”, u mbajt në Ditën e Shtetësisë së Serbisë. Në të njëjtën ditë - me thirrjen e studentëve - u mbajt edhe një protestë masive në Kragujevc.

“Më duket se është një gjë e pamatur. Në atë moment, ju keni një protestë studentore dhe qytetare, me simbolikë shumë të qartë kombëtare, ndaj është vështirë t’i akuzoni ata njerëz se duan ta shkëpusin Vojvodinën nga Serbia”, thotë Bursaq.

“Por, sigurisht, ndikon te një pjesë e votuesve të SNS-së, të cilët i marrin informacionet përmes kanaleve shumë të kufizuara të komunikimit dhe, do të thosha, të kontrolluara rreptësisht”, shton ai.

Edhe pse u paralajmërua si temë qendrore e tubimit, më 15 shkurt, nga skena në Mitrovicë të Sremit u dëgjuan vetëm disa fjali për “Deklaratën për Vojvodinën”.

Presidenti i Serbisë dhe zyrtari i SNS-së, Aleksandar Vuçiç, i cilësoi sërish protestat e drejtuara nga studentët si “revolucion me ngjyra”, por, këtë herë, i akuzoi edhe për tendenca për shkëputjen e Vojvodinës.

Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij që të votojnë për dokumentin me “proklamatë popullore”, ku, ndër të tjera, thuhet: “Vojvodina nuk është vetëm pjesë e Serbisë, Vojvodina është Serbi”.

Njerëzit me të cilët foli Radio Evropa e Lirë në atë tubim, thanë se kishin ardhur për të mbështetur presidentin serb në “gjithçka që ai bën”. Kur u pyet për “Deklaratën”, Gjurgjevka Imre nga Kovini - vendbanim në Vojvodinë - tha se ajo nuk do që Vojvodina të shkëputet.

“Më pëlqen që gjithçka të mbetet e bukur siç është tani”, tha ajo.

E pyetur se kush në Serbi po flet për shkëputje, ajo u përgjigj: “Ka pro dhe kundër. Nuk e di, vërtet nuk mund t’ju jap përgjigje në këtë pyetje”.

“Si të ndahet Vojvodina? Ajo është një shtet - Serbi”, tha Dragan Stojanoviq nga Banati.

“Nuk e di se kush flet [për shkëputje], por ata që flasin, janë kundër partisë”, shtoi ai.

Bursaq beson se njerëzit nuk u mblodhën në Mitrovicë të Sremit për shkak të Vojvodinës.

“... e as për të parandaluar ndonjë separatizëm imagjinar, por për faktin se i mblodhi partia politike për të treguar forcën e saj”, thotë ai.

Vuçiç tha më 10 mars se do t’ua prezantojë “Deklaratën” deputetëve të Kuvendit të Serbisë, ku Partia Përparimtare Serbe dhe partnerët e saj të koalicionit kanë shumicën. Sipas informacioneve publike, ajo ende nuk ka hyrë në procedurë parlamentare. Kuvendi republikan nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë çështje.

Vuçiç tha se, fillimisht, duhet të konsultohet me partnerët e tij të koalicionit nga Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës (SVM).

Presidenti i SVM-së, Balint Pastor, tha më vonë se “nëse rastësisht do të hyjë në rendin e ditës - gjë që nuk është absolutisht e sigurt - SVM-ja nuk do të votojë për asnjë deklaratë të tillë për Vojvodinën, që bie ndesh me faktet historike”. Hungarezët janë pakica më e madhe kombëtare në Vojvodinë. Sipas regjistrimit të vitit 2002, mbi 182.000 njerëz jetojnë në atë krahinë.

“Vojvodina është emër dhe Serbia është mbiemër. Siç nuk ka Serbi pa Vojvodinë, as Vojvodina nuk mund të ekzistojë jashtë Serbisë”.

Kështu e përshkruajnë mbështetësit e SNS-së Vojvodinën në “Deklaratën” e tyre “kundër separatizmit”. Por, jashtë këtij rasti, Vojvodina nuk është politikisht fokus i Qeverisë së udhëhequr nga SNS-ja. Këtë e thekson edhe Bursaq nga Instituti për Filozofi dhe Teori Sociale.

“Qeveria krahinore është gjithmonë diku nën radar. Qeveria dhe politika e Vojvodinës në përgjithësi varen shumë nga dinamika kombëtare”, thotë ai.

Pak para shembjes së strehës, Stacioni Hekurudhor i Novi Sadit u rindërtua dhe u hap me ceremoni dy herë. Në hapjen në korrik të vitit 2024, së bashku me kryetarin e atëhershëm të Novi Sadit, Millan Gjuriq, dhe përfaqësues të Qeverisë republikane, e pranishme ishte edhe kryeministrja e krahinës, Maja Gojkoviq.

Atëkohë, Gojkoviq u tha mediave se stacioni ishte i sigurt dhe “mbi standardet evropiane”. Tre muaj më vonë, streha e stacionit u shemb, duke marrë 15 jetë njerëzish. Dy persona u plagosën dhe janë ende në gjendje të rëndë.

Për shkak të incidentit, studentët e Novi Sadit, që janë duke bllokuar fakultetet, kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të atëhershëm, Millan Gjuriq, dhe të kryeministrit serb, Millosh Vuçeviq, si dhe hetime për përgjegjësinë penale të dy zyrtarëve.

Të dy ata tashmë kanë dhënë dorëheqje. Bursaq thotë se, ashtu sikurse politika e Vojvodinës, edhe kryeministrja e krahinës ka mbetur “nën radar”.

“Dorëheqja e saj nuk është kërkuar, por, padyshim, ka pasur bazë për [dorëheqje] morale - nëse asgjë tjetër. Nëse keni deklaruar se është i sigurt... atëherë mbani përgjegjësi morale kur projekti shkon keq”, thotë Bursaq.

Kushtetuta e Serbisë thotë se ky vend ka dy krahina autonome: Vojvodinën dhe Kosovën - pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh.

Me Kushtetutë, propozimi për krijimin e krahinave të reja ose për shfuqizimin ose bashkimin e krahinave autonome ekzistuese konfirmohet nga qytetarët me referendum. Krahina autonome në Serbi i ka institucionet dhe të ardhurat e veta, menaxhon prona, i ka simbolet dhe përcakton mënyrën e përdorimit të tyre./ REL

aleksander vucici serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet