LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: A duhet të brengoset Putini nga kërcënimet e Trumpit me sanksione të reja?

Më 22 janar, dy ditë pasi e nisi mandatin e dytë, Trumpi tregoi një veprim që do ta ndërmerrte për ta bërë Rusinë të ulet në tavolinën e bisedimeve, që është hap fillestar por vendimtar dhe sfidues drejt një marrëveshjeje. Ai tha se do të vendosë sanksione shtesë ndaj Moskës, nëse ajo nuk bindet.

24 Janar 2025, 15:42 Nga N.F
Analiza e REL: A duhet të brengoset Putini nga kërcënimet e
Foto ilustruese

RUSI- Shumë kohë para se ta merrte detyrën këtë javë dhe para zgjedhjeve të nëntorit, presidenti Donald Trump është zotuar se do ta lehtësojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, megjithëse ka dhënë shumë pak hollësi se si do ta arrinte një gjë të tillë.

Më 22 janar, dy ditë pasi e nisi mandatin e dytë, Trumpi tregoi një veprim që do ta ndërmerrte për ta bërë Rusinë të ulet në tavolinën e bisedimeve, që është hap fillestar por vendimtar dhe sfidues drejt një marrëveshjeje. Ai tha se do të vendosë sanksione shtesë ndaj Moskës, nëse ajo nuk bindet.

“Nëse nuk bëjmë ‘marrëveshje’, së shpejti nuk do të kem zgjidhje tjetër përpos të vendos taksa, tarifa dhe sanksione të nivelit të lartë ndaj çdo gjëje që shitet nga Rusia në Shtetet e Bashkuara, dhe ndaj vendeve të ndryshme pjesëmarrëse”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.

Në të kaluarën, Trumpi e kishte lavdëruar Putinin, e kishte kritikuar SHBA-në për mbështetjen e Ukrainës dhe kishte ngulur këmbë për përfundimin e shpejtë të luftës, duke ngritur shqetësime në mesin e përkrahësve të Ukrainës se ai mund t’i flijojë interesat e Kievit në emër të një marrëveshjeje, e cila, në fund, do ta fuqizonte Rusinë.

Por, Trumpi ka folur ashpër këtë javë. Postimi i 22 janarit ishte më i fundit në një varg komentesh, përmes së cilave ai tha se lufta po e rrënon Rusinë dhe se Putini duhet të kërkojë paqe, para se të bëhet tepër vonë. Ekonomia e Rusisë “po dështon”, shkroi presidenti amerikan.

Toni dhe përmbajtja e komenteve të Trumpit janë mirëpritur nga Kievi, por edhe nga Perëndimi, i cili kërkon trysni ndaj Rusisë. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, tha se deklaratat e Trumpit dërguan “sinjal të fuqishëm”.

Ndërkohë, Moska nuk humbi kohë për të për t’u përgjigjur, duke thënë se kërcënimi me sanksione të reja nuk do të kryejë punë. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha më 23 janar se Kremlini nuk sheh "asgjë veçanërisht të re këtu". Moderatori pro-Kremlinit, Vladimir Solovyov, reagoi ngjashëm, por përdori gjuhë më të ashpër – një përpjekje e zhurmshme për t’u thënë rusëve se nuk duhet të shqetësohen.

"Çfarë? A është e mundur të flitet me Rusinë në atë mënyrë?", tha ai në një koment të postuar në Telegram.

"A po e humbim luftën? A na ka ardhur armiku te pragu i derës?", pyeti ai.

Këto deklarata e pasqyrojnë vetëbesimin e jashtëm të Putinit se lufta po shkon mirë për Rusinë, me gjithë humbjet e mëdha që Rusia i ka pësuar derisa është duke bërë përparime graduale në fushën e betejës, dhe se ekonomia po i përballon sfidat, pavarësisht inflacionit të lartë dhe problemeve të tjera.

Megjithatë, nën atë pamje të jashtme, mund të fshihen shqetësime në të dyja drejtimet, dhe disa ekspertë thanë se kërcënimi i ri i Trumpit për sanksione, do t’i rrisë shqetësimet e tyre.

"Mendoj se kjo me të vërtetë e ka tronditur Kremlinin", tha për Radion Evropa e Lirë, Nigel Gould-Davies, hulumtues për Rusinë dhe Euroazinë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike në Londër.

Gould-Davies tha se Trumpi “në momentin e parë të mundshëm, po tregon se e ka seriozisht këtë”, duke shtuar se Ukraina dhe mbështetësit e saj janë shqetësuar se “mënyra kryesore e tij për t’i dhënë fund luftës do të ishte trysnia ndaj Ukrainës dhe kufizimi i mbështetjes”.

Të paktën në këto deklarata, sipas Gould-Davies, Trumpi “po tregon se problemi i përfundimit të luftës duhet të zgjidhet sipas kushteve që e detyrojnë Putinin të bëjë lëshime, në vend se ta detyrojnë Ukrainën...Nuk ka qenë aspak e qartë se ai do ta bënte këtë”.

Më 23 janar, agjencia e lajmeve Reuters citoi "pesë burime", të cilat thanë se Putini "po shqetësohet gjithnjë e më shumë për deformimet në ekonominë e kohës së luftës në Rusi". Po ashtu, Reuters citoi ish-zëvendëskryetarin e Bankës Qendrore të Rusisë, Oleg Vyugin, i cili tha: "Rusia, natyrisht, është e interesuar ekonomikisht për të negociuar një fund diplomatik të konfliktit".

Problemet ekonomike në rritje "kanë kontribuar në krijimin e një pikëpamjeje brenda një pjese të elitës ruse se një zgjidhje e negociuar për luftën është e dëshirueshme", citoi Reuters dy nga burimet që folën me kusht anonimiteti. Kërcënimet e Trumpit "e vendosin Putinin në një situatë të vështirë", shkroi në platformën X, ish-ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landisbergis.

"Tani, Putini duhet të zgjedhë - ta pranojë se ai ka frikë nga sanksionet e reja sepse ekonomia e tij është në kolaps, ose të dëshmojë se ambiciet e tij imperialiste nuk do të kufizohen nga këto kërkesa", shtoi ai.

Disa analistë janë shumë më skeptikë, duke thënë se problemet ekonomike nuk do ta shtyjnë Putinin të heqë dorë nga qëllimi i nënshtrimit të Ukrainës, edhe nëse një armëpushim ose marrëveshje paqeje do të bënte që Rusia ta ketë nën kontroll jozyrtarisht afërsisht 20 për qind të territorit të Ukrainës që e ka pushtuar.

"Ne duhet të shmangim mbivlerësimin e ndikimit të këtyre shqetësimeve ekonomike në planet e Putinit për Ukrainën", tha në X Tatyana Stanovaya, hulumtuese në Qendrën Carnegie. "Sipas mendimit tim, pavarësisht nga situata ekonomike, Putini do të vazhdojë të kërkojë përfundimin e luftës sipas kushteve të Rusisë. Për të, ky është konflikt ekzistencial. Ai është thellësisht i bindur se, pa një 'Ukrainë miqësore', mbijetesa afatgjatë e Rusisë është në rrezik".

Disa ekspertë të tjerë argumentojnë se sanksionet e rënda ndaj ekonomisë ruse ka mundësi t’i ndryshojnë përllogaritjet e Putinit. Megjithatë, skeptikët përmendin faktin se rundet e njëpasnjëshme të sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur që kur Putini e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, nuk e kanë dobësuar atë.

Një tjetër pyetje është ajo se çfarë masash të mundshme ndëshkuese kanë mbetur, pasi administrata Biden vendosi pak ditë para inaugurimit të Trumpit sanksionet që zyrtarët amerikanë i cilësuan si më të rëndat deri më tani. Sanksione të mundshme substanciale ka ende, sipas Gould-Davies.

"Shtetet e Bashkuara e kanë këtë armë unike dhe të frikshme të sanksioneve dytësore", tha ai, duke iu referuar masave të vendosura jo ndaj vetë Rusisë, por për t’i penguar shtetet dhe entitetet e tjera që të kryejnë transaksione që mund ta ndihmojnë Moskën në këtë luftë.

Uashingtoni dhe Perëndimi mund t’i shtojnë gjithashtu sanksionet ndaj "flotës së errët" të Rusisë, anijeve shpesh të vjetra dhe të pasigurta, të cilat përdoren për t’i anashkaluar sanksionet dhe për ta vazhduar rrjedhën e të hyrave nga nafta.

Rachel Ziemba, eksperte për sanksione në Qendrën për Sigurinë e Re Amerikane, tha se zbatimi me forcë i dënimeve ekzistuese ekonomike dhe vendosja e sanksioneve dytësore do të ishin hapat më të rëndësishëm që administrata Trump mund t’i ndërmarrë.

Rusia ka arritur ta zbusë ndikimin e sanksioneve të shumta të SHBA-së dhe ndalimeve të teknologjisë me ndihmën e ndërmjetësve në shtete të treta si Kina, Kazakistani, Uzbekistani dhe Kirgizia.

Ziemba tha se këto shtete do të prekeshin nga sanksionet dytësore. Kina ka luajtur një rol veçanërisht të rëndësishëm në mbështetje të Rusisë përmes lehtësimit të dërgesave të teknologjisë me përdorim të dyfishtë dhe blerjes së naftës.

"Pyetja është, a do të ishte administrata Trump më e gatshme se administrata Biden për të sanksionuar bankat kineze që mbështesin zinxhirët ushtarakë të Rusisë ose blejnë naftën ruse", tha ajo./ REL

putin trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet