LIVE UPDATES
Bota

Politico: Mundësia e papritur e Evropës mes luftës tregtare SHBA-Kinë

Uashingtoni dhe Pekini po tregtojnë goditje tarifore. BE-ja mund të dalë në krye, nëse arrin të përballet me sfidën.

28 Prill 2025, 15:23 Nga r.ll
Politico: Mundësia e papritur e Evropës mes luftës tregtare
foto ilustruese

BRUKSEL – Evropianët do të bëhen më të varfër nga lufta tregtare që ka ndezur shefi i tarifave të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, megjithatë politikanët në këtë anë të Atlantikut shohin fije shprese. Ekonomikisht, bota po ndahet në tre blloqe të veçanta dhe po bëhet një garë mes SHBA-së, Kinës dhe Evropës. Kështu që vendimi i Trump për të përballuar pjesën tjetër të botës në një luftë tregtare, me dënim të veçantë të rezervuar për armikun nr. 1 Kinën, i lë Bashkimit Evropian një mundësi.

Përveç kësaj, siç e di kushdo që ka luajtur lojën Mario Kart, edhe nëse jeni në vendin e fundit, mund ta gjeni veten në vendin e parë nëse dy vendet e para neutralizojnë njëri-tjetrin. 

“Ne kemi dikë që shënon autogol dhe ky është zoti Trump”, komentoi guvernatori i Bankës së Francës, François Villeroy de Gallo. Basti i madh për Evropën është se si do ta shfrytëzojë këtë mundësi.

Pika e vështirë e fillimit të Evropës

Evropa doli nga pandemia e koronavirusit në gjendje të keqe, me ritme rritjeje rreth gjysmën e asaj të SHBA. Ekonomia më e madhe e Evropës, Gjermania, ka pësuar valë mbylljesh fabrikash pasi fabrikat e saj të çelikut dhe prodhuesit e makinave u shembën nën peshën e krizës energjetike të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Në teori, tregu i vetëm i BE-së ofron akses për rreth 450 milionë konsumatorë. Në praktikë, ajo mbetet e fragmentuar dhe e rëndë në vendimmarrje. Megjithatë, rritja e Trump dhe veçanërisht “paketa tarifore” e 2 prillit, e cila vendosi tarifa të reja nga 10% në 49% në pothuajse të gjitha vendet e tjera dhe aktualisht është “ngrirë", duket se ka filluar të ndryshojë peizazhin.

Euro është forcuar me 10% kundrejt dollarit këtë vit pasi investitorët kërkojnë alternativa më të qëndrueshme. Akoma më mbresëlënëse është lëvizja në tregjet e obligacioneve qeveritare, ku borxhi amerikan i konsideruar "i sigurt" u refuzua pas njoftimeve të Trump, duke rezultuar në rritjen e normave të huamarrjes së SHBA-së , ndërkohë që obligacionet evropiane fituan terren.

"Me gjithë këtë minim të rolit ndërkombëtar të dollarit dhe obligacioneve amerikane, euro duket se po fiton një vrull të ri," komentoi Davide Oneglia, një ekonomist në TS Lombard. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon se tarifat do të ulin rritjen e SHBA-së në vitin 2025 me 0,9 pikë përqindjeje, rënia më e madhe në çdo ekonomi të madhe përveç Meksikës. Në të kundërt, dëmi për eurozonën parashikohet në vetëm 0.2%.

Nga i poshtëruar në të favorizuar

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen filloi mandatin e saj të dytë duke theksuar "konkurrueshmërinë" e Evropës - një term i përgjithshëm i lidhur me ekonominë, rritjen dhe pozicionin e saj ndaj konkurrentëve.

Ndërkohë që SHBA po krijonte gjigantë teknologjikë, duke përfituar nga tregjet që funksiononin mirë, universitetet më të mira dhe konsumatorët e fuqishëm, dhe Kina po shfaqej si lider në prodhimin e energjisë së pastër dhe automjeteve elektrike, Evropa mbeti prapa. Megjithatë, sot, kur SHBA-ja dhe Kina ndëshkojnë njëra-tjetrën me tarifa mbi 100%, Evropa është në një avantazh strategjik.

Tarifat e SHBA-së kundër Evropës janë rritur, por shumë më të ulëta në krahasim me ato kundër Kinës. Kjo hap tregje të reja për kompanitë evropiane, siç vlerëson Ludovic Sutor-Sorel i Rrjetit Evropian të Politikave Makro. Kina tashmë mbështetet në produktet evropiane në sektorë të tillë si kimikatet dhe pajisjet e transportit, ndërsa kërkesa amerikane për produkte industriale evropiane që bleu më parë nga Kina mund të rritet.

Edhe pse administrata Trump thotë se po kërkon një marrëveshje me Pekinin për të ulur tarifat, tregtia trans-Paqësorit ka dështuar dhe bisedimet e diskutueshme po dëmtojnë besueshmërinë afatgjatë. Në të njëjtën kohë, komuniteti global, i cili tradicionalisht kishte mbështetur tregtinë e lirë nën udhëheqjen amerikane, tani sheh Uashingtonin duke u distancuar, duke i dhënë Evropës mundësinë për të mbushur boshllëkun.

“Në një botë gjithnjë e më të paparashikueshme, vendet po grumbullohen për të punuar me ne”, tha von der Leyen, duke kundërshtuar politikat e Trump.

Duke shfrytëzuar krizën

Sipas ekonomistit Paul De Grauwe, shumë varet nga aftësia e Evropës për të vazhduar tregtinë e lirë me pjesën tjetër të botës. Nëse ka sukses, SHBA do të përfundojë në proteksionizëm të izoluar me pasoja për çmimet dhe efikasitetin.

“Zakonisht, krizat krijojnë mundësi”, tha ai. “Nëse i identifikoni herët, mund t’i ktheni në avantazh”.

Megjithatë, marrëveshjet tregtare janë të vështira. Marrëveshja Mercosur midis Evropës dhe Amerikës së Jugut filloi në vitin 1999 dhe një marrëveshje politike u nënshkrua vetëm vitin e kaluar. Pavarësisht hezitimit tradicional të Francës, edhe ka një ndryshim, pjesërisht për shkak të presionit të krijuar nga Trump. Në të njëjtën kohë, BE po negocion një marrëveshje të tregtisë së lirë me Indinë.

Ka edhe mundësi më delikate. Dollari mbetet monedha rezervë globale, duke ofruar përparësi gjeopolitike dhe kosto të ulëta huamarrjeje për SHBA-në. Por disa brenda administratës Trump pyesin nëse statusi special i dollarit tani u shërben interesave amerikane. E vetmja gjë e sigurt është se dollari u trondit pas “Ditës së Çlirimit” me tarifat e Trump. Euro paraqitet si alternativë.

"Bota po përballet me një krizë besimi në dollar," vuri në dukje kryeekonomisti i Deutsche Bank, David Folkerts-Landau, duke i përshkruar tarifat e Trump si "përçarjen më të madhe në sistemin financiar global që nga viti 1971".

Euro në qendër të vëmendjes

Pavarësisht problemeve, BE-ja vazhdon të mbrojë shtetin e së drejtës, ndryshe nga SHBA ku vihet në pikëpyetje pavarësia e institucioneve. Evropa gjithashtu ruan lëvizjen e lirë të kapitalit, gjë që tërheq investitorët. Askush nuk beson se euro do të zëvendësojë dollarin së shpejti, sipas Politico. Pjesa e saj në rezervat globale të këmbimit valutor ka mbetur e qëndrueshme në 20% që nga viti 1999. Por, siç vëren ekonomisti i Bruegel, Nicolas Veron, "nëse besimi te dollari bie, euro do të jetë alternativa e parë ."

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, kohët e fundit u bëri thirrje udhëheqësve evropianë që të kapin krizën dhe të shtyjnë reformat në tregjet bankare dhe të kapitalit për të forcuar pozicionin e Evropës. Nëse euro fiton tërheqje, ajo mund të ulë koston e huamarrjes për bizneset evropiane, veçanërisht startup-et, dhe të rrisë ndikimin gjeopolitik të BE-së.

Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt. Tarifat do të dëmtojnë rritjen evropiane dhe në rast të një recesioni global ekziston rreziku që investitorët të kthehen në SHBA , siç ndodhi në vitin 2007. Për më tepër, nëse Uashingtoni i bën presion Evropës të ndërpresë lidhjet me Kinën, çdo përfitim mund të zhduket. Dhe nëse forcimi i euros do të çojë në një rritje të kursit të saj, do të goditen eksportet, diçka thelbësore për Gjermaninë, e cila tashmë po përballet me vështirësi.

Megjithatë, krahasuar me fillimin e mandatit të dytë të von der Leyen, situata sot duket shumë më e ekuilibruar. Dhe, si në çdo ndeshje futbolli, pak gjëra janë më të kënaqshme sesa të shikosh kundërshtarin që shënon autogol/ Politico.

lufta tregtare shba-kine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet