LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Si e çimeton Putin pushtetin e tij prej 25 vitesh

Më 26 mars 2000 Vladimir Putin u zgjodh president i Rusisë. Sot ai sundon si diktator. Një vështrim retrospektiv se si ish-oficeri i KGB-së e ka zgjeruar pandërprerë pushtetin e tij.

28 Mars 2025, 08:31 Nga I.A
Analiza e DW: Si e çimeton Putin pushtetin e tij prej 25 vitesh
Vladimir Putin

Në fakt ajo qe vetëm një formalitet: në zgjedhjet presidenciale ruse më 26 mars 2000 Vladimir Putini u konfirmua në detyrë me 52,9 për qind të votave. Rezultati dihej që në fillim. Sepse kur Boris Jelzin u dorëhoq papritur më 31 dhjetor 1999, Putini, i cili nga 9 gushti 1999 ishte kryeministër, mori përsipër edhe detyrat e presidentit sipas kushtetutës.

Putini është në pushtet prej 25 vjetësh. Për t`u bërë sundimtari autokratik dhe i padiskutueshëm i Rusisë, ai ka vepruar me strategji - edhe pse për disa vjet nuk ishte në pallatin presidencial.

Ndërrim karrigesh në Kremlin

Meqë sipas kushtetutës ruse presidenti në atë kohë nuk lejohej të mbante më shumë se dy mandate radhazi, zgjedhjet e 7 majit 2008 sollën një ndërrim postesh. I besuari i Putinit, Dmitri Medvedev, ish-kryetar i bordit mbikëqyrës të Gazprom, zëvendësoi Putinin në detyrë.

Me propozimin e Medvedevit, Duma ruse zgjodhi një ditë më vonë kryministër Putinin me 87,1 përqind të votave. Edhe pse Medvedev mbante postin më të lartë, fijet në Kremlin i lëvizte nga sfondi Putini.

Themeli i pushtetit të Putinit: eliminimi i autonomisë rajonale

Në këto 25 vjet presidenti rus e ktheu vendin në "diktaturën më të fortë të personalizuar në botë", thotë politologu rus Mihail Komin. "Që në fillim ai ka pasur synim ta transformojë demokracinë në favor të tij. Sot i gjithë pushteti është i përqendruar në duart e një personi të vetëm, në duart e Putinit". Gjithçka filloi me eliminimin e "autonomisë rajonale", kujton Komin: "Një nga reformat kryesore në mandatin e parë të Putinit ka qenë vendosja e të ashtuquajturve përfaqësues të presidentit në rajone". Kremlini krijoi kështu instrumentin e kontrollit në rajone - një gur themeli për çimentimin e pushtetit.

Këtë vlerësim bën edhe politologu rus me banim në Finlandë, Grigory Nishnikov: "Nëse kujtojmë Rusinë e viteve të para të Putinit, na bien ndërmend disa qendra autonome të pushtetit, qofshin kushtetuese apo edhe informale, si oligarkët. Ata të gjithë përbënin një lloj kundërpeshe ndaj Kremlinit". Putini i shkatërroi të gjitha këto, centralizoi gjithçka dhe e drejtoi sistemin e pushtetit në Rusi drejt vetes”, thotë Nizhnikov në intervistë me DW.

Putin dhe Trump: vëllezër ideali?

Në politikën e jashtme shënohet një riafrim mes SHBA dhe Rusisë, që nisi në mandatin e parë të presidentit amerikan Donald Trump (2017 - 2021). Takimi i parë i tyre u zhvillua në korrik 2018 në samitin e Helsinkit. "Për Putinin, Trump është dhurata më e madhe e jetës së tij politike”, thotë politologu dhe historiani Helmut Müller-Enbergs në një intervistë me platformën e lajmeve T-Online.

Në negociatat për armëpushimin në Ukrainë Putini i ofroi Trumpit "si të thuash mouse au chocolat - lëndët e para dhe perspektivën e përmbushjes së premtimit të tij zgjedhor", thotë eksperti nga Universiteti i Danimarkës Jugore. Sipas ligjit ndërkombëtar ai nuk ka të drejtë për këtë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov së fundmi para shtypit ndërkombëtar la të kuptohet, se Trump dhe Putin kanë marrëdhënie të mira dhe mund të flasin me njëri-tjetrin më shpesh nga ç`supozohej deri tani.

Aparati i pushtetit nuk toleron asnjë kundërshtim

Rritja e fuqisë së Putinit, sipas ekspertëve, bazohet në kërcënimin ushtarak dhe represionin, në politikën e brendshme dhe të jashtme. Sipas ekspertit Nizhnikov në çerekshekullin e kaluar ka pasur mjaft ngjarje, qö kanö pörbörö rrezik për Putinin.

Këtu bëjnë pjesë protestat pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011 në sheshin Bolotnaya në Moskë, rreziku nga një situatë e paqendrueshme në Krime pas aneksimit të gadishullit ukrainas në 2014, trazirat pas reformës së diskutueshme të pensioneve në 2018, protestat e Navalnit në të gjithë Rusinë në vitet në vijim dhe invazioni në Ukrainë, që u shoqërua me protesta në rrugët e metropoleve Moskë dhe Shën-Petersburg.

Por çdo rezistencë e popullit u pasua nga një represion edhe më i fortë, thotë politologu Nizhnikov. Dhe "me secilën nga këto ngjarje u eliminuan vazhdimisht kundërshtarë të rinj”. Kështu që sot nuk ka mbetur askush, që mund të kundërshtojë Putinin.

Një tjetër faktor i rëndësishëm për mbajtjen e pushtetit të Putinit është dobësimi i qëllimshëm i gjykatave në mandatin e tij të dytë, vëren Mihail Komin. Gjykatat ruse sot nuk janë më të pavarura, kritikon ai.

Këtyre i shtohet edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor në favor të Vladimir Putinit dhe partisë së tij në pushtet "Rusia e Bashkuar”. "Tani partia në pushtet dominon falë sistemit të shtypjes së opozitës, jo falë temave sociale, të cilat luajtën rol në dy mandatet e para të Putinit", thotë politologu.

Në vend që të afirmohet ndaj opozitës demokratike, Putini krijoi një kabinet hije rreth vetes, thotë sociologu rus Alexander Bikbov. Presidenti ka mbledhur në këtë rreth të ngushtë njerëz, që ndajnë me të interesa specifike biznesi. Firmat e tyre kanë marrë kontrata të mëdha nga shteti dhe janë pasuruar në këtë proces, thotë Bikbov: "Putin i mban gjithmonë të gjitha frenat në duar dhe është i përfshirë personalisht në biznes."

Manipulimi i kujtesës historike kolektive

Shoqërisë i shitet imazhi i një Rusie, ku shteti gjatë gjithë historisë ka luajtur një rol vetëm pozitiv. Çdo gjë negative eliminohet, të gjitha konfliktet e së shkuarës fshihen, thotë Bikbov. Ai i quan ato "manipulime me kujtesën kolektive historike". Edhe kjo vetëm e forcon pushtetin e Putinit, mendon ai.

Si shembull, sociologu përmend mbylljen për publikun të arkivave të KGB-së, që përmbajnë "kapitujt e errët të historisë ruse". Bikbov e quan imazhin e Rusisë nën Putinin, i cili ka qenë vetë shefi i KGB-së, "imazhi i gjelit të artë", duke iu referuar një personazhi të përrallave ruse. Gjeli i artë do të thotë "një Rusi vetëm e lumtur”.

Një vend, që shihet me syze rozë dhe ku familja e Carit paraqitet çuditërisht së bashku me diktaktorin komunist Stalin si ruajtës të të njëjtave tradita - edhe pse të dy në historinë ruse përfaqësonin forca politike krejtësisht të ndryshme”.

Fundi i sundimit të Putinit nuk duket gjëkundi

Të tre ekspertët e intervistuar nga DW mendojnë se këto tendenca do të forcohen në të ardhmen dhe se Putini do të qëndrojë në pushtet për një kohë të gjatë. "Problemi është, se nuk ka ndonjë kandidat të mundshëm dhe as vend për të. Zgjedhjet e fundit, që Putini i fitoi vërtetë, ishin ato të vitit 2004. Çdo gjë tjetër ka qenë e padrejtë", ankohet Mikhail Komin.

"Putini u zgjodh këtë mars për gjashtë vitet e ardhshme”, vlerëson eksperti, "por 2030 nuk do të jetë viti i fundit i presidencës së tij. "Unë mendoj se ai do të vazhdojë edhe me një mandat tjetër. Kohën e tij në pushtet do ta kufizojë vetëm mosha e tij fizike".

"Grigory Nishnikov ankohet edhe se rusët nuk shohin alternativë ndaj Putinit dhe se kanë frikë nga ndryshimi: "Në rregull, thonë njerëzit, ne duam të përfundojë lufta, por çfarë vjen pastaj? Nëse Putini ikën, do të vijnë në pushtet hajdutë edhe më të këqij, që do të grabisin edhe më shumë vendin. Imazhi që kultivon qeveria, është: stabiliteti i sotëm është më i rëndësishëm se ndryshimet e së nesërmes".

Nizhnikov vëren se në Rusi ka pasur gjithmonë nevojë për një dorë të fortë: "Një personalitet i fortë drejtues duhet të marrë gjithmonë vendime dhe të zgjidhë problemet. Nö rast nevoje rusët fajësojnë guvernatorët dhe jo presidentin, sipas motos: vetëm po ta dinte Putini këtë, ai do ta zgjidhte problemin menjëherë!" Kjo është një traditë shumë e vjetër ruse./DW

vladimir putin

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë