LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Përse Afrika nuk përfiton nga gurët e çmuar që nxjerr?

Afrika ka pasuri minerare me lëndë të para të ndryshme që kërkohen në të gjithë botën. Popullsia vendase nuk ka ndonjë përfitim të madh nga industria e gurëve të çmuar, përveç masave që merren për certifikimin e tyre.

8 Mars 2023, 09:16 Nga I.A
Analiza e DW: Përse Afrika nuk përfiton nga gurët e çmuar
gure i cmuar

AFRIKË- Në pjesët e Afrikës të pasura me gurë të çmuar, të ardhurat e nxjerra nga mineralet nuk ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së jetesës së popullsisë vendase. Përshjashtim bën vetëm Botsvana. Në vend që të rrisin nivelin e jetës së komuniteteve, shumë njerëz e kapin veten të futur në rrethin vicioz të shfrytëzimit dhe abuzimeve.  

Deutsche Welle foli me njerëz që punojnë në industrinë e diamantit dhe me ekspertë për të mësuar përse nxjerrja e gurëve të çmuar nuk ndihmon në përmirësimin e jetës sociale dhe ekonomike të vendasve.   

Të mëdhenjtë përfitojnë nga ndarja  

Në Republikën Demokratike të Kongos, thotë presidenti i Këshillit afrikan të diamantit, M'Zee Fula Ngenge, ekziston një konflikt historik shkaktuar nga "lakmia e madhe, ndarja post-koloniale, si dhe erozioni i zakonshëm i përgjegjshmërisë në sektorin publik dhe manaxhimin qeveritar.”

Ngenge mendon, se vetëm pak njerëz të zgjedhur përfitojnë direkt nga puna e rëndë e minatorëve, duke i paguar punëtorët për minimumin e jetesës, në mënyrë që të vazhdojnë t'i kenë në dorë. Konfliktet rajonale jo vetëm që rrisin këtë përzierjeje kontrolli dhe shfrytëzimi të padrejtë, por bëjnë që aktualisht të mëdhenjtë e tregtisë me gurët e çmuar të përfitojnë, sepse konfliktet u lejojnë atyre që të vendosin për normat e punës bazuar tek nevojat e minatorëve për të siguruar të ardhurat. 

Ky skenar konflikti në Kongo është i ngjashëm me ato të vendeve të tjera afrikane, që po ashtu kanë pasuri të mëdha minerare, thotë Ngenge, duke theksuar se shumë kombe të rajonit janë kthyer "në objektiva të synuara (nga industria e gurëve të çmuar) për shkak të mungesës së stabilitetit politik dhe social të tyre.” "Të gjitha vendet e tjera që rrethojnë Republikën Demokratike të Kongos, janë të rrezikuara nga destabilizimi që vjen nga kthimi në synim të përqëndruar ose fokusim në nxjerrje mineralesh, abuzim dhe mashtrim”, thotë ai. 

Minierat ilegale të gurëve të çmuara mbizotërohen nga të huajt 

E përbashkëta e Kongos, Angolës, Mozambikut dhe shumë vendeve të tjera të Afrikës, të pasura me minerale është fakti se ekzistojnë dy tregje për shfrytëzimin e burimeve minerare: ekziston industria zyrtare e shfrytëzimit të mineraleve, e cila është subjekt që mbikqyret të paktën deri në një nivel të caktuar, dhe ekziston tregu klandestin, që dominohet nga minatorët dhe sponsorizuesit e tyre. 

Puna e rëndë e minatorëve që nxjerrin diamantë në Kongo

Për të kuptuar se si funksionon tregu klandestin për prodhimin dhe tregtimin e guëve të çmuar, Deutsche Welle shkoi në qytetin me miniera të gurëve të çmuar, Canfunfo, në provincën Lunda Norte të Angolës, që ndodhet në kufi me Kongon. 

Caiongo Adelino ka punuar si minator illegal, ose garimpeiro siç e quajnë vendasit— për dhjetë vjetë me radhë. 49 vjeçari thotë se në përgjithësi grupet e garimpeirove kanë financuesit e tyre, të cilët paguajnë që ata të futen thellë në xhungël për të nxjerrë ilegalisht gurët e çmuar, gurë që më vonë edhe blihen prej tyre. "Herën e fundit që shita një gurë të çmuar, çmimi ishte 1250 dollarë,” tregon Adelino për DW. "Por këto çmime nuk janë çmimet reale, sepse tabela për të paguar ne garimpeirot është e ndryshme nga tabela e tregut ku shiten diamantet.” 

Tregu klandestin për blerjen dhe shitjen e gurëve të çmuar, veçanërisht diamantëve të nxjerrë nga garimpeirot, është në duar të të huajve, të ndërmjetësve senegalezë, kinezë, francezë, eritreas, guineas dhe kongolezë, të cilët nuk investojnë në rritjen e nivelit të jetës së komunitetit vendas. 

Kjo gjë madje reflektohet në modelin e tyre të biznesit. Një sponsorizues i jep garimpeirove sendet kryesore për të jetuar në xhungël, dhe vlera e këtyre sendeve i zbritet pagesës që u bëhet garimperoive, kur kthehen për të shitur diamantët. 

Bota e zhvilluar 'mbyll një sy'   

Të dhënat e Këshillit Afrikan të Diamantëve tregojnë se nga shitja kontrabandë e diamantëve të papërpunuar që e kanë origjinën nga Afrika, rajoni humbet mesatarisht 28 deri 32 përqind të të ardhurave të nxjerra nga prodhimi i përgjithshëm i diamantëve në Afrikë. Ngenge, thotë se kjo humbje ka të bëjë veçanërisht me diamantët e papërpunuar dhe natyrorë, që nuk janë të dokumentuar ose të certifikuar, të cilët kontrabandohen në qendrat kryesore të diamantëve, që ndodhen jashtë kontinentit. 

"Në disa raste diamantët e transportuar ilegalisht kapen dhe kthehen në pronësi të shtetit në vendin që i konfiskon,” thotë ai për Deutsche Wellen. 

"Kështu, 'bota e zhvilluar,' si e quajti Papa Francesku së fundi, është sigurisht fajtore kur mbyll sytë, veshët dhe gojën për këtë lloj neglizhence,” i tha Ngenge Deutsche Welles.  

Falsifikim origjine për të manipuluar industrinë 

Deutsche Welle foli po ashtu me një ekspert për gjeopolitikën e diamantëve, i cili para se të fillojë të tregojë për mekanizmat e pastrimit të parave që fshihen nga ky treg, kërkoi që të mbetet anonim. 

"Ndodh që diamantët vidhen nga minierat e Angolës dhe dërgohen në Republikën Demokratike të Kongos, dhe prej andej eksportohen në Dubai me dokumente që deklarojnë se këto diamante janë nga Republika Demokratike e Kongos, kur faktikisht ato janë nga Angola,” tregon ai. 

Në këtë mënyrë tarifat doganore dhe faturat e tjera nuk paguhen, origjina e gurëve të çmuar fshihet, standardet e punës anashkalohen dhe dinamikat e gjithë industrisë që mbështetet tek parimet e kërkesës dhe ofertës manipulohen.  

"Për fat të mirë kjo gjë nuk po ndodh në shkallë aq të madhe sa ndodhte midis viteve 2000 dhe 2015. Shpresojmë që situata të vihet nën kontroll ose që të zgjidhet siç duhet, megjithëse kufijtë midis dy vendeve është e vështirë të vihen nën kontroll.” 

Sipas Këshillit Afrikan të Diamantëve, mënyra e vetme për të luftuar aktivitete të tilla është luftimi me forcë i varfërisë në komunitetet e prekura nga kjo gjë, dhe sigurimi i nxjerrjes së diamantëve sipas rregullave të duhura. 

Popullsia vendase nuk përfiton 

Rafael Marques de Morais, një gazetar vendas dhe autor i librit "Blood Diamonds," (diamantët e gjakut) i sheh me sy kritik reformat e bëra në tregun e Angolës dhe në tregun ndërkombëtar të diamantëve. Ai mendon se Skema Kimberley e Procesit të Certifikimit, të aplikuar në nivel multilateral në vitin 2003, është abuzim që bëhet me pretekstin e shuarjes së zërave kritikë. Sipas Marques de Morais, marrëveshja është bërë më shumë për të hedhur hi syve, për të thënë se është duke u bërë diçka për të zbutur pasojat e plaçkitjes dhe transferimit të burimeve minerare nga vendet e varfëra, kur në fakt janë duke u ruajtur interesat e vendeve që blejnë gurët e çmuar. 

"Ky është problem i Procesit Kimberley — ai vepron në përputhje me interesat strategjike të disa vendeve,” thotë Marques de Morais për DW. Banorët vendas në komunitetet e pasura me diamante të Afrikës, thotë ai, janë larg së pari ndonjë përfitimi nga gurët që përfundojnë në tregjet ndërkombëtare të diamantit si Anvers dhe Dubai. 

"Mjafton të thuash se diamantët janë (siç prezantohen nga dokumenti) të pastër, për të justifikuar çdo gjë. Por ato nuk janë të pastër, sepse vazhdojnë të nxirren me dhunë,” i tha ai Deutsche Welles. 

Diamantët furnizojnë luftën e Rusisë 

Marques de Morais mendon se Procesi Kimberly është veçanërisht me të meta kur përballet me gjeopolitikën aktuale. Ai beson se përfshirja e Rusisë në tregun afrikan të diamantëve nëpërmjet Russian Alrosa Corporation ndihmon financimin e luftës agresore kundër Ukrainës, përveç që vazhdon të shfrytëzojë vendasit. "Konflikti ekziston. Kur Russia's Alrosa Group nxjerr diamantët, shfrytëzohet komuniteti vendas, abuzohet komuniteti vendas," thotë gazetari dhe autori, Marques de Morais. 

Marrë nga DW

caiongo adelino m'zee fula ngenge

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë