LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Kërcënimet e Putin nuk duhet të mbivlerësohen

Kryetari i Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme dhe deputeti social-demokrat, Michael Roth, u shpreh kundër mbivlerësimit të fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putin për gjendjen e kombit.

1 Mars 2024, 08:26 Nga N.F
Analiza e DW: Kërcënimet e Putin nuk duhet të mbivlerësohen
Vladimit Putin

GJERMANI- Ekspertë gjermanë të politikës së jashtme kërkuan që të mos frikësohemi nga kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin për një përshkallëzim bërthamor të luftës në Ukrainë.  Kryetari i Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme dhe deputeti social-demokrat, Michael Roth, u shpreh kundër mbivlerësimit të fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putin për gjendjen e kombit. "Ai përsërit akuzat dhe kërcënimet e tij të njohura ndaj Perëndimit”, tha kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, për Rrjetin redaksional të Gjermanisë (RND). "Ne nuk duhet t'i lejojmë vetes të na impresionojë kjo” - tha Roth.

Roth e quajti fjalimin e Putinit si një përpjekje për të motivuar popullin rus për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen pas dy javësh, në të cilat Putini do të kandidojë përsëri.

Përpjekje për të motivuar popullin rus

Putinit i duhet të bënte të njohura dhurata të gjithëllojshme zgjedhore, "sepse mungesa e alternativave nuk është ndonjë arsye e mirë për të marrë pjesë në zgjedhje", tha Roth. Prandaj Putini premtoi se së shpejti do të ketë më shumë para për pensionistët, punonjësit e shtetit dhe veteranët.

"Regjimi i Putinit dëshiron absolutisht të shmangë që rezultatet e falsifikuara të zgjedhjeve të duken si shumë joreale,” tha politikani i SPD-së. Zgjedhjet në Rusi do të jenë "po aq të lira dhe demokratike sa edhe zgjedhjet në Bashkimin Sovjetik ose në ish-RDGJ".

Deklarata të ngjashme bënë edhe politikanë të tjerë ekspertë të politikës së jashtme, nga CDU/CSU, të Gjelbrit dhe nga FDP. Anton Hofreiter nga të Gjelbrit, tha se qëllimi i Putinit me kërcënimet e tij është të bëjë që shtetet perëndimore të ndalin mbështetjen për Ukrainën. Kurse Marcus Faber nga FDP kërkoi më shumë municione për Ukrainën. Ai tha se beson se Rusia tashmë është ushtarakisht "me shpatulla pas murit " dhe se "popullsia civile ruse i sheh gjithashtu arkivolet që po kthehen në Rusi dhe në fakt nuk e di pse u sulmua shteti fqinj i Ukrainës”.

Aludime dhe kërcënime

Gjatë fjalimit të tij Presidentit rus Vladimir Putin premtoi fonde për të ringjallur ekonominë dhe përshkroi planet për rigjallërimin e infrastrukturës së vendit gjatë gjashtë viteve të ardhshme. Putini e filloi fjalimin e tij me një sërë referencash për pushtimin rus të Ukrainës, ose "operacionin special ushtarak", siç e quan ai. Ai gjithashtu aludoi për aneksimin e Krimesë nga Rusianë vitin 2014, duke vënë në dukje se ishte përvjetori i asaj që ai e quajti "Pranvera ruse". Sipas Putinit, shumica e popullsisë ruse e mbështet aksionin ushtarak në Ukrainë.

Duke përmendur anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO në kuadër të luftës në Ukrainë Putini dhe tha se Distrikti Ushtarak Perëndimor i Rusisë duhet të forcohet. Finlanda ka një kufi të gjatë tokësor me Rusinë. Presidenti rus tha më tej në fjalën e tij se shtetet e NATO-s rrezikojnë një luftë bërthamore, nëse dërgojnë trupa në Ukrainë. Këtë deklaratë ai e bëri disa ditë pasi Presidenti francez Emmanuel Macron e la të kuptohet këtë mundësi, duke nxitur disa liderë të tjerë perëndimorë të flasin kundër kësaj ideje.

Marrë nga DW

putin kercenime rusia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet