LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Gjithnjë e më shumë sulme ndaj politikanëve gjermanë

Senatorja për Ekonominë e Berlinit, Franziska Giffey (SPD) është lënduar lehtë në një sulm fizik në lagjen Rudov.

10 Maj 2024, 08:35 Nga N.F
Analiza e DW: Gjithnjë e më shumë sulme ndaj politikanëve
Foto ilustruese

GJERMANI- Sulmet ndaj politikanëve po bëhen më të shpeshta në Gjermani. Nga sulmi u lëndua edhe ish-kryebashkiakja e Berlini por edhe disa të tjerë. Senatorja për Ekonominë e Berlinit, Franziska Giffey (SPD) është lënduar lehtë në një sulm fizik në lagjen Rudov. "Të martën (7 maj) pasdite në bibliotekë, një burrë sulmoi papritmas ish-kryetaren e bashkisë së Berlinit "nga prapa me një çantë plot me përmbajtje të fortë dhe e goditi në kokë dhe qafë”, njoftoi policia e Berlinit dhe zyra e prokurorit publik. Policia nisi menjëherë hetimet.

Pas sulmit, ish-ministrja federale për Çështjet e Familjes "shkoi në spital për një kohë të shkurtër për shkak të dhimbjes në zonën e kokës dhe qafës", thanë autoritetet në një deklaratë.

Për të forcuar Kodin Penal

Të martën, ministrat e brendshëm federalë dhe të landeve mbajtën një takim të posaçëm për shkak të sulmeve të fundit ndaj politikanëve dhe aktivistëve zgjedhorë. Ata u shprehën në favor të mbrojtjes më të mirë të personave aktivë politik, por edhe në favor të shtrëngimit të Kodit Penal.

Ata që janë politikisht aktivë në Gjermani bëjnë jetë gjithnjë e më të rrezikshme. Sulmi ndaj Franziska Giffey është vetëm maja e ajsbergut. Ditë pas dite sulmohen sidomos politikanët në lande e komuna – kërcënohen dhe shahen.

Si edhe Max Reschke, i cili prej një viti është kryetar i të Gjelbërve në Turingi. Ai tha për DW: "Nga krishtlindjet e deri në fillim të vitit, gjatë protestave të bujqve, kishim një grumbull plehrash jashtë derës së çdo zyre, hedhje të vezëve në xhama, xhama të thyer në disa zyra si dhe  kuti postare të shkatërruara nga eksplozivi. Ndodh që njerëzit të kërcënohen - nëse kthehemi ne në pushtet, atëherë do t'ju ndodhë kjo ose ajo. Dhuna verbale është rritur padyshim vitet e fundit”.

Të Gjelbërit janë veçanërisht në shënjestër

Politikanët ekologjistë sulmohen veçanërisht shpesh. Prandaj, Reschke dhe ekipi i tij gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale, të cilat mbahen në fund të majit dhe zgjedhjet evropiane në fillim të qershorit, shkojnë në terren të paktën në çifte, pra nga dy persona, për sigurinë e tyre. Në kurse, aktivistët e gjelbër trajnohen të flasin me qetësi me njerëzit, të praktikojnë de-përshkallëzimin dhe të mos lejojnë që të provokohen.

"Ka njerëz që tani po na kërcënojnë dhe thonë ato që kanë menduar dikur. Ata po përpiqen të frikësojnë edhe familjet tona. Por ka dhe të tjerë që kalojnë nga kërcënimet në veprime. Fatkeqësisht këtë po e shohim tani në Dresden”, thotë Reschke.

Ndezja e shtëpisë së politikanit të SPD

Edhe në Essen të lanit Renania Veriore-Vestfalia, më 2 maj, dy politikanë të partisë ekologjiste u ofenduan fillimisht verbalisht dhe më pas u sulmuan fizikisht. Njëri është lënduar gjatë sulmit. Në Brandenburg në të njëjtën ditë, protestuesit e zemëruar goditën makinën e zëvendëspresidentes së Bundestagut Katrin Goering-Eckart (të Gjelbrit) dhe e penguan atë të lëvizte me makinë.

Edhe në Gotha të Turingisë në shkurt, persona të panjohur i vunë zjarrin shtëpisë së një politikani të SPD-së, i cili organizoi një demonstratë kundër ekstremizmit të djathtë.

Fatkeqësisht, dhuna ndaj politikanëve nuk është një fenomen i ri: kryetarja e bashkisë së Këlnit, Henrietta Recker, ishte viktimë e një atentati me armë të ftohta në vitin 2015, të cilit i mbijetoi me shumë mundim. Në vitin 2019, një ekstremist i krahut të djathtë vrau politikanin e CDU në Hessen, Walter Libke.

Kryeministri bavarez Markus Söder fajëson ekstremistin e djathtë të partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) për dhunën e fundit kundër politikanëve. Por edhe politikanët e AfD janë viktimë e sulmeve.

Max Reschke dëshiron të vazhdojë të jetë aktiv në politikë, por kërkon që politikanët vendas të kenë më shumë mbrojtje nga shteti dhe policia. "Thjesht mbrojtja ka qenë shmë e vogël kohët e fundit. Nuk është mirë që fillimisht të ndodhë diçka dhe vetëm më pas të ndërmirren masa. Shoqëria në tërësi duhet të pyesë veten se në cilin drejtim duam të shkojmë. Unë nuk mendoj se është mirë që të ketë më shumë dhunë dhe më shumë frikë."

Urrejtja ndaj vendit

Një sondazh aktual me më shumë se 6.400 kryetarë të bashkive në Gjermani, i kryer nga Instituti Forsa, në emër të Fondacionit Kerber, vjen në një rezultat shqetësues: 40 për qind e të anketuarve thanë se ata ose njerëzit përreth tyre ishin fyer, për shkak të punës së tyre, se janë kërcënuar apo sulmuar fizikisht.

Prandaj, disa prej tyre po e shqyrëtojnë edhe idenë e heqjes dorë nga politika lokale. Por ky nuk është një fenomen thjesht gjerman. Tendenca të tilla ka në të gjithë Evropën, si dhe në SHBA, thotë për DW Sven Tezlaf, shef i demokracisë dhe bashkëpunimit në Fondacionin Kerber.

Shkaqet: "Gjuha është bërë më e ashpër dhe sigurisht që ka të bëjë me rrjetet sociale. Njerëzit bëjnë një farë lloj gare atje në urrejtjen ndaj shtetit, sistemit politike dhe poltikës së "atyre lart".

Sulmet ndaj demokracisë

Një tjetër gjë, sipas Tezlaf, është fenomeni që gjithnjë e më shumë njerëz insistojnë vetëm në interesat e tyre, që vetëm idetë e tyre zbatohen. Gatishmëria për të gjetur një kompromis apo ekuilibër mes interesave të ndryshme është në rënie. "Kjo do të thotë se njerëzit nuk duan të realizojnnë gjërat nëse nuk zbatohen interesat e tyre. Atëherë ata e refuzojnë sistemin, fyejnë politikanët që nuk zbatojnë interesat e tyre”, shpjegon ai.

Që nga viti 2021, ekziston të paktën një portal i quajtur "I fortë në detyrë" për politikën lokale kundër urrejtjes dhe dhunës, të cilin Fondacioni Kerber e ka krijuar së bashku me Shoqatën Gjermane të Qyteteve, Shoqatën Gjermane të Distriktit dhe Shoqatën Gjermane të Qyteteve dhe Komunave. Rreth 3.000 politikanë vendas klikojnë në faqe për të mësuar rreth strategjive për të parandaluar dhe luftuar kërcënimet dhe gjuhën e urrejtjes në internet.

Nëse politikanët lokalë tërhiqen pas sulmeve aktuale nga frika për sigurinë e tyre, atëherë skenari është vërtet shqetësues: "Nëse njerëzit nuk angazhohen më në nivelin e parë të demokracisë, në më shumë se 11.000 komuna në Gjermani, nuk punojnë vullnetarisht në politikën lokale, atëherë njerëzit shohin se demokracia nuk funksionon më. Ndaj nëse nuk kemi më besim në nivelin lokal, se ky shtet demokratik mund të vazhdojë të funksionojë, atëherë ne vërtet kemi një problem të madh në Gjermani”.

Marrë nga DW

gjermani sulme politikane

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë