LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Çfarë pret Greqia nga ministrja e Jashtme gjermane?

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, takohet më 29 korrik në Athinë me kolegun grek, Nikos Dendias. Pas kësaj ajo shkon në Turqi. A mund të ndërmjetësojë ministrja gjermane midis dy vendeve

27 Korrik 2022, 10:40 Nga d.a.
Analiza e DW: Çfarë pret Greqia nga ministrja e Jashtme gjermane?
Annalena Baerbock

GJERMANI- Ka muaj që tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në Egje janë rritur dhe kanë marrë pvrmasa të rrezikshme. Avionët luftarakë të Turqisë fluturojnë herë pas here mbi ishujt grekë të banuar dhe të pabanuar të këtij rajoni të diskutueshëm midis dy vendeve. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ka thënë herë pas here, se në të ardhmen nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu ka kërcënuar se nuk do të njohë sovranitein e Athinës mbi disa ishuj grekë që ndodhen në lindje të Egjeut. Dhe politikani nacionalist Devlet Bahceli, që me partinë e tij MHP është në koalicion me AKP, partinë e Erdoganit, pozon nëpër fotografi me hartat ku tregohen sikur ishujt grekë Lezbos, Samos dhe Kretë ishin ishuj turq.

Atëherë çfarë pret Greqia nga ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, e cila viziton Athinën ditën e premte (29.07.2022) dhe direkt pas vizitës vazhdon udhëtimin për në Turqi? A do qeveria greke ndërmjetësim gjerman për të ulur tensionet me Turqinë? 

Dyshim për solidaritetin gjerman  

"Një ndërmjetësim gjerman për uljen e tensioneve me Turqinë do të ishte për t’u përshëndetur,” thotë për Deutsche Wellen Georgios Pagoulatos, Drejtor i Eliamep, institutit më të rëndësishëm grek për çështjet politike dhe ekonomike. Megjithatë qeveria greke nuk do që Berlini të bëjë “politikë ekuidence” me Greqinë dhe Turqinë. “Duke qenë partnere në BE, Greqia pret nga Gjermania ndihmë aktive, sidomos duke pasur parasysh revizionizmat dhe qëndrimin agresiv të regjimit të Erdoganit ndaj një demokracie europiane,” thotë Pagoulatos. 

Duket se Greqia ka dyshime për solidaritetin e Berlinit, kur bëhet fjalë për konfliktin me Turqinë. Georgios Katrougalos, politikan i partisë në opozitë të së majtës Syriza dhe ministër i Jashtëm gjatë vitit 2019, kur flet me Deutsche Wellen kritikon faktin që gjuha e qeverisë gjermane ndaj Turqisë është shumë më e butë se sa ajo e Këshillit të Europës. Kujtojmë se në mars të 2018-ës, Këshilli i Europës, organi i kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, “dënoi ashpër vazhdimin e aktiviteteve të kundraligjshme të Turqisë në hapësirën e Mesdheut dhe Egjeut,” dhe i kërkoi Turqisë me ngut që të ndërpresë këto aktivitete. Meqenëse Turqia nuk reagoi, Këshilli i Europës i kërkoi në qershor të 2019 Komisionit të BE-së, që të propozojë “marrjen e masave”, pra endosjen e sanksioneve kundër Turqisë. 

Vizita shtyhet fillimisht 

Njëkohësisht Katrougalos nuk ka ndonjë mendim të mirë për nismat e ndërmjetësimit: “Ne mendojmë se duhet të krijohen kanale direkte komunikimi midis Athinës dhe Ankarasë dhe BE të përkrahë qëndrimet tona të përbashkëta ndaj Turqisë,” thotë ai. BE duhet të mbajë premtimet për kërcënimin e Turqisë me sanksione, nëse fqinji ynë nuk e zbut politikën e tij të agresionit. 

Annalena Baerbock ka kohë që është informuar për shqetësimet greke. Fillimisht ajo donte të takohej në Athinë me kolegun grek Nikos Dendias që në fillim të muajit qershor, për të vazhduar pastaj më tej me vizitën në Ankara. Por një infektim me koronavirus ia prishi planet dhe vizita u shty. Në javët që kanë kaluar që nga ajo kohë, marrdhëniet greko- turke nuk janë përmirësuar. Përkundrazi. 

Episode "të nxehta" në Egje? 

Shqetësimet greke shtohen përditë, sepse retorika e Erdoganit po bëhet edhe më ashpër. 

Pagoulatos, shefi gjakftohtë i Eliamep-it, nuk e përjashton mundësinë e zhvillimit në mes të verës të një episodi “të nxehtë” me Turqinë: "Agresioni nga ana e Turqisë është shqetësues”, thotë ai. Turqia ngre vazhdimisht në mënyrë sistematike kërkesa të reja: duke filluar që nga teoria e së ashtuquajturës “zonë gri”, e ishujve grek të pabanuar që sipas mendimit të Turqisë janë turke, e deri tek kërkesa për çmilitarizimin e ishujve grekë të Egjeut, një kusht për njohjen e sovranitetit të tyre grek. 

Këtyre u shtohen fluturimet e avionëve luftarakë turq mbi ishujt e banuar grekë dhe akuza se Greqia ndihmon “terrorizmin kurd”, njësoj si shumë vende të tjera europiane. Prandaj për Pagoulatos-in është e qartë se Presidenti turk Erdogan, nxit tensionet dhe teoritë antiperëndimore të konspiracionit për të fituar kështu pikë në politikën e brendshme. 

Mungojnë kanalet e komunikimit midis Athinës dhe Ankarasë 

Shqetësime për zhvillimin e një episodi “të nxehtë” gjatë verës ka edhe politologu Sotiris Serbos, këshilltar për politikën e Jashtme i Nikos Androulakisit, kryetarit të ri të partisë socialdemmokratike, PASOK. Arsyeja kryesore për rritjen e shqetësimit ka të bëjë me mungesën aktuale të një kanali të hapur dhe të besueshëm komunikimi midis Athinës dhe Ankarasë, thotë ai për Deutsche Wellen. 

A mund ta plotësojë Gjermania këtë mungesë dhe të shfaqet si ndërmjetësuese? Serbos është skeptik për këtë. Qeveria greke ka investuar vitet e kaluara më shumë në marrëdhëniet me SHBA-në dhe Francën prandaj pret më shumë nga Uashingtoni dhe Parisi se sa nga Berlini, thotë politologu. Politikani i opozitës Katrougalos është më i qartë në kritikën e tij: Mitsotakis ka vendosur “t‘u japë çdo gjë” amerikanëve, thotë ai. 

Në pritje të fjalëve të qarta 

Kështu që në Athinë nuk pritet ndonjë nismë spektakolare ndërmjetësimi nga ana e Annalena Baerbock-ut. Fillimisht do të mjaftonin disa fjalë të qarta të ministres së Jashtme gjermane në drejtim të Ankarasë. Por më mirë për Athinën do të kishte qenë sikur Baerbock të njoftonte, se Republika Federale do të ndalojë furnizimin e Turqisë me nëndetëset gjermane. Në Greqi njerëzve u kujtohet mirë se në janar të 2021, Partia e Gjelbër gjermane, në atë kohë në opozitë, kërkoi nga qeveria federale gjermane, që të ndalonte furnizimin e nëndetseve gjermane në Turqi. Ndërkohë në Athinë, nuk ekzistojnë më shpresa të tilla për Të Gjelbërit që bashkëqeverisin në Gjermani./DW/

tensionet greqi-turqi kyriakos mitsotakis rexhep taip erdogan annalena baerbock

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet