LIVE UPDATES
Bota

Analiza e 'DW': Bojkoti i naftës ruse dhe efektet për BE-në

BE-ja tashmë ka ndaluar importimin e naftës ruse nga deti. Por heqja dorë nga karburantet ruse mund të jetë shumë e dhimbshme për BE.

6 Shkurt 2023, 08:05 Nga A.B

Analiza e 'DW': Bojkoti i naftës ruse dhe efektet për

Që nga kjo e dielë, BE-ja po ndjek shembullin e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe dhe nuk do të importojë më naftë ose produkte të tjera të nafës nga Rusia për të reduktuar më tej varësinë nga burimet ruse.

Ky bojkot lidhet me një kufi të çmimit të naftës së rafinuar nga Rusia. Çmimi tavan është 100 dollarë për fuçi për produktet e naftës me cilësi të lartë si nafta dhe 45 dollarë për fuçi për produktet më të lira si gazi për ngrohje. Kjo duhet të reduktojë më tej të ardhurat ruse dhe në të njëjtën kohë të parandalojë rritjen e çmimit edhe ashtu të lartë në tregun global të naftës.

Embargoja vjen pas bojkotit të naftës bruto ruse të importuar nga deti - të dyja të shpallura në qershor të vitit të kaluar si pjesë e paketës së gjashtë të bojkotit të BE-së të prodhimeve ruse, për shkak të ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë. Sipas Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, kufiri i sipërm ekzistues i çmimit për naftën ruse tashmë i kushton Kremlinit 160 milionë euro në ditë.

Pasiguria e madhe

Embargoja e naftës së papërpunuar dhe kufizimi i çmimit hynë në fuqi më 5 dhjetor dhe nuk shkaktuan ndonjë tronditje të madhe. Në të kundërt, ndalimi aktual i produkteve të naftës së rafinuar - dhe veçanërisht dizelit, i cili kërkohet shumë në Gjermani - ka shkaktuar pasiguri të madhe në treg - ndërkohë që rezervat vendase të naftës janë në nivelin më të ulët historik.

Eugene Lindell dhe Joshua Folds nga firma për konsulenca e energjisë FGE theksojnë se nafta nuk është aq e lehtë për t'u zëvendësuar: "Është shumë e ndërlikuar të prodhosh naftë, gaz për ngrohje dhe naftë të rëndë, ndërsa prodhimi i naftës bruto është më i thjeshtë dhe shumë më i ndryshueshëm.

A do të rritet çmimi?

Kjo do të varet shumë nga ajo se sa të suksesshëm janë evropianët në gjetjen e burimeve alternative të importeve dhe sa e shkathët është Moska në hapjen e tregjeve të reja për të zëvendësuar BE-në. Nëse të dyja kanë sukses, presioni mbi zhvillimet e ofertës dhe çmimeve do të ishte i ulët dhe vetëm afatshkurtër. Ndryshe bojkoti mund të shkaktojë probleme të konsiderueshme në industritë e varura nga nafta, si transporti dhe bujqësia. Çmimet e karburantit do të rriteshin dhe do të nxiste inflacionin.

Çmimet e naftës tashmë janë rritur ndjeshëm dhe kanë mbetur në nivele të larta për një vit e gjysmë. Rezervat janë zvogëluar në mënyrë alarmante sepse nafta shpesh është përdorur për ngrohje si zëvendësim i LNG-së, i cili është shtrenjtuar edhe më shumë. Edhe pse situata deri tani nuk është dramatike, për shkak të një dimri jo tepër të ftohtë.

"Tregu është shumë i ndjeshëm dhe i frikësuar për momentin”, thonë për DW analistët e FGE. "Ne duhet të presim dhe të shohim se si do të zhvillohet puna me eksportet ruse dhe më pas pritet që gjërat do të qetësohen."

Ku mund të blejë BE naftë?

Para luftës në Ukrainë, BE-ja merrte pothuajse gjysmën e importeve të saj me naftë nga Rusia. Kjo përqindje ka rënë gjatë 12 muajve të fundit, por është ende e lartë - rreth 200 milionë fuçi deri në vitin 2022.

Bojkoti shkakton një defiçit në BE prej rreth 600.000 fuçi naftë dhe produkte të tjera të lidhura me naftë - në ditë. BE-ja dëshiron ta mbushë këtë boshllëk me importe nga Lindja e Mesme, Azia dhe SHBA. Unioni, kapacitetet rafinuese të të cilit tashmë janë shtrirë qartë, i ka përdorur këto burime prej muajsh.

Në fund të fundit, Evropa ende mund të përfitojë nga ajo që njihet "Diesel-Washing". Ky është karburant nga Rusia që përzihet me naftë nga vende të tjera, si Turqia, dhe më pas dërgohet në BE.

Si qëndron puna me Indinë dhe Kinën?

Këto dy vende, të cilat janë bërë blerësit kryesorë të naftës ruse gjatë vitit të kaluar, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në importet në BE. Eksportet e naftës së Indisë në Evropë janë rritur që nga fitimi i luftës, kur rafineritë e saj kanë përfituar nga kostot e tyre të ulëta të magazinimit dhe çmimet më të ulëta të naftës së papërpunuar.

Protestat në Ukrainë

Kina ka rritur kuotat e saj të para të eksportit këtë vit për naftë dhe produkte të ngjashme. Kjo tregon se eksportet duhet të mbahen në këtë nivel të lartë dhe se si rezultat kapacitetet e prodhuesve të tjerë mund të drejtohen edhe në Evropë.

Kush blen nga Rusia?

Rusia ka arritur të mbajë të larta eksportet e saj të naftës bruto. Me ndihmën e Indisë dhe Kinës, të cilët ishin në gjendje të devijonin naftën e papërpunuar që në fakt ishte menduar për Evropën, përmes uljes së të çmimeve. Megjithatë, devijimi i eksporteve në këto tregje të reja përbën një rrezik të madh për Moskën: të dy vendet, tani blerësit më të mëdhenj, kanë edhe vetë kapacitete të mëdha rafinimi. Prandaj, ekspertët presin që Rusia të orientohet drejt tregut në Turqi, Amerikën Latine dhe Afrikë./DW

nafta ruse

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet