LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

Veto, vonesa! BE nuk e ka të lehtë marrjen e vendimeve të përbashkëta në politikën e jashtme. A mund të ndryshojë kjo?

24 Shtator 2025, 09:33 Nga I.A

Analiza e DW: BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

BRUKSEL- Bashkimi Evropian është detyruar në të kaluarën të marrë vendime pa Hungarinë, duke i lënë hapësirë kryeministrit konservator hungarez Viktor Orban për një "pushim për kafe", apo duke lëshuar deklarata përfundimtare pa praninë e tij.

Megjithatë, në politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të merren vendime të përbashkëta. Sanksionet kundër Rusisë - paketa e 19-të është duke u negociuar aktualisht - duhet të miratohen nga të gjitha shtetet anëtare. E njëjta gjë vlen edhe për politikën tatimore ose pranimin e anëtarëve të rinj të BE-së, ku një vend mund të bllokojë çdo vendim me veton e tij.

Kjo "nuk është moralisht e gabuar", i thotë DW Nicolai von Ondarza i Fondacionit për Shkencë dhe Politikë (SWP). Këto janë "fusha kyçe të sovranitetit kombëtar". Vendeve nuk u pëlqen të bëjnë kompromise kur bëhet fjalë për interesat e tyre, shpjegon politologu që kryeson grupin kërkimor të BE-së në SWP. Në Gjermani, ky është rasti, për shembull, me politikën e BE-së ndaj Izraelit.

Ondarza e konsideron problematike që Hungaria shpesh nuk interesohet për një çështje. E megjithatë, ajo përdor të drejtën e vetos për të "shantazhuar” shtetet e tjera anëtare për çështje të tjera.

Në zhargonin e BE-së, kjo quhet "veto taktike”. Orbán shpesh bllokon politikën e BE-së ndaj Ukrainës. Për shembull, rreth 6.6 miliardë euro ndihmë për Ukrainën nga Fondi Evropian i Paqes ende nuk janë lëvruar. Vendi është gjithashtu kundër anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në BE. Hungaria, ndër të tjera, argumenton se kjo mund ta tërheqë BE-në në një luftë me Rusinë. Por qeveria hungareze në fund të fundit ka miratuar të gjitha 18 paketat e sanksioneve kundër Rusisë deri më tani.

Është e rrallë që shtetet e tjera anëtare ta përdorin këtë taktikë, thotë Ondarza. Në vitin 2021, Qiproja bllokoi sanksionet kundër Bjellorusisë për të arritur një qasje më të ashpër ndaj Turqisë.

Ministrat e Jashtëm duan të diskutojnë metodat e punës

BE-ja ka një problem kushtetues, tha Ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen në një takim informal në Kopenhagen: "Anija më e ngadaltë në konvoj përcakton shpejtësinë. Ne duhet të gjejmë mënyra për të zbatuar qëndrimin e shumicës.” BE-ja, tha Rasmussen, duhet të kërkojë "zgjidhje inovative”.

Se si mund të duken zgjidhjet dhe metodat e reja të punës nuk u diskutua në takimin në fund të gushtit. Kjo duhet të ndodhë "patjetër" në muajt e ardhshëm, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas. Është një "çështje besueshmërie" për BE-në.

"Grupi i Miqve" dëshiron më pak unanimitet

Që në vitin 2023, me iniciativën e Gjermanisë, u krijua një "Grup Miqsh për Përmirësimin e Vendimmarrjes në Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë”. Sipas Këshillit të BE-së, ai tashmë përfshin dymbëdhjetë vende. Përveç Gjermanisë, këto janë Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Luksemburgu, Holanda, Rumania, Sllovenia, Spanja dhe Suedia.

"Grupi i Miqve”, për shembull, ka propozuar që vendimet për sanksionet, deklaratat për çështjet e të drejtave të njeriut ose vendimet për pjesëmarrjen në misionet civile duhet të merren me shumicë të kualifikuar. Kjo do të thotë që të paktën 15 shtete anëtare, që përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë së BE-së, duhet të votojnë në favor të vendimit. Gjithashtu duhet të ketë një lloj rrjeti sigurie për interesat kryesore kombëtare të shteteve anëtare. Por propozime të tilla duhet të miratohen nga të gjithë 27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së.

Sipas një diplomati të BE-së, disa vende në këtë grup duan t'i zgjerojnë diskutimet në politikën tatimore, në mënyrë që të zbusin parimin e unanimitetit edhe këtu. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje për një reformë të procesit të vendimmarrjes në fjalimin e saj për Gjendjen e Bashkimit në fillim të shtatorit për të shmangur bllokimet. Në disa fusha, BE duhet të çlirohet nga "prangat e vendimmarrjes unanime" nga 27 shtetet anëtare, tha ajo.

Ndryshimi i traktatit është i (pa)mundur

Një tjetër mundësi për të zbutur parimin e unanimitetit në BE do të ishte ndryshimi i traktateve të BE-së, për shembull në kontekstin e pranimit të anëtarëve të rinj, thotë von Ondarza. Edhe kjo do të kërkonte pëlqimin e të gjitha 27 shteteve anëtare. Politologu aktualisht e konsideron një pëlqim të tillë "politikisht të pamundur".

Nëse shtetet anëtare zgjerojnë grupin e tyre të miqve, ato mund të ushtrojnë më shumë presion mbi vendet e tjera për të zbatuar vendimmarrjen me shumicë në një moment. Megjithatë BE-ja ndoshta do të duhet të paguajë një çmim të lartë në të ardhmen që Hungaria të heqë dorë nga vetoja e saj e fuqishme, thotë von Ondarza.

Edhe në Bruksel, Grupi i Miqve shihet si një mjet për të ushtruar presion, tha diplomatja e BE-së për DW. Hungaria është gjithnjë e më e izoluar. Komisioni Evropian po punon aktualisht mbi një plan për të përdorur asetet e ngrira ruse për të rindërtuar Ukrainën. Sipas një raporti të Reuters, Komisioni tashmë po shqyrton mënyra për të anashkaluar veton hungareze./DW

bashkimi evropian viktor orban

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet