LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: A po e forcon pikërisht Donald Trump Evropën?

Trumpi fillimisht e kishte kërcënuar BE-në me tarifa ndëshkuese prej 50 përqind duke filluar nga 9 korriku. Por dy ditë para kësaj date, Shtëpia e Bardhë e zgjati afatin deri në fillim të gushtit.

20 Korrik 2025, 13:28 Nga N.F
Analiza e DW: A po e forcon pikërisht Donald Trump Evropën?
Foto

SHBA- Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së,  Donald Trump.  Pastaj vendosen tarifa prej 30 përqind në mosmarrëveshjen tregtare me Bashkimin Evropian nëse nuk ka zgjidhje në konfliktin për tarifat me evropianët. Trumpi fillimisht e kishte kërcënuar BE-në me tarifa ndëshkuese prej 50 përqind duke filluar nga 9 korriku. Por dy ditë para kësaj date, Shtëpia e Bardhë e zgjati afatin deri në fillim të gushtit. Negociatat me Bashkimin Evropian janë në vazhdim.

Mbetet të pritet, nëse do të ketë një përshkallëzim me tarifa të larta nga ana e SHBA.  E paqartë është po ashtu, se me çfarë masash do të reagonte BE-ja. Por, pavarësisht presionit të madh të ushtruar nga administrata amerikane nën Trumpin në muajt e fundit, investorët ndërkombëtarë tani po e shohin ekonominë amerikane me më shumë skepticizëm dhe, në të njëjtën kohë, po tregojnë interes në rritje për Evropën - dhe veçanërisht për ekonominë më të madhe të BE-së, Gjermaninë.

Ndërsa indeksi i aksioneve amerikane S&P 500 ka fituar vetëm rreth shtatë përqind që nga fillimi i vitit, barometri i tregut gjerman të aksioneve DAX është rritur me pothuajse 20 përqind, duke vendosur rekorde të reja në këtë proces. Që kur Trumpi mori detyrën, dollari amerikan ka humbur më shumë se dhjetë përqind të vlerës së tij kundrejt euros.

FMN dhe Banka Federale me kritika

Shtetet e Bashkuara po përballen me kritika: Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka kritikuar mundësinë e daljes jashtë kontrollit të borxhit amerikan. Presidenti i Bankës Federale Gjermane, Joachim Nagel, paralajmëroi në samitin financiar të G7 në Kanada për trazira të reja në tregjet financiare, nëse mosmarrëveshja tregtare me Shtetet e Bashkuara nuk zgjidhet.

"Ndonjëherë, në ditë të caktuara, kisha ndjesinë se nuk ishim larg një krize drastike në tregjet financiare”, tha kreu i Bankës Qendrore gjermane. Më parë ishte Zëvendësdrejtoresha Menaxhuese e FMN-së, Gita Gopinath, e cila kishte paralajmëruar në një intervistë me Financial Times se deficitet buxhetore të SHBA-së ishin shumë të mëdha dhe se vendi duhej të përballonte barrën e borxhit "gjithnjë në rritje".

Sipas Departamentit të Thesarit të SHBA-së, Shtetet e Bashkuara kanë një mal masiv borxhesh prej më shumë se 36 trilionë dollarësh. Vitin e kaluar, kjo shumë arriti në më shumë se 120 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) - pothuajse dyfishi i kuotës së borxheve në Gjermani. Borxhe të reja shtohen çdo vit.

SHBA shihet me sy gjithnjë e më kritik

Ekonomisti Hans-Werner Sinn beson se hapsësirat për modelin aktual të borxheve amerikan po zvogëlohet. "Amerikanët duhet të shtrëngojnë rripat. Ky standard jetese, kjo botë e përbërë nga qendra tregtare dhe pak fabrika, nuk mund të rezistojë më në planin afatgjatë", tha ish-Presidenti i Institutit Ifo me seli në Mynih në një intervistë me DW.

Kryeekonomisti i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Ralph Ossa shprehet, se mund ta kuptojë që SHBA-të po kërkojnë mënyra për të ulur deficitin tregtar me BE-në. Por edhe ai mendon si shumica e kolegëve të tij.

"Nga një perspektivë ekonomike, të gjithë ekonomistët në thelb bien dakord se tarifat nuk janë mjeti i duhur për të adresuar deficitet tregtare", tha Ossa për DW.

Qasjen e SHBA-së Ossa e krahason me një individ privat që blen më shumë sesa fiton përmes punës së tij dhe për këtë arsye hyn në borxhe.

"Dhe nëse unë, si Ralph, kam një problem me borxhet - për shembull, sepse blej shumë makina - atëherë padyshim që është një mundësi të taksosh makinat në mënyrë që të mos blej aq shumë. Por padyshim që nuk është mënyra më e drejtpërdrejtë për të adresuar problemin", thotë Ossa, duke përshkruar qasjen e SHBA-së.

Ndryshon atmosfera kundrejt Europës e Gjermanisë

Politika agresive tregtare dhe tarifore e Trumpit po i tremb investitorët dhe po i bën t'i hedhin sytë nga Evropa. Stefan Wintels, drejtues i bankës shtetërore gjermane të zhvillimit KfW, në një intervistë të kohëve të fundit me gazetën "Handelsblatt" tha se "e vërej në aktivitete promovuese në rrugë në Nju Jork, Londër dhe Cyrih se interesi i investitorëve ndërkombëtarë për Gjermaninë po rritet. Shumë investitorë institucionalë kanë mbiinvestime në SHBA dhe do të donin të investonin më shumë në Evropë e brenda Evropës, veçanërisht në Gjermani".

Vetëm brenda pak muajsh, atmosfera ndaj Evropës dhe Gjermanisë është përmbysur plotësisht mes investitorëve ndërkombëtarë.

"Në më shumë se 30 vjet përvojë profesionale, nuk kam parë kurrë një ndryshim kaq të shpejtë të mentalitetit. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shfrytëzuar këtë moment pozitiv për Gjermaninë dhe Evropën", tha drejtori ekzekutiv i KfW.

Evropa po tërheq gjithashtu edhe gjigantë ndërkombëtarë investimesh si Blackstone, menaxhuesi më i madh i aseteve financiare alternative në botë. Drejtori ekzekutiv i Blackstone, Steve Schwarzman, njoftoi planet për të investuar deri në 500 miliardë dollarë (437 miliardë euro) në Evropë gjatë dhjetë viteve të ardhshme. Në një kohë trazirash gjeopolitike, Evropa po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët - jo vetëm për shkak të paketave të investimeve shumëmiliardë euro për infrastrukturën dhe mbrojtjen në Gjermani.

"Ne e shohim këtë si një mundësi të shkëlqyer për ne," tha kreu i Blackstone-t, Schwarzman, për Bloomberg TV në fillim të qershorit. "Ata po fillojnë të ndryshojnë qasjen e tyre, gjë që ne besojmë se do të çojë në norma më të larta rritjeje."

Gjermania magnet investimesh

Evropa po përfiton që tani nga perspektiva e re drejt kontinentit të vjetër. Në konferencën e investorëve "SuperReturn International" në fillim të qershorit, mijëra investitorë të mëdhenj u mblodhën në Berlin, duke përfshirë fonde pensionesh, kompani sigurimi dhe fonde shtetërore nga e gjithë bota - me asete nën menaxhim që arrinin në total afërsisht 46 trilionë euro.

Sipas Bloomberg-ut, menaxherët nga investitorë të mëdhenj si BC Partners, Permira dhe Brookfield Asset Management folën në favor të Evropës si një vend investimi për shkak të rritjes së rreziqeve ekonomike globale. Dhe gjigandi financiar me seli në Nju Jork, Apollo Global Management, i cili tashmë ka investuar afërsisht 100 miliardë dollarë nga asete të tij prej afërsisht 800 miliardë dollarësh në Evropë, planifikon të përfshihet edhe më shumë, veçanërisht në Gjermani, gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

"Ne shohim mundësi që vetëm në Gjermani të mund të investojmë 100 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme", tha Presidenti i Apollo-s, Jim Zelter, për Financial Times, duke shtuar se kjo është "një shifër që do të jetë e vështirë për t'u tejkaluar kudo në botë"./ DW

trump evropa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet