LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: A do ta zgjidhë BE-ja problemin e Orbanit në vitin 2023?

Hungaria po përjeton krizën më të rëndë ekonomike aktualisht dhe është e izoluar në politikën e jashtme. A mund të mbijetojë Orbani edhe këtë krizë dhe si do të veprojë BE? Kufizimi i çmimeve për ushqimin dhe benzinën deri më tani kanë ndihmuar pak në zbutjen e gjendjes. Por ato nuk japin një pasqyrë reale të gjendjes së rëndë në të cilën gjenden shumë njerëz në këtë vend.

7 Janar 2023, 09:52 Nga f.g
Analiza e DW: A do ta zgjidhë BE-ja problemin e Orbanit në vitin 2023?
Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka mbijetuar politikisht shumë kriza – të brendshme dhe të jashtme, ekonomike dhe sociale. Por tani Orbani po përballet me sfidën më të madhe të trembëdhjetë viteve të fundit të sundimit të tij. Prandaj, viti 2023 mund të jetë një vit vendimtar e ndoshta politikisht edhe fatal për politikanin me qëndrime joliberale në Evropë.

Hungaria po përjeton aktualisht krizën më të madhe ekonomike që nga koha kur vendi cenohej nga falimentimi gjatë krizës financiare ndërkombëtare të 2008/2009. Monedha kombëtare, forinta, ka humbur shumë vlerë muajt e fundit, inflacioni i lartë mbi 20 për qind, po i hedh gjithnjë e më shumë njerëz në vend në mjerim ekzistencial. Kufizimi i çmimeve për ushqimin dhe benzinën deri më tani kanë ndihmuar pak në zbutjen e gjendjes. Por ato nuk japin një pasqyrë reale të gjendjes së rëndë në të cilën gjenden shumë njerëz në këtë vend.

Ironikisht, në këtë situatë të vështirë socio-ekonomike, BE-ja i shkurtoi Hungarisë një pjesë të madhe të subvencioneve prej miliarda eurosh për shkak të mangësive në sundimin e ligjit. Shkurtime të mëtejshme janë të pashmangshme – duke përfshirë edhe mundësinë e anulimit të plotë të të gjitha pagesave të Brukselit. Për më tepër, qeveria e Orbanit është më e izoluar se kurrë më parë në Evropë për shkak të qëndrimit të saj pro-rus.

Fajtorë janë gjithmonë të tjerët…
“Në fakt, qeveria Orban nuk ka qenë kurrë në një situatë kaq të vështirë sa është tani,” thotë për DW politologu Peter Kreko nga instituti i majtë-liberal në Budapest. “Këtë mund ta shihni edhe në sondazhet e fundit, sipas të cilave pakënaqësitë sa vijnë e shtohen, apo në protestat e mësuesve dhe pedagogëve, të cilat po vazhdojnë prej muajsh.”


Megjithatë, Kreko nënvizon: “Orbani dhe qeveria e tij janë ende shumë të suksesshëm në zhvendosjen e fajit për çdo krizë te aktorët e jashtëm, si BE ose miliarderi George Soros. Orban dhe partia e tij Fidesz kanë një elektorat shumë të qëndrueshëm dhe kanë një sistem të centralizuar të pushtetit. E gjitha kjo do të thotë se ka një shans të mirë që qeveria hungareze t’i mbijetojë edhe kësaj krize.”

Gjendja e rëndë por jo e patejkalueshme
Ekonomisti konservator Laszlo Csaba, i cili dikur i përkiste një grupi joformal këshilltarësh të Orbanit, i cili jep mësim në Universitetin e Evropës Qendrore (Budapest/Vjenë), e sheh krizën aktuale të Hungarisë kryesisht si një “krizë të modelit Orban”. “Pas këtij modeli qëndron një politikë e parave të lira, politikës monetare të lirshme dhe shpenzimeve të mëdha. Kjo nuk mund të mbahet më,” tha Csaba për DW. “Në përgjithësi, situata e qeverisë është e vështirë, por jo katastrofike. Hungaria po përballet me një recesion, por jo siç ishte 15 vjet më parë gjatë krizës financiare.”

Shumë do të varet për Hungarinë në muajt e ardhshëm nëse subvencionet e BE-së do t’i paguhen këtij vendi apo jo. Vendi është marrësi i dytë më i madh neto i pagesave të BE-së, pas Polonisë. Në vitet e fundit, ato përbëjnë një mesatare prej tre deri në katër për qind të produktit kombëtar bruto të Hungarisë – që përafërsisht korrespondon me rritjen vjetore ekonomike të vendit.


Pazari ballkanik
Në mesin e dhjetorit 2022, Komisioni i BE-së fillimisht ndaloi pagesën e 6.3 miliardë eurove për Hungarinë- arsyeja ishte mungesa e sundimit të ligjit dhe akuzat për korrupsion. Në fund të dhjetorit, Brukseli madje kërcënoi të ngrinte shumën totale të planifikuar për Hungarinë në buxhet deri në vitin 2027 – të paktën 22 miliardë euro. Me këtë, BE-ja mund ta çojë Hungarinë në një krizë shumë të rëndë ekonomike.

Megjithatë, vështirë se dikush në Hungari beson se kjo do të ndodhë. “BE ka përdorur gjithmonë fjalë të forta ndaj Hungarisë në të kaluarën, por nuk i ka zbatuar ato në praktikë,” thotë ekonomisti Laszlo Csaba. “Prandaj, unë mendoj se një pjesë e financimit të BE-së do të vazhdojë të rrjedhë. Nëse nuk paguhet asgjë më shumë, BE-ja do të humbasë ndikimin e saj në Hungari dhe kjo nuk është në interesin e Brukselit. Prandaj, procesi i negociatave tani do të jetë si në një pazar ballkanik dhe në fund do të ketë një kompromis”.

Manovrat
Megjithatë, shkencëtari politik Peter Kreko paralajmëron kundër mashtrimit të vetvetes për gatishmërinë e Orbanit për të bërë kompromis në çështjen e shtetit ligjor. “Nuk mund të presim që një luan të bëhet vegjetarian brenda natës”, thotë Kreko. “Nuk është në interesin e Orbanit që të heqë nepotizmin dhe korrupsionin që karakterizon qeverinë e tij. Kjo do të thotë që bashkëpunëtorët e ngushtë të tij ose anëtarët e familjeve të tyre mund të shkojnë edhe në burg. Nuk është karakteristikë e asnjërës nga sistemet joliberale, veçanërisht në situata të vështira ekonomike, që të hapen. Ato mbyllen edhe më shumë madje”.

Të dy ekspertët supozojnë se Orban do të përpiqet të “përballojë rrugën e tij përmes” krizës – si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. Një shenjë për këtë sheh edhe ekonomisti Csaba në “çështjen Matolcsy”. Kreu i Bankës Kombëtare të Hungarisë, György Matolcsy, një i besuar prej kohësh i Orbanit, kritikoi politikën ekonomike hungareze shumë hapur në fillim të dhjetorit. Kështu ai në mënyrë indirekte bëri thirrje për masa shtrënguese. Në Hungari, kritikat e Matolcsy ndezën një debat rreth asaj se sa i qëndrueshëm ishte ende sundimi i Orbanit.

Shumë pak dhe tepër vonë
Csaba beson se kryeministri i Hungarisë po kontrollon situatën. “Orban ka dy persona për çdo detyrë”, thotë ai. “Disa janë më shumë realistë si Matolcsy, të tjerët janë optimistë. Nëse nuk ka alternativë tjetër, ai do të marrë masa realiste, ndërsa në të njëjtën kohë do të dëgjoni nga ai tone të mëdha të zakonshme.”

Shkencëtari politik Kreko ka identifikuar një strategji të ngjashme me dy drejtime në politikën e jashtme hungareze. Hungaria ka ftohur madje raportet edhe me aleatin e saj më të ngushtë Poloninë, për shkak të pozicioneve të Orbanit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Në dhjetor kryeministri hungarez madje shkoi aq larg sa fajësoi SHBA-në për luftën. E në të njëjtën kohë, ai dërgoi Presidentin Katalin Novak për të vizituar Kievin. Mediet proqeveritare, të cilat deri më tani kanë përhapur propagandën më të keqe proruse, gjithnjë e më shpesh po flasin për “agresionin e Rusisë”.

Kreko dyshon se Orban do ta kalojë mirë krizën me këtë lloj politike dhe kjo politikë mund t’i japë fund izolimit dhe të zgjidhë konfliktin me BE-në. “Ajo që tani po bën Orbani mund të përmblidhet me këto fjalë: Po bëhet shumë pak dhe shumë vonë,” thotë politologu./DW/

viktor orban deutche welle

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet