LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A mund të ndalohet partia AfD?

Vetëm Gjykata Kushtetuese Federale në Gjermani mund të ndalojë funksionimin e një partie politike në Gjermani. Kjo ndodh kur plotësohen dy kushte.

16 Dhjetor 2024, 09:01 Nga N.F

 

Analiza: A mund të ndalohet partia AfD?
Partia AfD

 

GJERMANI- Mbi 50 organizata të shoqërisë civile kërkojnë që Bundestagu të nisë menjëherë procedurën për ndalimin e partisë AfD. Por ka shumë pengesa. Megjithatë, një ndalim i tillë në Gjermani përballet me barriera të larta ligjore. Si funksionon në të vërtetë ndalimi i një partie?

Kush mund të ndalojë një parti?


Vetëm Gjykata Kushtetuese Federale në Gjermani mund të ndalojë funksionimin e një partie politike në Gjermani. Kjo ndodh kur plotësohen dy kushte. Së pari, një kërkesë për ndalim partie duhet të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese në Karlsruhe. Një kërkesë e tillë mund të bëhet vetëm nga qeveria federale gjermane, Bundestagu apo Bundesrati.

Së dyti, kërkesa për ndalim duhet të arsyetohet në thelb. Kjo do të thotë se puna e partisë duhet të jetë realisht antikushtetuese. Nëse kërkesa paraqitet, Gjykata Kushtetuese Federale vendos nëse partia do të ndalohet apo jo.

Kur një parti është antikushtetuese?


Sipas Kushtetutës gjermane, "Partitë, të cilat në përputhje me qëllimet e tyre ose sjelljen e anëtarëve të tyre tentojnë të kërcënojnë ose të shfuqizojnë rendin e lirë demokratik ose të vënë në pikëpyetje ekzistencën e Republikës Federale të Gjermanisë, konsiderohen antikushtetuese”.

Se çfarë do të thotë saktësisht "rend i lirë demokratik” u sqarua nga Gjykata Kushtetuese Federale në vitin 2017 në vendimin e saj për NPD-në. Këto janë dinjiteti njerëzor, demokracia dhe shteti i së drejtës si parime themelore, të nevojshme për funksionimin e një "shteti të lirë kushtetues”.

Dinjiteti njerëzor përfshin ruajtjen e individualitetit, identitetit, integritetit dhe barazisë. Kjo vlen për të gjithë njerëzit, qofshin ata të huaj apo shtetas gjermanë.

Parimi demokratik nënkupton që të gjithë qytetarët të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në procesin e vendimmarrjes politike. Parimi i shtetit të së drejtës do të thotë që shteti duhet të veprojë në përputhje me ligjin dhe se gjykatat e pavarura janë në gjendje ta kontrollojnë këtë.

Që një parti të jetë antikushtetuese, duhet të planifikojë dhe synojë dhe të punojë për të rrezikuar të paktën një nga këta elementë kyç. Në të njëjtën kohë, formulimi "përpiqu" mbart një parakusht tjetër.

Sipas Gjykatës Kushtetuese Federale, vetëm partitë me një ndikim të caktuar politik mund të "synojnë" ose "të përpiqen" të kërcënojnë rendin e lirë demokratik ose ekzistencën e Republikës Federale të Gjermanisë. Një parti politike me madhësinë e AfD-së, e cila drejtohet nga Alice Weidel dhe ka përfaqësues në të gjitha parlamentet në nivel federal dhe në lande, dhe e cila në disa rajone përfaqëson forcën më të madhe politike, sigurisht që do të kishte potencialin të "synojë" ose "të përpiqet", të rrezikojë demokracinë e lirë. Në rastin e një procedure të mundshme ( eventuale) për ndalimin e AfD-së, pika kryesore ligjore do të ishte orientimi përmbajtësor (ideologjik) i partisë. Ndalimi mund të zbatohet edhe vetëm për disa degë të caktuara të partisë në lande./DW

gjermani afd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet