LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A e shkelin rendin kushtetues punonjësit e institucioneve serbe në Kosovë?

Kjo komunë paralele u mbyll gjatë një operacioni të policisë së Kosovës në vitin 2022, kur u konfiskuan kamerat e sigurisë që besohej se ishin instaluar nga struktura serbe e autoriteteve lokale.

16 Korrik 2024, 22:02 Nga M.B
Analiza: A e shkelin rendin kushtetues punonjësit e institucioneve serbe
Foto ilustruese

KOSOVA- Përfaqësuesit e sektorit civil në Kosovë, të cilët monitorojnë sundimin e ligjit, kanë qëndrime të ndryshme për intervistimin e 14 punëtorëve të komunës paralele serbe në Shtërpcë, të cilët deri para dy vjetësh kanë punuar aty. Kjo komunë paralele u mbyll gjatë një operacioni të policisë së Kosovës në vitin 2022, kur u konfiskuan kamerat e sigurisë që besohej se ishin instaluar nga struktura serbe e autoriteteve lokale. Pastaj zyra e prokurorit nga Ferizaj konfiskoi kompjuterë dhe dokumentet që u gjetën në objektet e saj.

Boban Petkoviq, avokat i njërit prej punëtorëve të intervistuar me iniciale Z.J., ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se punëtorët e asaj komune tani po dyshohen për “prishje të rendit kushtetues të Kosovës”. Prokuroria në Ferizaj i tha Radios Evropa e Lirë se ajo ka autorizuar Departamentin e Krimeve të Rënda për intervistimin e personave të dyshuar.

Aleksandar Rapajiq nga Qendra joqeveritare për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike beson se institucionet e para gjyqësore të Kosovës “e interpretojnë ligjin shumë gjerë kur është fjala për komunitetin serb”, duke përfshirë edhe kualifikimin e veprës penale “shkelje e rendit kushtetues të Kosovës”.

Ai paralajmëron se tani, me të njëjtat akuza mund të përballen edhe punëtorët e tjerë në institucionet e financuara nga buxheti i Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 2 shkurt të këtij viti se në Kosovë janë rreth 31 mijë të punësuar në institucionet që punojnë sipas sistemit serb.

Në buxhetin e vitit 2024, Qeveria e Serbisë ka ndarë për Kosovën rreth 140 milionë euro, rreth 11 milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar. Serbia kryesisht i jep ato para për paga dhe funksionimin e institucioneve të saj në Kosovë. Në anën tjetër, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë sqaron se si rezultat i Marrëveshjes Prishtinë-Beograd, si pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, në vitin 2015 Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për amnisti me qëllim që të mos ndiqen penalisht të punësuarit në institucionet serbe, por të integrohen në institucionet e Kosovës. Ai rikujton se Serbia atëherë është dashur t’i mbyllë institucionet e saj në Kosovë, por kjo nuk ka ndodhur deri më sot.

“Në këtë kuptim, prokurori i shtetit ka kompetencë dhe juridiksion për të iniciuar hetime ndaj çdo individi që kryen funksione publike kundër rendit kushtetues dhe juridik të Kosovës”, thotë Miftaraj.

Kosova nuk i njeh institucionet që punojnë nën sistemin serb dhe i konsideron të paligjshme. Në fillim të vitit 2024, janë mbyllur edhe disa komuna paralele apo “Autoritete të Përkohshme Komunale” në rajonin e Pejës dhe Dragashit, gjë që çoi në reagimin e bashkësisë ndërkombëtare me arsyetimin se vendime të tilla mund të rrisin tensionet. Avokati Boban Petkoviq thotë se vepra penale që u ngarkohet punëtorëve nuk është përmendur në ftesën për intervistim të punëtorëve, por për këtë e ka marrë vesh më vonë nga policët.

“I vetmi shpjegim që na dhanë, që për mendimin tim nuk është logjik, është se klienti im dhe 13 punëtorë të tjerë të komunës paralele të Shtërpcës akuzohen për prishje të rendit kushtetues, sepse kanë punuar sipas ligjeve të Republikës së Serbisë dhe kështu punonin kundër ligjeve të Republikës së Kosovës”, thotë ai për REL-in.

Petkoviç shton se disa nga pyetjet në seancë ishin: sa punëtorë ka në Autoritetin e Përkohshëm Komunal të Shtërpcës, sa departamente, cilat ishin përgjegjësitë e tyre dhe nëse kanë lëshuar leje ndërtimi, letërnjoftime dhe dokumente të tjera.

Avokati Petkoviq konsideron se punonjësit në institucionet serbe nuk duhet të akuzohen për shkelje të rendit kushtetues të Kosovës dhe thotë se bëhet fjalë për “presion politik ndaj komunitetit serb”.

“Njerëzit tani janë shumë të frikësuar, këta persona që janë marrë në pyetje janë shumë të frikësuar për sigurinë e tyre”, thekson ai duke shtuar se tani të gjithë punëtorët në institucionet serbe në Kosovë ndihen të “kërcënuar”.

“Ky është një test, nëse kjo kalon, kallëzimet e radhës penale do të jenë kundër disa dhjetëra mijëra serbëve (që punojnë në institucionet serbe)”, shtoi ai.

Më 15 korrik, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se qëllimi i vetëm i marrjes në pyetje të punëtorëve në sistemin serb është që të "thyhet shpirti i popullit serb" dhe "të detyrohen ata të largohen nga shtëpitë e tyre përmes presionit dhe frikësimit shtesë".

“Përmes kësaj lloj dhune institucionale, Albin Kurti dëshiron të shfuqizojë institucionet serbe në Kosovë dhe të fshijë gjurmët e ekzistencës serbe në këto zona”, thuhet në njoftim.

Aty shtohet se Zyra për Kosovën për këtë rast e ka njoftuar ndërmjetësuesin e dialogut, Miroslav Lajçak, dhe misionet tjera relevante ndërkombëtare. Për Rapajiçin, intervistimi i punonjësve të komunës së Shtërpcës, të cilët kanë punuar në sistemin serb, është "shumë i rrezikshëm" sepse shumica e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë punojnë në institucione të financuara nga Serbia.

“Hapet mundësia që çdo punëtor që paguhet nga Serbia, të akuzohet për cenim të rendit kushtetues të Kosovës. Është një goditje e madhe për komunitetin serb, i cili ka mbijetuar gjithë këto vite falë të ardhurave nga Serbia”, thotë ai.

Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, përveç pagave, marrin edhe të ardhura të tjera nga buxheti i Serbisë, si pensionet, ndihmat sociale, shtesat për lehonat, ato për fëmijë etj. Marrja e këtyre beneficioneve ka qenë e vështirë që nga fillimi i vitit për shkak se Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim që pagesat të kryhen vetëm me valutën euro duke mos pranuar ato në dinarë. Kjo çështje ishte temë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por palët nuk arritën të gjenin zgjidhje.

Aktualisht, ata që marrin të ardhura në dinarë mund t'i tërheqin ato vetëm në qytetet e Serbisë ose në euro në Kosovë me komision. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi nuk e përjashton mundësinë që seancat dëgjimore të punonjësve të institucioneve serbe të rrisin tensione dhe thekson se kjo është edhe arsyeja pse bashkësia ndërkombëtare insiston që Prishtina dhe Beogradi të vazhdojnë dialogun.

“Arsyeja pse BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare po përpiqen ta bëjnë këtë dialog të suksesshëm në Bruksel është të ulen tensionet dhe të vendoset një atmosferë, në të cilën komunitetet do të afrohen, gjë që fatkeqësisht ende nuk po ndodh në Kosovë”, thotë ai.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga shtatori i vitit të kaluar, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë në veri, duke vrarë një pjesëtar të saj. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paraqitur disa kushte për vazhdimin e dialogut, përfshirë ekstradimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç. Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin dhe besohet të jetë në Serbi./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet